“Non-grata’ ka nevoje te rifreskoje memorien, mbasi eshte ne skleroze te plote, ndaj dhe e ndihmon shoku yne Bahri Bari Dervishllari:
“Kthim te ligji 7501.
Duke marë për bazë vitin 1938 në vitin 1990 sipërfaqja e tokës arë siç quhet, ose toka bujqësore ishte dy fishuar…Si nga doli do pyesni?
U thanë këneta dhe moçale,plus që u hapën toka të reja.
Saliu tani së fundi ka pranuar dy variante gabimi.
1) E bëmë nga mos dija!
Ja si e hedh poshtë këtë pikë unë:
-Në sitemin socialist ,para komunist prona shoqërore ishte primare dhe prona private sekondare.
Në sistemin kapitalist i thënçin se nuk e meriton atë emër, se kapitalizëm është, Franca,Amerika,Italia e gjthë bota gati ,gati ,por ajo kafshëri që u aplikua në vëndin tonë është mos o zot.Prona private është primare dhe prona shoqërore sekondare.
Kur i kam ditur edhe unë këto dy parime bazë të ekonomisë, si nuk i paska ditur një Profesor Doktor Shkencash.
Unë me shkollë bujqësore natën,s’kam turp ta them e vetmja mundësi që pata.
2)Justifikimi i dytë e bëmë bashk me socialistët.
Pa dashur të anashkaloj gabimin e socialistëve të them që ashtu të erdhi pas interesit ty jo se i dëgjove ata.
Po të kujtoj rastin e Ruzhdies së Fjerit i mbushe thasët me vota,
vodhe sa deshe, socialistët këmbëngulën ti hapim votat ti i dogje.
Tani pa u futur në teori konspirative, që thonë e bëre me qëllim tu jepje toka minoritarëve, që nesër ata të thonë jemi autoktonë.
Fakte nuk kam nuk të akuzoj,por llogjika më shtyn ta besoj.
Pse?
Po ti vet po thuaj në mes të ditës, që do i jap detin greqisë edhe pse e rrëzoj gjykata kushtetuese në unanmitet.
Duke shtuar me qindra fakte që ke punuar për interesat e by… tënde jo për shtetin.
Si do veproja unë agronomi mesëm me tokat po të isha në vëndin tënd.?
Të parët do likujdoja ish pronarët,me fondin e tokës përfituar.
Të dytët do likujdoja ish të përndjekurit,që kam mbetur një faturë në qafën e taksapaguesit prej 34 vjetësh.
Dhe pjesën tjetër që do mbetej e lirë do e jepja në përdorim ,jo në pronësi.
Do i thosha bujkut merre punoje po kur ti duhet shtetit do ta mari.
Ty gjoja tu dogj barku për fermerin e bëre ashtu.
Po për shumë kategori të ndryshme puntorësh çfar ju dhe?
Letra me vlerë që nuk ishin as për letër higjenike.
Shoferi mori makinën,shitësi mori dyqanin ca ushtarakë morën ca depo.Po ne të tjerët çfar morëm sytë që të pëlcasin?
Ne të prekurit nga reforma, mësuesi nuk mori shkollën.
Unë nuk mora një vagon ose lokomotivë.Ai minatori mori një kapsolle dinamit të hedhi veten në erë me pensionin qesharak .
E shumë sekrorë të tjerë të shoqërisë që i nxore si rruarë qethur.
Po domosdo do ngopje interesat e mikut tënd Fazlliç me sloganin Shqipëria një euro.
Mëkatet e tua o Sali nuk ka dreq që ti lajë.Gënjeshtrat e tua nuk ka shejtan ti hajë.
Prandaj bëj pleqërinë tënde shko në shtëpi lëre popullin të qetë.
Të uroj vdekje politike jo biologjike !!!”
30 Mars 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!