/ Nga Arkivi i diplomacia.dk/
Data e Publikimit: 17/11/2006
Autori i Lajmit:
Korresp i ZP
Ne 29 maj 1998 ne Shtepine e Bardhe, Presidenti Klinton pret nje delegacion kosovar te perbere nga Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Veton Surroi etj. Ne bisede jane prekur probleme te ceshtjes kombetare, qendrime te faktoreve kosovare, opinione mbi qendrimin e qeverise socialiste, kryeministrin Nano dhe takimin e perfolur te Kretes si dhe mospelqimin e Amerikes per kthimin e Berishes ne pushtet. Zeri i Popullit e sjell sot kete fragment si kujtese per Berishen, Gazideden dhe nje amasador serb te vjeter ne moshe, por te ri ne politike.
Takimi Klinton – Rugova Fragmente bisede
Agjencia Shtetërore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisë së Shërbimit Informativ të UCK-se , publikon një pjesë të bisedës Rugova-Klinton në datë 29 maj 1998 në Shtepinë e Bardhë.
“Pjesë nga biseda Klinton – Rugova”
Klinton:
Unë do të dëshiroja të dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit të Shqipërisë për problemin për të cilin flasim. Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim.
Rugova:
Në Kosovë, qeveria e tashme shqiptare, flas në mesin e popullit të Kosovës nuk gëzon respekt. Janë shumë shkaqe, por populli mendon se ajo bën punë të papastra, pikërisht në krahun serb. Ndërsa e vërteta, për mendimin tonë, është krejt tjetër.
Klinton:
Si është tjetër? Pra është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjej të mirë.
Rugova:
Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, mendoj unë, por edhe shokët e mi kështu mendojnë, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.
Klinton:
Përse e keni këtë mendim? Të dhënat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnë këtë.
Rugova:
Ka lidhje kohore mes gjithckaje që po ndodh sot në Kosovë dhe në Shqipëri. Kur në pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me të cilët ne kemi bashkëpunuar që nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër. Grupe të armatosura në Kosovë, përgjithësisht kanë pikëpamje të majta, pra janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shtembull për Enver Hoxhen, i cili ka qenë diktator i madh komunist. Ka tani një lidhje , sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë kur socialistët erdhën në pushtet në Shqipëri.
Klinton:
Nuk ka shkaqe të tjerë të gjendjes?
Rugova:
Ka edhe të tjera, por qeveria e Shqipërisë, zoti Nano, lojën e ka jo të pastër. Prandaj edhe marrëdheniet tona me të, marrëdheniet e mia me të, janë ngrirë. Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.
Klinton:
Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë, për problemin e Kosovës. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogël një zjarr të madh.
Bukoshi:
Nuk duhet me pasë besim të madh tek qeveria shqiptare. Unë kam pasë takime me to fill pas takimit të Nanos me Miloshevicin në Kretë, takim që është pritë me indinjatë në Kosovë.
Klinton :
Mendimi është se kanë bërë mirë që janë takuar. Të jetosh në Ballkan dhe të mos flasësh me njeri -tjetrin, qoftë dhe për diç të zakonshme, është kundër rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje.
Bukoshi:
Unë kam marrë takim me ta pas takimit në Kretë. Kreta ishte alibi për Nanon për faktin se ai ka lidhje të forta, të hershme, me ata që po realizojnë luftën në Kosovë. Lidhjet e tij datojnë prej disa vitesh.
Surroi:
Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist.
Klinton:
Ju duhet të takoheni me Nanon. Nëse qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht në luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë, por mundësitë e saj janë të pakta për gjendjen që është atje. Mendoj për mundësitë që kanë ata për të marrë veten pas ngjarjeve të një viti më parë. Ata kanë problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmë edhe të tjera, ato tonat. Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës.
Rugova:
Zoti president, unë kam biseduar me zonjën Ollbrajt,edhe zotit Gelbart ia kam thënë se Nano nuk bën lojë të pastër, por kontaktet do t’i kemi më të rregullta.
Klinton:
Do të ishte mirë të veprohej kështu. Të mos krijohen probleme të tjera në Shqipëri.
Rugova:
Nga ana jonë do të mundohemi. Por në Kosovë, rikthimi i Berishën në drejtimin e Shqipërisë do të pritej mirë.
Klinton:
Ujrat nuk kalojnë dy herë në të njëjtat brigje. Do të isha po ashtu i interesuar të di se ç’farë proporcionesh keni në marrëdheniet me shqiptarët në Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!