Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Emër mali me prejardhje nga gjuha e lashtë shqipe: Kau (kafshë e bekuar, sipas kultit ilir) + Kas (mal, kodër e begative).
Emra në gjuhën e lashtë shqipe, më vonë të latinizuar, sipas kulteve ilire (të dhisë, kalit, kaut, shqiponjës etj.) kanë pasur në lashtësi edhe Mali Taurus (më herët Mali Ida-Eda, Mali i Dhive, në pjesën jugore të Anadollit të sotëm, emri i malit Ida në Trojën e lashtë, pjesa veriperëndimore e Anadollit të sotëm dhe emri i Malit Ida-Eda në ishullin Kreta, si edhe emri i gadishullit Taurica (Krimea e sotme, sipas emrit në gjuhën latine: Taur, nga gjuha e lashtë shqipe: Ka-u).
* Në gjuhën lituane (lituanishte): Kaukas lietuvių mitologijoje – mitinė būtybė, laikomas vaisingumo, derliaus, turtų dvasia; në shqip: Kaukas është një krijesë mitike në mitologjinë lituaneze, e konsideruar si shpirti i pjellorisë, korrjes dhe begatisë. Këtë fakt e sjellim nga gjuha lituane, sepse kjo gjuhë ka ruajtur më shumë elemente nga gjuhët e lashta pellazge-ilire, siç njihet nga studiuesit: gjuhë arkaike.
* Emri i Detit Kaspik – Kaspian, gjithashtu nga gjuha e lashtë shqipe; Kas-pi-an (anë): Deti për anë (anësh, mbanë, përtej) kodrës -malit; që nënkupton detin matanë Kaukasit.
* * *
Fakti 1:
“Kaonët ishin një nga fiset më të rëndësishëm të Mbretërisë së Epirit, fiset epirote identifikoheshin si ilirë dhe kishin elemente kryesisht të kulturës ilire. Kaonia shtrihej nga lumi Kalama (Kalamata) i Çamërisë në jug e deri në luginën e Drinit (Drinos) në Gjirokastër, në veri. Qyteti më i madh i Kaonëve (Kaonisë) ishte Antigona (Antigonea) në afërsi të Gjirokastrës së sotshme. Kaonët ishin një fis shumë luftarak.”
Fakti 2:
Kulti ilir i kaut, sipas Robert Elsie
“Zbulimet arkeologjike, shënimet e autorëve të antikitetit dhe gojëdhënat rreshtojnë në listën e kulteve për ilirët edhe kultin e kaut. Koha e kultit të tij lidhet me adhurimin e gjedhëve në përgjithësi dhe me shpikjen e parmendës e të qerreve, të cilat tërhiqeshin nga qetë. Studiuesit janë të mendimit se ky kult daton që në epokën e patriarkatit. Arkeologët e gjetën kafkën e kaut në qendër të një tume në Pazhok të Elbasanit dhe legjendat na thonë: “Kadmi dhe e shoqja, Harmonia, e përshkruan rrugën, për në Iliri, të hipur në një çift (pendë) qesh (gjedhësh). Stefan Bizanti njofton se, për nder të qeve të Kadmit, në veri të Ilirisë, një qytet kishte emrin Buthoe. Sikurse dihet, tashmë është e studiuar mirë origjina e emrit të Butrintit, Buthrot = vend i rritjes së demave.
Në jetën e përditshme gjejmë njësi frazeologjike, të cilat lidhen me kultin e kaut si: “Të dihej e mira e kaut se thernin bota/”, nisur nga fakti se kau punon tokën. Shpesh dëgjohen njerëz të moshuar: “Kau ka uratë”, “Mishi i tij nuk duhet të hahet’. Madje, për të mos e lodhur, mërzitur dhe për ta vlerësuar kaun bujqit, që lërojnë tokën, duke ngarë qetë dhe duke ecur me parmendë në dorë, u thonë qeve: “Ho, vëlla, ho, avash, vëlla, avash, hë, të keqen hë!” etj.”
– Robert Elsie, Kultet shqiptare.
(16 prill 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!