Peć, Serbia, sipas pronarit të “Klan Kosovës”

19
Apr
2025
Shkruan: Gëzim Mekuli


Peć, Serbia, sipas pronarit të “Klan Kosovës”
“Në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, mohimi i atdheut nuk është qëndrim neutral; është tradhti.”
– Rexhep Qosja
Kur një përfaqësues i nderit të Republikës së Kosovës, në dokumentin e tij zyrtar, e ka vendlindjen të shënuar si “Peć, Serbia”, dhe po ai kontrollon platformat më të mëdha mediatike në vend, atëherë kemi të bëjmë me një problem më të thellë se çështja e një pasaporte.
Oligarkia, mediat dhe opozita janë bërë bashkë në një aleancë të rrezikshme kundër vetë themeleve të shtetit, kundër Kosovës, kundër kombit shqiptar si politikë.
Prandaj nuk është rastësi që Albin Kurti na shpallet “spiun” nga një opozitë që gëzon përkrahjen e mediave që vetë burojnë nga pasuria dhe ndikimi i atyre që nuk e njohin as në dokument vetë shtetin që i pasuroi.
Për ta, Kurti nuk është i papranueshëm për shkak të dështimeve, por sepse nuk është i shantazhueshëm.
Të dashur lexues,
Sot, jemi dëshmitarë të një aleance të rrezikshme: Opozita politike dhe oligarkia ekonomike janë bërë një. Njëri kërkon pushtetin, tjetri kontrollon mendjen. Dhe të dy, bashkë, rrezikojnë themelet e shtetit.
Dhe ne, si qytetarë, nuk guxojmë të heshtim. Sepse sot, në dokumentet e tyre, Peja është e Serbisë. Nesër, po e lejuam, mund të jetë edhe Kosova e Serbisë.
Konsekuent deri në fund: Mediat e këtij njeriu nuk janë të lira. Janë fabrikë propagande. Janë “Made in Serbia”, siç është edhe vendlindja “Peć, Serbia” në pasaportën e pronarit të tyre.
Sot nuk jemi vetëm përballë një përplasjeje politike, por përballë një përpjekjeje për rishkruarje të së vërtetës kombëtare. Dhe në këtë betejë, heshtja është dobësi.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk