PD e djeshme e Saliut dhe e sotmja!

14
Jun
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Pas marrjes së vulës së partisë nga Gjykata e Apelit PD-ja e Sali Gërdecit kërkon të riorganizohet me rithemelimin.
Tashmë Salo beu, si lider historik i demokratëve mbetet i ngujuar në pallatin e tij dhe nuk mund tè zhvilloj aktivitet në PD, por megjithatë ai çdo natë u drejtohet militantëve sesi do të fitoj sërish “demokracia” berishiane mbi tiraninë e Edvinit.
Edhe Salo beu e di mirë se për moshën që ka nuk mund të bredh cep më cep të Shqipërisë për t’i dhënë kurajo dhe shpresa demokratëve të dëshpruar se ata do ta mposhtin Edvinin në zgjedhjet e radhës.
Ai e ka vendosur dhe nuk i beson më asnjë demokrati se nuk mund ta udhëheq më PD, por do t’ia dorëzoj të bijës testamentin dhe vulën e PD-së si tashegim nga babai te e bija Argita.
Si zakonisht despotët anembanë botës veprojnë në këtë menyrë duke ia lënë trashëgim pushtetin dhe parrinë fëmijëve të tyre.
PD në të ardhmen do të udhëhiqet nga Argita Berisha Malltezi, si pasardhëse e despotit plak.
A do t’ia dalë Argita në krye të PD-së kundër Edvin batërdisë në zgjedhjet parlamentare të fillim vitit të ardhshëm mbetet një sfidë e rëndë për të dhe për të gjithë demokratët e shkapërderdhur pas një dekadë humbjesh dhe zhgënjimi me Lulin lider që e shpuri PD buzë greminës.
Përballja me Edvin lemerinë nuk do të jetë e lehtë për të Argitën e skiles së vjetër, pasi Edvini ka kapur majat dhe asgjë nuk e ndalon drejt mandatit të katërt.
Salo beut nuk i mbetet gjë tjetër pos t’i mbaj me shpresë militantët e tij nga dritarja se Edvini do marrë fund së shpejti…

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk