Shkruan: Genc Sefa – Lushnja. Luftëtar lirie.
Është tashmë e njohur nga shumë studiues se ky komunitet, që sot prezantohet si minoritet
në zonën e Dropullit, të Vurgut e të Pogonit, janë emigrantë ekonomik të vendosur në Shqipërin e Jugut, më së shumti në kohën e Administratës Osmane , dy-tre shekuj më parë!
Pra nuk është fjala për relike të ndonjë popullsie autoktone që nga lashtësia.
Logjika dhe faktet të çojnë dhe në atë se Shqipëria para se të pushtohej prej osmanëve, ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe administrohej prej saj.
Në administratë kishte edhe grekë, sikurse kishte edhe shqiptarë të fesë ortodokse; por grekët kishin përparësi, si zemra etnike e Perandorisë.
Në atë periudhë kjo zonë i përkiste Kishës Ortodokse Bizantine, dhe pikërisht këtu ka nisur dhe loja me besimin fetar, që politika Greke e përdore si argument edhe sot për pretendimet
e tyre që kjo zonë etnikisht ka qenë e banuar
prej grekëve, për shkak të gjuhës liturgjike.
Ndërsa kur flitet për Shqiptarë/arbërorë të kulluar të fesë ortodokse jetojnë sot e kësaj dite kudo në Greqi (arbërorët ose arvanitët, edhe çamë të fesë ortodokse), në Itali (arbëreshët) e natyrisht në Shqipëri; fanatikët grekomëdhenj i quajnë këta grekë “të shqiptarizuar”, ose ua konsiderojnë etnicitetin si të ishte ves; por e vërteta është se shqiptarët ortodoksë kanë dhënë një kontribut vendimtar në Rilindjen shqiptare, krijimin dhe konsolidimin e kulturës shqiptare dhe të shqipes së shkruar; pa shqiptarët ortodoksë dhe kulturën
e tyre solide e të sofistikuar, Shqipëria nuk do të ishte bërë dot, as do të mbijetonte dot sot.
Ndërsa për sa i përket përpjekjeve të politikës greke për të përvetësuar dhe tjetërsuar Himarën , nuk ja vlen as të diskutohet, sepse ka një histori
aq të fuqishme dhe të njohur , sa që grekët nuk munden ta ndryshojnë dot !
Kjo që po ndodhë atje është një mjegull e përkohshme që shpejt do të largohet , e të rrezatoj përsëri dielli në atdheun tonë të lashtë .
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!