DËNON EDHE NJËHERË BLLOKADËN EKONOMIKE,
TREGËTARE DHE FINANCIARE TË SH.B.A. KUNDËR KUBËS!
Sot, datë 30 Tetor 2024, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e gjithë bota konfirmoi edhe një herë domosdoshmërinë e përfundimit të bllokadës ekonomike, tregtare dhe financiare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara kundër Kubës.
Në këtë votim, përveç Moldavisë që abstenoi dhe SHBA e Izraelit që votuan kundër, të gjitha vendet e tjera të botës mbështetën Kubën, duke provuar edhe njëherë se kjo politikë çnjerëzore ndaj popullit kuban është një krim gjenocidi. Imperializmit amerikan iu tregua edhe një herë se nuk ka asnjë justifikim politik, ekonomik dhe juridik, për të legjitimuar tiraninë e bllokadës që pengon zhvillimin e ekonomisë kubane dhe popullit kuban të jetojë në prosperitetin dhe paqen që meriton.
Nuk është rastësi që të vetmet vende që mbështesin bllokadën, janë SHBA dhe Izraeli. Detyrimi i këtyre dy vendeve, që e kanë kthyer Lindjen e Mesme në një det gjaku, dhe kanë kryer gjenocid ndaj popullit palestinez, për t’i dhënë llogari njerëzimit, u shumëfishua edhe një herë me qëndrimin imoral që mbajtën në këtë votim.
Është një fitore madhe, që të bësh 187 vende e qeveri, nga gjeografi krejtësisht të ndryshme të botës dhe nga linja krejtësisht të ndryshme politike, të mbajnë këtë qëndrim të përbashkët kundër bllokadës së SHBA-së. Kjo fitore është rezultat i vendosmërisë supreme të qeverisë revolucionare kubane dhe rezistencës heroike të popullit kuban.
Ne përshëndesim dhe urojmë sinqerisht udhëheqjen revolucionare të popullit kuban, Partinë Komuniste të Kubës, qeverinë revolucionare të Kubës dhe të gjithë vëllezërit dhe motrat tona kubanë.
Kjo fitore duhet të kurorëzohet me një fitore përfundimtare dhe bllokada ekonomike, tregtare dhe financiare e vendosur ndaj Kubës, duhet të hiqet pa kushte. Kuba duhet të hiqet menjëherë nga e ashtuquajtura “lista e shteteve që mbështesin terrorizmin”, e cila përdoret për të legjitimuar dhe përforcuar bllokadën.
Është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë popujve të botës, që të mbajnë mbi supe vendosmërinë dhe rezistencën e shfaqur nga Kuba, dhe të ngrenë flamurin e luftës kundër bllokadës deri në arritjen e fitores përfundimtare.
Partia Komuniste e Turqisë deklaron edhe një herë se qëndron në krah të Partisë Komuniste të Kubës dhe popullit kuban, i cili nuk përkulet para bllokadës dhe mbrojnë heroikisht revolucionin në vitin e tij të 65-të. Ata do të përmbushin përgjegjësinë e tyre për heqjen e bllokadës.
POSHTË BLLOKADA!
RROFTË KUBA SOCIALISTE!
RROFTË SOLIDARITETI NDËRKOMBËTAR!
PARTIA KOMUNISTE E TURQISË
30 Tetor 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!