Parashikimi i një agresioni!

24
Dec
2023
Shkruan: Medai Shaholli


Parashikimi i një komenti për situatën në veri të Kosovës ku më 24 dhjetor kam përshkruar gjendjen reale dhe kërcnimin e çetnikëve të Beogradit para syve të KFOR-it, ku kapërdiseshin si banda kriminale dhe kusarësh që prisnin urdhërin e Vuçkos për të filluar sulmin dhe 9 muaj me vonë, pikërisht më 24 shtator ndodhi agresioni klasik i terroristëve serb në manastirin e Banjës!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kur KFOR-i guduliset me kriminelët si Radojçiqi!
(pa dorashka)
U bënë dy javë tashmë qëkur forcat e KFOR-it premtuan se do t’i hiqnin barrikdat e bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat po pengojnë gjatë gjithë kësaj kohe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Nxitësit e dhunës kundër Policisë së Kosovës dhe destablizimit të gjendjes në veri tashmë dihen botërisht ata janë bandat kriminale dhe terroriste të policisë sekrete BIA, me terroristët Radojçiq dhe Veselinoviq, ku sipas medias bëhet e ditur se Radojçiq është ‘transformuar në negociator’ mes KFOR-it dhe bandave kriminale të cilat saherë që marrin urdhëra nga Beogradi trazojnë situatën në veri.
Pra, KFOR-i si paqëruajtës në Kosovë po bisedon me kiminelët si Radojçiqi, për t’i hequr barrikat nga vet serbët dhe nuk do që t’i tërheq ato me forcë pa urdhër nga qendrat ndërkombëtare.
Forcat e KFOR-it megjithse premtuan se do t’i heqin barrikadat të vendosura në veri në mënyrë të jashtëligjshme heziton t’i heq ato për aq kohë sa nuk kanë marrë një urdhër për shkak të vendimeve politike të ndërkombëtarëve për mos ta përkeqësuar situatën në veri siç thonë ata, si pretekst i lëshimeve apo e kompromiseve për shkak të pazareve që kanë bërë më parë liderët shqiptarë me ndërkombëtarët dhe me serbët për t’ia dhuruar Trepçën me veriun serbëve në këmbim të disa fshatrave në Luginën e Preshevës.
Vajtje-ardhjet e ‘Escortës’ me ‘amerikanatën e tij’ si misionar special për Ballkanin ka bërë të qartë se ‘Zaednica duhet të formohet nëse nuk e themelon qeveria e themelojmë ne…’!
Ky ishte mesazhi i ‘Eskortës’ amerikane që Trepçën do ta shes si plaçkë tregu për llogari të serbëve dhe të tjerëve, ku ‘Zaednica’ është vetëm preteksti dhe një mballosje e ndarjes së vërtetë përmes shpalljes së ‘Republika Srpska’ në veri.
Copëtimi i veriut dhe dhurimi i Trepçës çetnikëve të Beogradit është një sakrilegj që i bëhet shqiptarëve që duket se ka ndodhur që nga përfundimi i luftës me marrëveshje sekrete, ku sot dalin në pah ato lëshimet ‘si pafuqi e KFOR-it’ për mos t’i hequr ato barrigada si veprime defakto të ‘Zaednicës’!
Prandaj, miqtë tanë të dashur nëse e kanë çliruar Kosovën dje nga barbaria serbe, nuk kanë të drejt sot që të bëjnë pazare me sovranitetin e një shteti të ri, ashtu siç e kanë pranuar të paktën si e pavarur dhe sovrane sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare për pacënueshmërinë e një shteti sovran.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk