PARTHENI – QYTETI I LASHTË NË TROJËN DARDANE

14
Nov
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime

(Në mbështetje të tezës për etnogjenezën Parthene të shqiptarëve, krahas dy tezave të tjera, asaj pellazge dhe ilire, që e forcon me argumente plotësuese lashtësinë dhe autoktoninë, vazhdimësinë historike dhe gjeografike mijëvjeçare të shqiptarëve, në Gadishullin Ilirik, Gadishullin e Anadollit, Evropë e më përtej, si paraardhës të racës së bardhë.)
“Parthenium, Mysia; Parthenium or Parthenion (Ancient (greek*), pelasg-illyrian-dardan: Παρθένιον) was a town of ancient Mysia near ancient Pergamum. Its site is tentatively located near Eski Bergama, Asiatic Turkey.”
Qyteti parahistorik Partheni dhe mbretëria me këtë emër, më vonë janë quajtur edhe me emra të tjerë, Pergamoni, Bergama etj.
Me historinë e lashtë të këtij qyteti lidhet edhe një pjesë e rëndësishme e jetës së Lekës së Madh, i cili sipas burimeve historike, aty e la familjen e tij të ngushtë, si vend më i sigurt, para se të nisej në ekspeditën e tij të madhe ushtarake në Lindje.
Në këtë qytet ka ekzistuar biblioteka më e madhe në botë e periudhës klasike, krahas Bibliotekës së Aleksandrisë.
Nga viti 1930 në Berlin të Gjermanisë është ndërtuar muzeu i madh arkeologjik me emrin e këtij qyteti, Pergamon, por jo me emrin e lashtë tij – Partheni, sigurisht me qëllim të falsifikimit të historisë së lashtë pellazge-ilire-dardane.
Se çfarë i lidhë gjermanët me këtë qytet dhe historinë e tij, ju rikujtojmë me këtë rast se, emri i lashtë i shtetit të Gjermanisë ka qenë Prusia, sipas emrit të një lumi dhe qytetit Prusa (Brusa e sotme), në afërsi të qytetit parahistorik Partheni, në Trojën e lashtë Dardane në gadishullin e Anadollit.
Për fatin e mirë, deri në ditët e sotme në këtë rajon numrin më të madh të banorëve vendës e përbëjnë shqiptarët, shtetas të Turqisë së sotme.
Poshtëshënime:
Në vazhdim, disa fotografi dhe harta për vendndodhjen e qytetit Partheni (Pergama-Pergamoni) dhe Mbretërisë së Pergamës. Këtu e gjeni edhe një fotografi për vendndodhjen e një rajoni tjetër, qyteti të lashtë dhe emrin e lumit Partheni (sot Bartini), në pjesën veriore të Anadollit, Republika e Turqisë.
(13. XI. 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk