Shkruan: Akademik. Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
Ideologët dhe apostujt e parë të maqedonizmës, që luftuan me pushkë dhe me pendë për njohjen e popullit maqedonas me identitet të veçantë dhe të shtetit autonom të Maqedonisë, kanë qenë shqiptarët ortodoksë, Dhimitër Nikolla Obshti dhe Gjergj Pula, jo sllavët e Maqedonisë, as serbomanët e grekomanët dhe as bullgarofilët.
Këta shqiptarë i krijuan organizatat e para revolucionare, nxitën dhe organizuan kryengritjet e para kundër sundimit të Perandorisë Osmane, i shkruan traktet e para politike, librat e parë për shkollat, veprat e para letrare artistike, fjalorët e parë shumëgjuhësh për t’u kuptuar mes vete banorët vendës, si dhe historinë e parë të Maqedonisë, siç e deshën ata, jashtë ndikimit grek, serb e bullgar.
* Dhimitër Nikolla Obshti, me prejardhje të familjes ortodokse nga Maqedonia, i lindur në Gjakovë të Kosovës, ishte ndër revolucionarët më të mëdhenj të kohës ndër popujt ballkanikë, edhe bartës i medaljes për merita të veçanta nga Mbreti i Italisë, si komandant i Garibaldit dhe udhëheqës lufte për bashkimin e Italisë, si dhe bartës i dekoratës për heroizëm nga mbreti i Greqisë së atëhershme, si komandant lufte për lirinë e Kretës. Ka qenë frymëzuesi, krahu i luftës dhe bashkëpunëtori kryesor i Vasil Levskit për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë. Këtë e dëshmon edhe fakti se, shtabet e para të kryengritjes kundër sundimit nga Peranadoria Osmane kanë qenë kryesisht katundet shqiptare në Bullgari, si Poroishte etj., ndërsa furnizimi me armë është bërë përmes shqiptarëve të Vllahisë, Odesës etj. Kur Dhimitër Nikolla u shpall Apostull (Princ) i Maqedonisë (Maqedonia e sotme dhe Lugina e Moravës së Poshtme në Serbinë e sotme), agjenturat ruse në bashkëpunim me ato të pushtetit osman e arestuan me tradhti dhe e dënuan me varje (më 10 janar 1873), bashkë me Vasil Levskin, në kohën kur nuk kishte asnjë lëvizje tjetër revolucionare në territorin e Maqedonisë së atëhershme. Organizata e fshehtë Revolucionare për Maqedoninë dhe Odesën (VMORO) u themelua 20 vjet më vonë nga agjenturat ruse, në Selanik, më 1893.
(31 janar 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!