O HERO I PAPËRMASË!

01
May
2025
Nga: ISA FERIZAJ

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

* Haxhi Lleshit, “Hero i Popullit”
Ç’ka Korabi që gjëmon?!
Drini i Zi, vallë, pse vajton?!
Dibra trime, pse s’këndon?!
Pse Radika, rrjedhën ndalon?!

Malet përulen, para trimit.
Vallën ndalën, valët e Drinit.
Plagë kanë marrë zemrat dibrane.
Thërret Nënëlokja: “O bir, ç’u bane?!”

Si Ti trima, jo, s’vdesin kurrë!
Fjalë e besë i pate, burrë.
Me trimëri e gjak n’flamur,
Yll i zjarrtë, qe s’shuhesh kurrë!

Jo kurrë, s’të harron Ty Shqipëria!
Me Ty, u rrit nderi e, lavdia.
Rrallë si Ti, lindin trima,
Që mbi re shpërthejnë vetëtima.

Thërret Korabi: “Shqiponjë, ku je?!”
Lumi Drin, pa Ty, kurrë s’fle.
Ishe dallgëdet, prore e godite hasmin,
Gjithë Shqipëria, Ty, ta puthë ballin.
Të thërrasin trimat prapë n’beteja,

Si dikur, për kohërat e reja.
Se nuk vdes, jo kurrë, burrëria.
Prapë yje, do të lind, Shqipëria!

O hero i papërmasë,
Ty kurrë vdekja s’do të vrasë!
Je Ti hero në Kontinent,
Nder i nderit, je për çdo vend!
B.Curr, më 03.01.1998.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk