Shkruan: Fadil Shyti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!( Këtë lajm të zi, -jo se pranon dot shpirti im që, Zaim Beqiri,
– iku në amshim, AY i duhej Shqipërisë oooiii! )
(Ribotim).
Heu, gjaku po më vlon ndë deje,
Zemra po më ndien hidhërim,
Si moj Nënë Shqipëri,-biri yt,
Sot, u nda fizikisht prej teje ?!!!
.
Trojet tona shqiptare,
Ishin dhe mbetën ndë stuhi,
Populli, ky krua gjaku nxori,
Të rrallë atdhetar, si Ty!
.
Kur Tirana e Kuqe,-kërkonte,
Bij´ e bija, fishekë me dritë,
Ty, me shokë të besoi,
Për Qëndresë e Besë,
.
Armiqve t´i bënit,
Bllokada e prita!…
Për Shqipërinë tonë, të copëtuar,
Me Ribashkim, t´i vijë dita!…
.
Atje, në gjyqet armike,
Grushtin me guxim,-si Qemal Stafa,
E ngrite, pa frikë lart,
Shqiptarët e robëruar,
Të zgjohen,– e, të shihnin qartë!…
.
Përballë armiqve vringëllove,
Përballë tradhtarëve rreptë sfidove!
Kur para botës deklarove:
Ju, me këtë shtet okupatorë-lubi,
.
Nuk do të jeni gjatë!…
Ne, do të bëjmë Shqipëri,
Jo, me lutje, -por me shpatë!…
Dhe, kot e keni o faqezinj!
.
Kur mbi ne si gjarprinjt e hidhni vrerin,
Askush në botë,-me mend në kokë,
Njerkën, më shumë se donë se Nënën,
-E duam Shqipërinë Socialiste,
-E duam gjeniun, Bacë Enverin!…
.
U tmerruan armiqtë,-bashkë me pisat tradhtarë,
-U drodhën ndë pallate, sllavët okupatorë!
Mbi Ty me shokë,- o tribun i popullit,
Pamëshirë, ra dënimi mizor!
.
Ah! Gabuan horra!…
Ah! Gabuan dhe horret!…
Kur menduan se, ju nënshtrojnë,
Harruan se Shqipove dhe Shqipeve-burgosjet,
.
Më shumë, forcat, urrjetjen,
-Dhe qëndresën, ua shtojnë!
Satanët e përtej karpateve, agresorë,
Miopët, kopukë,-nuk e kuptonin dot,
-Kurrën e kurrës nuk fiken, as ndalojnë!…
.
Meteorët dhe meteoret shqiptare, -mbi Tokë!…
Shqipet dhe Shqipot e Partisë,
Nuk i trembë, litari as topi,
Bijtë dhe bijat e lirisë.
.
Janë rritur, dhe kalitur,
-Me gjak të pastër, Mic Sokoli!
Ata, qëndruan kurdoherë,
Burgjeve, -dhe në fushë-beteja,
.
Ranë dhe u ngritën, mijëra herë,
Shekujve, si Viganët, -për Fitore të reja.
Ty, veprove, o veprimtar i fortë,
Besnik, na forcove prore!…
.
Kurrë s´u pendove,
As as u mashtrove!
Jo! Kurrë se humbe busullën,
-Në xhunglën, me errësira politike;
.
Të demone-kracisë mortore!…
O, bir i madh, Shqipo i Tokës Arbërore!
Jo! Nuk të shkoi mendja, për privilegje,
Apo të vraposh si zagarët, -për pushtet…
.
Ty, o vëlla të digjej zemra,
Si të bëjmë Shqipërinë…
Si të kemi, Liri, Barazi, Drejtësi!
-Si të jemi komb me dinjitet,
Si të kemi shtet me sovranitet!…
.
O të bëjmë një Shqipëri të Ribashkuar,
Një Kala të pathyeshme,
-Këtej, në “Barotin Ilirik, (“Ballkan”)!…
O, bota reaksionare, do të kalllet,
Toka do të digjet,-vullkan!
.
Ah! E keqja e liga,
Armikja, tradhtia…
Nuk duan,-kurrë,
Lule naimiane, të bëhet Shqipëria!
Koha po ikën, me oshtima e pshertima,
.
-Po, ikën e mjera, -e keqja,
E, trimat si Ty, o Flakadan,
Po i rrëmben ,-vdekja-kryeneqja!
.
-Një ditë-kobi, o sot o kurrë!
Ata do të humbin, do të dorëzohen,
O, sa shumë vdekje -si kjo jotja,
Pse i morën Yjet tona, do të pendohen…
.
Jeta do të fitojë, padyshim!
Mbi robëri, -vdekjen vrastare,
Jo! Kurrë, s´do të ketë paqe mbi botë,
Derisa, nuk Ribashkohen, trojet shqiptare!
.
Prehu i qetë o burrë i dheut,
Në truallin e zjarrtë të Tetovës Kreshnike,
Sot Shqipot e Shqipet,
Për Ty idhshëm po lotojnë,
.
Me zemrat vullkane, në heshtje,
Po betohen, e po bashkohen…
Amanetet e të parëve-çlirimtarëve,
Në vend do t´i çojmë!…
Më 10 Mars, 2013
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!