Opozita me mediat e tyre po shkojnë aq larg sa me thashethemet…!

18
Oct
2024
Shkruan: Gëzim Mekuli


1. “𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐮𝐫 𝐝𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐭” 𝐴 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑗𝑒̈ 𝑘𝑗𝑜 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖 𝑝𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑟𝑟𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑞𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑄𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝐾𝑢𝑟𝑡𝑖 𝑠𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑎𝑓𝑡𝑒̈?
2. “𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐩𝐢𝐮𝐧𝐢 𝐢 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈” 𝐴 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑗𝑒̈ 𝑘𝑗𝑜 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖 𝑝𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑟𝑟𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑞𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑄𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝐾𝑢𝑟𝑡𝑖 𝑠𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑎𝑓𝑡𝑒̈?
Të nderuar lexues,
Opozita, përkrahur nga mediat e tyre të etshme, po përhap një ortek shpifjesh e rrenash, për të krijuar imazhin e një qeverie të dështuar. Thonë se “ushtrisë i ka humbë Droni”, “Ushtria s’ka bukë”, “S’ka këpucë”, dhe se policia ha “vetëm pasul të djeshit”. I gjithë ky marifet synon të corientojë dhe të lodhë popullin, duke u përpjekur të bindin popullin se opozita janë “shpëtimtarët” që do ta udhëheqin më mirë Kosovën!?
Kjo retorikë ballkanike e primitive është një fushatë e pashpirt që nuk e gjen dot as në Tanzani e as në Somali, për të mos përmendur Tiranën e Edi Rames dhe të Sali Berishës.
Opozita me mediat e tyre po shkojnë aq larg sa me thashethemet e tyre po shkatërrojnë shëndetin psiqik të rinisë sonë dhe po rrezikojnë sigurinë e Kosovës si shtet.
Të nderuar lexues,
unë kam frikën se shpifjet e tyre verbale shpejt mund të kalojnë në dhunë fizike.
Pse e them këtë të dashur lexues?
A ka ndonjë garanci që kjo mendësi primitiviste nuk do të shkojë deri te sabotimi i aseteve publike për të paraqitur Qeverinë Kurti si të paaftë? A duhet t’i besojmë dikujt i cili publikisht e pa asnjë turp e thotë se “Kosovës i kanë humbur Dronët” apo kurë përshpërisin e kurë thonë “ushtria s’ka as bukë, as pasul e as jogurta”? A ka shpresë te kjo mendësi primitive kurrë thonë “Albini shpiun i Serbisë”?
Popull i dashur,
ti duhet të jeshë i vetëdijshëm: këto sulme primitive janë vetëm një tentativë e pafytyrë për të përlloqur, jo vetëm qeverinë, por edhe identitetn tonë kolektiv si shqiptarë, si shtetformues e si qytetarë. Këto krijesa “MADE in LAKMIA”, “MADE in UNMIK”, “MADE in OJQ” e “MADE in BEOGRAD”, përmes shpifjes, frikës dhe manipulimit të paskrupullt, duan të grabisin pushtetin.
Shkurt e shqip: Opozita/Media e sëmurë rëndë po e kërcënon Kosovën me veprime regresive dhe destruktive, duke rrezikuar gjithçka që është ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificat tona.
Por 9 shkurti është ilaqi i tyre!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk