PËR EMRIN E UNIVERSITETIT TË TETOVËS, SI KA NDRYSHUAR NDËR VITE, 1993 – 2024

10
Mar
2024
shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Dëshmi 1. Emri i Universitetit, në dokumentet e para, nga Platforma për hapjen e këtij Universiteti, nga ideatori për themelimin e këtij Universiteti, Abdulla Mehmeti, në përdorim nga muaji dhjetor 1993 deri në Kuvendin themelues, më 4 qershor 1994. Ky version është përdorur me qëllim të theksimit të komponentit etnik dhe gjuhësor, për arsye të njohura politike dhe historike, sikurse edhe emërtimet e ngjashme: Universiteti Evropian, Universiteti Amerikan etj.
2. Emri i Universitetit nga Kuvendi themelues i Universitetit: Universiteti i Tetovës.
3. Emri i Universitetit, me parapëlqim të Kryesisë së Universitetit, kryesisht sipas rektorit të parë, prof. dr. Fadil Sulejmani dhe sidomos i përdorim nga gazetarë dhe mediet: Universiteti në Gjuhën Shqipe, Universiteti Shqip, Universiteti me mësim në Gjuhën shqipe n Republikën e Maqedonisë, sipas Vendimit të shpallur më 17 dhjetor 1994. Me këtë version është mënjanuar komponenti etnik duke e theksuar vetëm atë gjuhësor, të gjuhës së mësimit në këtë universitet. Këto versione nuk kanë qenë të miratuara nga Kuvendi themelues dhe as nga ndonjë organ i Universitetit më vonë, po janë përdorur paushall.
4. Me miratimin e Ligjit për themelimin e Universitetit, njohjen zyrtare të tij, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, emri i universitetit është ndryshuar, duke shtuar komponentin shtetëror, i njohur si: Universiteti Shtetëror i Tetovës. Ky emër ka qenë në përdorim deri në vitin 2015,
5. Me ndryshimin e Ligjit për themelimin e këtij Universiteti, në vitin 2015, emri i universiteti është rikthyer në emrin e tij të mëhershëm: Universiteti i Tetovës, duke e hequr komponentin e tij shtetëror.
6. Emrit të sotëm të Universitetit i është shtuar emri i rektorit të tij të parë, Fadil Sulejmani t, me vendim të Senatit të Universitetit. Kjo procedurë do të përfundojë me ndryshimin e ri të Ligjit për themelimin e Universitetit, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Propozime të tjera:
Gjatë kësaj periudhe, nga themelimi deri në ditën e sotme, përveç emrit të rektorit të parë Fadil Sulejmanit, dy herë të tjera është diskutuar për çështjen e emri të këtij Universitetit, edhe atë: herën parë është propozuar në Kuvendin themelues, më 4 qershor 1994, me propozim të prof. dr. Agim Vincës, që ky universiteti ta mbajë emrin e ideologut të Rilindjes Kombëtare: Universiteti “Sami Frashëri”, ndërsa herën tjetër është diskutuar për një emër të mundshëm (në kuluaret e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës), gjatë ndryshimit të Ligjit për Universitetin , në vitin 2015, ky universiteti t ta merr emrin e rilindësit shqiptar Hasan Tahsini, si një formë “balancimi” ndaj emrit të universitetit të ri me mësim në gjuhën shqipe, Universitetit Nënë Teraza në Shkup, kinse për ta respektuar komponentin fetar të shqiptarëve në këtë shtet, por ky propozim nuk është përfshirë në procedurën për sjelljen e Ligjit të ri për Universitetin e Tetovës, më 2015.
(10 mars 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk