Shkruan: Bardhyl Hazizaj
Tiranë më 05.06.2023
Socializmi nuk matet vetëm nga gabimet dhe të metat!
PKSH dhe Enver Hoxha e çliroi Shqipërinë nga pushtuesit por vëndi ishte i shkatërruar nga lufta. Nga 1.080 .000 banorë, 95% ishin analfabet, pa industri ,me një bujqësi primitive,! Sipas Vjetarit Statistikor vitit 1984 Shqipëria nën udheheqjen e PKSH (PPSH),gjatë periudhës 1953- 1985 ¬-kohe e njëjtë me ate 1991-2023-kishte :¬ një popullsi prej 2.841.300 banorë. Në qytet banonin 51.6% ose 1.466.000 ishin meshkuj, 48.4% ose 1.375. 300 femra .Në qytet banonin 961.500 banorë dhe ne fshat 1.879.800 banore. U martuan 9.511 çifte,u divorcuan 1.564 çifte u linden 20.938 femije. Vdiqën 5.420 persona.Shtesa e popullsise ne vit 15.518 persona.Numëri i nxënësve dhe studentëve për 1000 banorë ishte 251. Gjithsej kishte 713.500 nxënës dhe student.(Libri Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri autor Bardhyl Golemi ,Vladimir Misja Tiranë 1987) .
Forca të afta pune mosha 15-59 vjeç femrat dhe 15-54 vjeç meshkujt zinin 56.4% . Forca nën moshën e punës 34.5% (34.7% meshkuj 34.3% femra). Mbi moshen e punes 9.1%. Në sektorin shteteror punonin 697.774 veta,ne sektorin koperativist 517.178 persona.
Nga bonifikimet u përfituan mbi 52.500 ha tokë, dhe u përmirësuan 200.500 ha tokë, u zgjeruan liqenet artificiale dhe rezervarët e ujit. Tokë e punuar 710.000 ha.Tokë arë 589.000 ha.Pemishte 58.000 ha.Ullishte 44.000 ha. Vreshta 19.000 haktar.U mbollën 5 milionë e 844 mijë rrënjë ulliri dhe një milion e 182 mijë rrënjë agrume. 60 milionë e 630 mijë pjergulla rrushi, u hapën 20 mijë ha vreshta me rrush.Vetëm gruri i mbjellë me 209 mijë ha siguronte 234 kg bukë për një banorë. Shqipëria kishte 699.000 gjedhë. Për fat të keq Sali Berisha do t’i shkatërronte pasuritë e mbidheshme dhe të nëndheshme deri tek armatimi e municioni kolosal, që e kishte mbyllur E. Hoxha në tunele”. U pyllëzuan rreth 200.000 hektarë,u përmirësuan rreth 400.000 hektarë pyje.U arrit ndërtimi i 385.769 shtëpive e apartamenteve të banimit, u ngritën 67 qytete të reja. Prodhimi i drithrave dhe bulmetrave!
Drithra buke 954.500 ton; Patate 134.900 ton; Oriz 12.300 ton;pambuk 15.700 ton;duhan 15.700 ton ;panxhar sheqeri 321.100 ton; luledielli 53.700 ton; perime bostan 371.000 ton fasule 19,400 ton tagjira 15.700 ton;Elb distik 3.300 ton Fruta105.000 ton; ullinj 50.300 ton agrume13.800 ton,Rrush 80.700 ton;rrush vreshti 55.600 ton;Qumesht 367.400 ton; mish 64.100 ton veze 215.500 kokërra;Mjaljte 700 ton.
Blegtori kishte 86.000 krere Qe ; 212.000 krer Lopë;dhën 1.21.00 krere nga keto per qumesht 854.000 krere; dhi 791.000 krere nga keto per qumesht 528.000 krer.Dërra 170.000 krere,dosa 16.000 krere.Njëthundrak 138.000 krerë; Shpend 3.831.000 krere;’Bletë 105.000 koshere moderrne!
Fondi i pyjeve gjithsej 32.979 metra kub,nga te cilat;15.219 m3 pyje te larta;4.400 m3 halore;10.819 m3 fletore, 12.080 m3 pyeje te ulet dhe 568 m3 shkurre.Nga pyjet dhe kullotat: Grumbulloheshin 315 ton Valanidh;3021 ton Shqeme;4.038 ton sherebel.173 ton gjethe dafine;1.219 ton dellenje e kuq; 198 ton dëllënjë e zeze; 171 ton Rozmarine;124 ton kamomil; 52 ton çaj mali;830 ton shqopë dhe 49.9 ton bimë te tjera mjeksore.
Industria shqiptare prodhonte mbi 130 lloje makinerish, 60 prej të cilave për bujqësinë. Vetëm traktorë me 15 kuaj fuqi kishte 22.300 copë. Shqipëria kishte 2000 kombajna, Shqipëria prodhonte edhe traktorë të rëndë, me 54 kuaj fuqi, motorin e Shkodës, autobusë, rimorkio 40-tonësh, lokomotiva, vagonë treni minierash etj.Shqipëria kishte 50 miniera dhe prodhonte 1 milion e 700 mijë tonë krom në vit. Nga sasia e mineralit të kromit që nxirrej, Shqipëria zinte vendin e dytë në botë. Shqipëria prodhonte hekur ,1 milion e 179 mijë tone. Shqipëria prodhonte Naftë 1.5 milionë ton. Në katër fabrikat e duhanit – cigareve prodhoheshin 20 lloje cigaresh, duke konkuruar në tregun e jashtëm, ashtu si dhe me dhjetë llojet cilësore të çimentos shqiptare. Eksporti ishte 69%, i mallrave të Shqipërisë. Shqipëria kishte marrëdhënie tregtare, diplomatike me rreth 150 shtete të botës .
U ndërtuan hidrocentralet madhështore ku në çdo 5 deri 6 vjet ndërtohej nga një hidrocentral i madh: si i Lanabregasit,Ulzë, Shkopet,Bistricë Nr.1 dhe Nr.2,Vau i Dejës, Fierzë e Koman të cilët u projektuan nga specialistët vendas, u ndërtuan nga punëtorët shqiptarë, janë objekte dhe veprat më të mëdha të të gjitha kohërave të ndërtuara ndonjëherë në vendin tonë. Sot mbas shumë vitesh (36 vjet shfrytëzim hidrocentrali i Fierzës, 31 vjet shfrytëzim hidrocentrali i Komanit, 41 vjet shfrytëzim Uzina e çelikut, petëzimit në Kombinatin Metalurgjik), këto vepra punojnë për prodhimin e energjisë elektrike, prodhimin e çelikut, hekurit, profileve, tubave, llamarinave etj, duke i shërbyer zhvillimit të ekonomisë së vendit tonë. Ato flasin çdo sekondë të kohës, për të kujtuar “Shpejt, mirë, lirë dhe me forcat tona”.
U studiuan e u projektuan hidrocentralet e perspektivës për kaskadat e lumenjve Drin, Vjosë, Devoll, Osum, Erzen si dhe i 1213 hidrocentrale të vegjël. Vetëm gjiganti Metalurgjik i Elbasanit përbëhej nga 15 uzina.Vetëm diga e hidrocentralit “Drita e Partisë” në Fierzë me lartësi 267 metra ishte diga më e lartë në botë, e cila ka prodhuar 1 miliardë e 800 milionë kilovatë.U ndërtuan më se 83 diga të tjera, me lartësi mbi 25 metra.Kishte edhe 5 termocentrale: TEC Fier me fuqi 80.000 kw/orë ,TEC Kombinatit Stalin me fuqi 5.000 kw/orë, TEC Korçë me fuqi 5.000 kw/orë ,TECI Maliqit me fuqi 5.000 kw/orë,TEC Metalurgjikut Elbasan me fuqi 10.000 kw/orë. U ndertuan 400 mikrohidro- centarle me fuqi 300.000 kw/orë .Energjia elektrike ishte 5 miliardë e 112 milionë kilovatë.Eksporti i energjisë elektrike ishte 2 miliardë e 93 milionë kilovatë. Sot nevojiten 14.000.000 kw/ore . Ndërsa sot hidrocentrali i Kalivaçit ka mbi 24 vjet që ka filluar dhe nuk dihet se kur do të përfundojë. Ndërsa Skiavica nuk dihet kur do të filloi!
Linjat hekurudhore nëpërmjet Hanit të Hotit në veri u lidhen me linjat ndërkombëtare ndërsa në jug vetëm për 2173 metër linearMl) (Kufi me Strugën) kompletohej i vetmi korridor hekurudhor veri¬-jug. Sot transporti hekurudhor po shkon drejt rrënimit të plotë si shumë objekte e vepra të kësaj natyre. ¬
Ndërtimi i veprave madhore si Kombinati Metalurgjik në Elbasan, Superforsfati i Laçit, Ferrokromi i Burrelit, Uzina e Plasmasit në Lushnje, Uzina e Llampave në Vlorë, Uzina e Thelle e Naftës në Ballsh,Uzina e Telave në Shkodër, etj, sot këto objekte janë më shumë se të rrënuara. Nga 4 fabrika letre , sot s’ka asnjë!¬
Në projektimin e ndërtimin e porteve e pontileve të Vlorës, Himarës, Sarandës, Durrësit, Shëngjinit etj, vepra, të cilat edhe sot i qëndrojnë kohës e janë në shërbim të ekonomisë vendit. Në projektimin e ndërtimin e veprave vaditëse e kulluese,u ndërtuan 654 diga të rezervuarëve të ujit së bashku me nënobjektet Mbas vitit 1990 e në vijueshmëri këto vepra nuk mirëmbahen, nuk tregohet kujdes për to, janë lënë në harresë duke u bërë të rrezikshme për komunitetin.Nga kjo pakujdesi u përmbyt disa herë Shkodra,Durrësi,Lezha, etj..
Radio Tirana programet e rregullta në Shqipërinë e Lirë i nisi më 27.11.1944, jepte 18 orë program në ditë në gjuhën shqipe dhe 82 orë në 20 gjuhë të botës. Në Has, në fshatin Letaj, u ngrit antena për Kosovën e viset shqiptare nën Jugosllavi. Radiostacionet në Shkodër e Kukës, në Korçë e Gjirokastër. Në vitin 1981 Shqipëria kishte armatën e madhe me rreth 100 mijë kuadro e specialistë me arsim të lartë,të profilizuar në 35 degë të ndryshme: Kishte Akademinë e Shkencave me 12 Institute e Qendra Kërkimore, Biblioteka e së cilës kishte lidhje e shkëmbime me 400 biblioteka e institucione shkencore të botës. Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë, të cilët ishin krenaria e kinematografisë, kulturës dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5000 institucione kulturore e artistike dhe në fshatrat e thella e malore. Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth 2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë.
Në Durrës prodhoheshin radiot dhe televizorët:Adriatiku, Shkëndija, Rozafa dhe Butrinti. Në Shqipëri kishte 324 905 familje me televizorë, 498 346 familje me radio. Shqipëria kishte 774 spitale e shtëpi lindje, 470 ambulanca e poliklinika të shtrira në çdo fshat, 37 institucione të higjienës e të epidemiologjisë. Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të vdekjeve dhe përqindjen më të lartë të lindjeve në Evropë. Jetëgjatësia ishte më e larta në botë. Në Shqipëri ushtroheshin dhjetëra lloje sportesh, e cila merrte pjesë dhe në veprimtaritë ballkanike, evropiane e botërore. Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 084.804 veta!
Ushtria jone deri ne fillim të viteve 90-të ishte një Armatë e madhe me kapacitete të konsiderueshme njerzore dhe teknikoluftarake! Dhe pa asnjë diskutim ishin të krahasueshme me ushtritë e vëndeve më të zhvilluara europiane! Në përbërje të saj ishin 22 divizione këmbësorie,1 divizion xhenio,Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore,Komanda e Aviacionit Luftarak,Komanda e Fllotës Ushtarako Detare,Komanda e Akademisëe Shkollës Bashluar.
Ushtria shqiptare kishte nje efektiv, gjithsej 585.000 vetë te organizuar në 185 brigada te ndryshme pa Rinine Shkollore te Armatosur dhe pa Forcat Vullnetare te organizuara ne gjithe territorin.FA të RSH kishin 16.500 oficer;9.000 nënoficer;60.000 ushtarë aktivë;8.000 civilë;4 50.000 rezerviste; 230.000 vullnetar të vetmbrojtjes popullore.Ushtria përgatiste, sterviste dhe mobilizonte pë luftë afro 1.000.000 luftëtarë!
Organika e ushtrisë shqiptare për të gjitha njësitë taktike,operativo-strategjike fillonte që nga skuadra,toga,kompania,nëngrupi,grupi batalioni për strukturat e ulta që ishin baza për strukturat e larta,regjimente,brigata Korpuse,Grupime Shtabi i Pergjithshem ,Ministria e Mbrojtjes. Për forcat Vullnetare organika ishte percaktuar :Grupe Vullnetare 110 , batalione 608.Kontigjenti i Forcave Vullnetare ishte 265.512 veta prej te cileve 39.672 burra dhe 169.669 gra e vajza dhe 29.171 paraushtarak.Këtu perfshihen edhe 5.270 oficere rezervist. Kjo ushtri ishte pergatitur per mbrojtjen e vëndit jo për të kërcënuar fqinjët!
Njësitë Taktiko-Operative të Ushtrisë: 74.Brigata këmbësorie; 19 Brigata Sulmuese; 8 Brigada të Rinisë Shkollore; 6 Brigada të Rinisë Studentore; 11 Brigata Tankesh me 1200 Tanke T 54 dhe T 59 plus 630 diagaë, 638 transportues të blinduar; 13 Brigata Artilerise Tokësore me 4.000 gryka zjarri; 23 Regjimente Artilerie Kundër Ajrore (duke llogaritur edhe mortajat 60 m/m, topat 75 m/m; deri tek mortajet 160 m/m dhe topat 152 m/m ushtria jonë kishte 21.500 gryka zjarri); 1 Regjiment i raketave tokë ajër me 240 raketa; 3 Brigata Xheniere; 1 Brigatë ndërlidhje; 1 Regjiment Radioteknik; 1 Regjiment Radio Zbulimi Tiranë; 1 Regjiment Zbulimi Zall Herr; 6 Regjiment Kundertank; 4 Regjimente të Artilerise Bregdetare; 5 Regjimente të Aviacionit Rekativ; 1 Rregjiment i Helikoptereve; 1 Regjiment i Mbrojtjes Kundër Kimike; 5 baza ushtarako detare; 1 Brigadë Nëndetësesh me 80 Katera Silurues ; 4 gjuajtesa detar; 4 nëndetëse; ; 5 Baza te furnizimit te Ushtrise. Brenda 24 oreve ishte ne gjendje te armatoste e ti kishte te gatshme per lufte mbi 700 mije forca. (I shkatrërroi PD 1992-1997)
Brigata të Forcave Vullnetare 6; Shkolla e Bashkuar e Oficerave Enver Hoxha 1;Akademia Ushtarake Mehmet Shehu 1; Akademia Ushtarake e Shtabit të Përgjithshem 1;Shkolla Ushtarake Skenderbej 1; Shkolla Ushtarake e Aviacionit 1;Shkolla Ushtarake e Oficerave te FLD 1; Kufiri shtetëror sigurohej nga 21 Postat e Vrojtimit të Qenderzuar si dhe 76 Posta Kufiri .Gjeneralët shqiptarë kishin llogaritur për çdo m2 rreth 2 500 fishekë, dhe dy predha topi për çdo 50 m2 siperfaqe, ku ushtritë fqinje e kishin 1050 plumba për meter .Shqipëria sipas strategëve të saj ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike edhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet.Do të ishte çmenduri që ndokush ta mohonte këtë fuqi mbrojtëse.Ky fakt i tërbonte armiqte e kombit shqiptar, prandaj përdorën te gjitha menyrat dhe mjetet për ta izoluar politikisht,ekonomikisht e për ta shkatërruar. Ja ku e çoi rruga kapitaliste pas vitit 1990:
Shqipëria mbas viteve 1990-2023 pas përmbysjes se Socializmit “Arkitektët e shkatërrimit të Shqipërisë” “Lumpen qytetarët”, i shkatërruan, i rrënuan për t’i lënë në harresë. Në qoftë se grekët për të pushtuar Trojën ndertuan me dërrasa “Kalin e Trojës “ çuditërisht jo grekët por vetë shqiptarët e shkatërruan Shqipërinë hodhën parrullën e “Zeros” .
Preç Zogaj në librin “Luftë jo civile” Tiranë 1998 fq. 4 Shkruan: “Me hapjen e depove të ushtrisë në mbarë territorin dhe me armatosjen e menjëhershme të krejt popullsisë”. Brenda pak ditësh u bastisën dhe u shkatërruan plotësisht 287 depo të ushtrisë, ndërsa 1011 të tjera u shkatërruan pjesërisht sipas një përllogaritje të më vonshme, të ministrisë së mbrojtjes, u rrëmbyen nga depot ushtarake afro 656 mijë armë të tipave të ndryshme, mbi një miliardë e gjysmë fishekë, 3,5 milion granata dore, një miliardë mina. Dëmi i përgjithshëm llogaritet afro 800 milion dollarë, shifër e përafërt me borxhin e skemave piramidale ndaj kreditorëve.” fq. 44. U shkatërruan 500 fabrika ,uzina e kombinate,2500 garnizone ushtarake! Periudha e qeverisjes kapitaliste 1991-2023 e shkatërroi ekonominë prej 6 bilionë dollarësh. Mbetën të papunë një milion punonjës, emigruan 500 mijë vetë.Vetëm në periudhën 1992-1997 u mori jetën 20 mijë shqiptarëve. Ja pra këtë solli kthimi ne kapitalizëm!
Ne kemi minerale por minierat jane dhene me konçensione, ashtu si energjia elektrike dhe karbohidratet! Sot Shqipëria nuk prodhon asgje,jemi shtet importues! Sot nuk kemi kapacitete mbrojtese as njerezore e as teknike! Ushtria shqiptare ka një efektiv rreth 6.600 vetë sipas deklarates me rastin e rritje 30% te pages ushtarakeve se MM Niko Peleshi! Gjithe shtetet kufitare me Shqipբrine kane sherbimin e detyrueshem ushtarak,kane ushtri ne kuader te NATO-s dhe jashte strukturave te NATO-s! Shkurtimi i 12 Gjykatave në rrethe do të sjelli kaos sepse jane me qindramijra çështje që presin zjidhje prej 20 vjetësh! Pas mbylljes se gjykatave lind vetgjyqësia,semundje shekullore e kultuvuar nga pushtuesit per te eleminuar shqiptaret!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!