PENESTËT (ENETËT), FISI ILIR I LASHTË, QYTETI PENESTION DHE GADISHULLI PENESTIA (BRITANIA E VOGËL) NË FRANCË

23
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Shpalime
Nga studiuesit e derisotëm nuk është përmendur se, përveç shtrirjes së këtij fisi të lashtë ilir në pjesën jugore të Trakisë, në Gadishullin Ilirik, në krahinën Pala (Pa-f-la-gonia) në brigjet e Detit të Zi, në pjesën veriore të Gadishullit të Anadollit, Turqia e sotme, në njohur si ENETËT E PALËS (Paflagonisë), si dhe në (Venecia), mes Alpeve dhe Detit Adriatik (deti i Ardianëve), të njohur si ENETËT E ADRIATIKUT, një valë e shpërnguljes së këtij fisi ilir ka përfunduar deri në brigjet perëndimore të Francës së sotme.
Studiuesit kanë përmendur se, fisi i Enetëve (P-Ene-s-tët) kanë jetuar mes Dardanëve, Pajonëve dhe Tribalëve (Balët vendës), në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së sotme, masivi malor i Sharrit (Mali Bora, Skardus) dhe fusha e Pollogut (Pollga, Pala), me qytetin e tyre kryesor, Oeneum (Ene-um), qyteti i Enetëve (me këtë emër njihen së paku edhe 3 qytete të tjerë në Gadishullin Ilirik).
Enetët përmenden nga autorët e antikitetit (Straboni, Homeri etj.) se kanë zbritur nga Gadishulli Ilik në Anadollin veriore (Pa(f)la-goni) pas luftës së Trojës. Dëshmitë e hershme për këtë fis ilir datojnë së paku nga shek. 14-të p.e.s., siç dëshmohet se ka ekzistuar atëkohë Mbretëria e Pajonisë (E-JONIA, E-JONA), jo siç kanë pretenduar studiuesit e derisotëm kinse mbretëritë e para ilire, Dardane dhe Pajone kanë ekzistuar nga shek. 7-të (e Enkelejve), përkatësisht nga shek. 4-të, Mbretëria e Dardanisë e Bardhylit, me kryeqendër në Ohër (Lini, Lin-kestia).
(23. 7. 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk