Nuk ka se si pranohet, “HERO NE LUFTE” dhe horr “i maskuar” ne paqe!

20
Feb
2024
Shkruan: Luan Qemal Baci

Nuk ka se si pranohet, “HERO NE LUFTE” dhe horr “i maskuar” ne paqe!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ne shikim te nje video te nje interviste te dhene nga HEROI I UCK-se Dritan Goxhaj dhe nje shenimi te Halit Gecit mbi te.
Zoti Halil Geci shkruan:

“Ndegjoni me vemendje këtë video dhe shperndajeni binduni se kush ishin Antiamerikanet dhe mësone se me kë ka punuar LDK-ja mbas vdekjes te Rugovës deri me sot.
Duke i bërë dëme të pa riparushme ATDHEUT.
Ndegjone ushtarin e UÇK-s se qfar gabimi ka bërë Shtab Marksist-Leninist duke mos i pranuar në bisedime oficeret e shtabit Amerikan me të cilet Rugova i Madhë kishte lidhur miqesi të përhershme me forcen kryesore të PLANETIT AMERIKEN”

Zoti Halit Geci, per mendimin tim, vetem nje saktesim duhet te bej ne shenimin tuaj, te shkruani ne thonjeza fjalet “marksist-leninist”.

Ky “shtabi-marksist-leninist”, me te cilin emertohet vete Hashim Thaci, mbasi te tjeret ishin ndryshe, duhet sqaruar mire per publikun, se nuk kishin asgje te perbashket me marksizm-leninizem”, por me sherbim ndaj objektivave te Frances, e cila historikisht ka qene jo vetem kunder shqipetareve, por edhe kunderamerikaneve, dhe pro sllaveve e kryesisht pro Beogradit.

Hashim Thaci nuk e ka drejtuar luften, as ne pozite te nje “marksist-leninisti”, por ne poziten “e drejtuesit te luftes”, e ka demtuar ate seriozisht. Dhe prova e Hashim Thacit, per pune kunder Kosoves, u dha me gjithe veprimtarine e tij ndaj shtetit e popullit ne kohe paqe, ku veprimet e tij, ekonomike dhe politike, e cuan ne falimentim Kosoven, ne falimentim ekonomik dhe politik.

Ne se ne kohe lufte, edhe “kollona e peste”, per te qene e sukseseshme ne demtimin e sabotimin e asaj lufte, maskohet dhe mundet ta fshehe mire rrolin e saj regresiv e armiqesor kunder asaj lufte, ne kohe paqe, kjo “kollone e peste”, edhe pse vazhdon rrolin dhe detyrat e saj ne sabotimin e paqes, ka me pak shanse qe te mos zbulohet e dekonspirohet, ku shanset nga goditja e forcave atedhetare ne kohe paqe, i con forcat e regresit drejt shkaterrimit, ne se vigjilenca eshte e ndertuar mbi parime te shendosha, te qarta e strikte, dhe eshte ne shkalle te larte.

Ne se amerikanet dhe Europa perendimore, nuk do te ishin angazhuar teper seriozisht, qe ne fillim ne luftes per clirimin e Kosoves, ajo edhe sot do te ishte nen Serbi. Ndaj dhe Thaci eshte perpjekur t’a sabotoje punen e amerikaneve, qe ne fillimet e saj, duke i mbajtur ata larg Shtabit te Pergjitheshem te UCK-se!

Ndergjegjesohuni o ju motra e vellezer kosovare, e t’i shikoni ngjarjet paster, ne drite te diellit, pa perkatesira partiake, larg “militantizmit” partiak.

Ceshtje kombetare shqipetare, nuk mund te fitoje kurresesi me parime te nje militantizmi te verber, por me analize te qarte, te thelle te veprimit te kujtdo qofte, larg ideologjive te majta e te djathta, larg bajraktarizmit e krahinizmit, larg koncepteve ndarese Jug-Veri, dhe GEGE-TOSKE, larg cdo dallimi fetar.

Ceshtje kombetare shqipetare, dhe bashkimi shpirteror realizohet vetem me “ideologjine per bashkimin”, kombetar, pa i shkuar mbrapa ndasive te se kalueres, per te rihabilituar nje grupim ideologjik e politik te caktuar, sepse eshte pikerisht kjo, ku kerkojne ta kanalizojne armiqte e kombit shqipetar energjite e shqipetareve, sepse ata e dine mire, se vetem marrja me te kaluaren, lufte ne mbrojtje te njeres pale dhe e sulmit te pales tjeter, i ndan dhe i percan shqipetaret dhe e ben te pamundur bashkimin e tyre.

Ai qe eshte atedhetar, futet ne lufte vetem per clirimin e atememedheut e te popullit te tij, dhe ne se i mbijeton luftes, lufton me mish e me shpirt per zhvillimin e gjithaneshem te atedheut, per mireqenien ekonomike te popullit te tij, e jo per kuleten e tij personale.
Nuk mund te jesh atedhetar e hero ne lufte, e hajn e sabotator ne Paqe.

Ne se je hajn, sabotator, kriminel qe zhduk njerezit e tu ne paqe, atehere nuk ka se si te quhesh hero i luftes, sepse koha e paqes, eshte prova qe thote se t’i ke qene jo hero ne lufte, por agjent, spiun i dikujt, per ta minuar ate lufte NACIONAL-CLIRIMTARE.

“HERO NE LUFTE” dhe horr “i maskuar” ne paqe, eshte njejte si te kerkosh te qendrosh njeherazi, i ulur ne dy karrike qe jane shume larg me njera tjetren.

20 Shkurt 202

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/02/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk