PËR REXHEP QOSEN DHE ENVER HOXHËN!

22
Jul
2024
Shkruan: Gjon Bruçi


Gazeta “DITA”, 8 korrik 2020
-Një koment i nxitur nga biseda e Profesor Rexhep Qosjes, me rastin e botimit të romanit “Të fshehtat e treguara”-
Gazetari i DITA-s, Xhevdet Shehu, në shkrimin “esk¬luziv” të datës 4 korrik 2020 për Rexhep Qosjen, me titull “Enver Hoxha i pashmangshëm”, na jep një detaj të vogël por interesant, domethënien e të cilit, ia len ta zbërthejë vetë lexuesi. Është fjala për një bisedë që gazetari ka zhviluar me Profesorin në Prishtinë, në ditët e para të daljes nga shtypi të romanit të këtij të fundit me titull “Të fshe¬htat e treguara”.
Profesor Qosja, – kumton zoti Xhevdet, – më shfaqi një pakënaqësi, duke më thënë se nga njoftimi dhe shkrimi i gazetës (Dita), duket sikur romani im është shkruar për Enver Hoxhën. – “Jo! Ky roman, – vijon pro¬fesori, – nuk është për Enver Hoxhën. Është për aktualite¬tin politik në Shqipëri e Kosovë. Enver Hoxha vetëm sa përmendet në disa pjesë të librit . . .!”
Realisht, kur lexon komentin e gazetës dhe fragmen¬tet e para për romanin e sapo botuar të Profesorit, kup¬tojmë se dukja e emrit të Enver hoxhës në gojën e per¬sonazhit të librit, nuk është qendra e subjektit, por një detaj në shërbim të përmbajtjes dhe mesazhit që jep lën¬da e veprës në fjalë. Megjithatë, në një roman, artistik apo historik qoftë, përmendja e figurave që kanë pasur një peshë të konsiderueshme në ngjarjet e kohës, edhe pse kalohen me penelata të thjeshta e të pakta, tërheqin vëmendjen dhe interesin e lexuesit, duke dalë vetiu në plan të parë, e duke dominuar gjithë subjektin që trajto¬het me gjuhën e artit.
Po, pse atëherë, Profesor Qosja shfaq disi “pakënaqë¬si”, për theksin enverian, që gazeta vë në shkrimin prom¬ovues të romanit të tij, dhe kërkon të qartësohet se, ai nuk e ka shkruar romanin për Enver Hoxhën, por për “aktualitetin politik në Shqipëri e në Kosovë?!
Shqiptarët e dinë fort mirë qëndrimin e pandryshuar të Rilindasit të fundit të Kombit tonë, Profesor Qosjes, për figurën e “pashmangshme” të Enver Hoxhës. Në një debat të paradokohshëm me disa pseudohistorianë, të cilët pas vitit 1990 u rrekën të bënin “biografinë e defor¬muar” të Udhëheqësit të madh të shqiptarëve të gjysmës së dytë të shekullit të njëzet, Profesori u pati adresuar atyre një këshillë: “Përpara se të shkruanin për Enver Hoxhën, duhet të hulumtonin dokumentet e arkivave kryesorë të Europës, e madje edhe më tej, dhe jo të sajo¬nin frazologji të mbledhura nga fjalori i rrugëve dhe me¬jhaneve të “katundit”. Dhe ky qëndrim i Profesorit, ka qenë permanent gjatë gjithë kësaj periudhe të sulmeve monstruoze, ndaj figurës madhore të kombit, me emrin Enver Hoxha.
Nisur nga sa evidentuam më sipër, Profesori i nderu¬ar, do ta pranonte me dëshirë e kënaqësi të madhe “lap¬susin” e gazetës Dita, e cila me komentin e saj, e zhven¬dos Enver Hoxhën në personazhin kryesor të librit të tij. Madje Profesor Qosja, e them me siguri matematike, do të dëshironte të shkruante një roman, ku nga fillimi e gjer në fund të flitej për jetën dhe veprën e Enver Hox¬hës. Por ai nuk ka tentuar ta bëjë këtë, sepse ka droje se mos nuk arrin ta realizojë një roman të tillë në nivelin që kërkohet. Ai e din shumë mirë, se asnjë roman, historik apo artistik qoftë, nuk mund të nxërë jetën dhe veprën e Enver Hoxhës. Ndaj dhe nuk ka guxuar gjer tani t’ia nisë këtij misioni, sa të vështirë, aq të nderuar e të nevojshëm për të sotmen dhe të nesërmen e popullit shqiptar.
* * *
Dhe vërtet: A mundet një roman të përfshijë jetën dhe veprën e Enver Hoxhës? Qoftë edhe i shkruar nga një shkrimtar i çmimit NOBEL?!
Në një fragment të romanit të sapobotuar të Profe¬sorit, organet violente të shtetit jugosllav, akuzojnë njërin nga personazhet e librit me emrin Nimet Kalludra, i cili propagandon midis shqiptarëve të Kosovës dhe më tej, “meritat politike, shtetërore e kombëtare, të tashme e historike të diktatorit Enver Hoxha”! Vetëm në një faqe format letre, që mund të bëjnë rreh dy faqe të librit (ro¬manit), këto merita, të rreshtuara përmbledhtas në formë pikash, përbëjnë shifrën gjashtëmbëdhjetë. Sejcila prej këtyre 16 pikave, po të zbërthehen hollësisht, përbëjnë lëndën e një romani të plotë, pra do të kishim 16 roamne. Por edhe kjo nuk do të mjaftonte për të pasqyruar as çer¬ekun e jetës dhe veprës kolosale të Enver Hoxhës. Qoftë kjo, edhe vetëm duke i rreshtuar ngjarjet si fakte, pa ko¬mentet përkatëse të situatave kur kanë ndodhur e janë realizuar.
Tri janë mundësitë e përfshirjes “në një libër të vetëm”, të jetës dhe veprës së Enver Hoxhës: Dokumentet his¬torikë që gjenden nëpër kancelaritë ndërkombëtare; His¬toria e shkruar e dy periudhave legjendare të popullit tonë, LANÇ dhe Ndërtimi Socialist dhe: Memoria e popul¬lit shqiptar, fiksuar në krijimtarinë artistike dhe folklor¬ike, që ka realizuar në gjysëm shekulli, për këtë Prijës të pashoq në historinë e tij shumë shekullore. A mund të pasqyrohen këto të tria në një roman?! Kurrsesi!
Poetët, shkrimtarët, njerëzit e letrave, profesorët e filozofisë dhe shkencave shoqërore e historike, mund të thurin poema, romane, përkufizime e ligjërata të hatashme për Figurën e madhe e të pakontestueshme në sh¬kallë kombëtare e më tej, të Enver Hoxhës. Ndërsa unë, qytetari i thjeshtë, mbetur ushtar besnik i Komandantit Enver Hoxha, do të dëshiroja që në këtë lëmë të madh përkufizimesh, deklarimesh e përgjithësimesh për Ud¬hëheqësin tonë të paharruar, Prijësin e Madh të Popullit Shqiptar, Rilindasin më të madh të Kombit tonë, Enver Hoxha, të shpalos këtë përcaktim të thjeshtë, por mendoj realist:
“Historinë e bëjnë masat popullore, individët lozin rol të veçantë, – na mëson përvoja e shoqërisë njerëzore. Por roli i Enver Hoxhës në epokën pesëdhjetëvjeçare të Shqipërisë së Re e Moderne, është dhe mbetet vigan. Ai përmblidhte në një njeri të vetëm, virtytet më të larta e më të arrira të shqiptarit në shekuj, dhe ishte njëherësh edhe realizuesi më i shkëlqyer i aspiratave të popullit të tij”.
* * *
Personazhi i romanit të Profsor Qosjes, Nimet Kul¬ludra, në fund të fragmentit që lidhet me Enver Hoxhën, thotë: “Menjëherë pas vdekjes së tij, Enver Hoxha, një kohë të shkurtër do të jetë i mallkuar; mandej një kohë pak më të gjatë do të jetë i ankuar; kurse përgjithmonë do të jetë i kërkuar prej popullit shqiptar. Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, – vijon personazhi në fjalë, – me idhtarët e tij sot, dëshirojnë ringjalljen politike e shtetërore të Enver Hoxhës. Mendja dhe etika e tij, – vijon më tej Kulludra, – do të shpëtojnë Shqipërinë e Kosovën prej hajnave, plaçkitësve, zhvatësve, shfrytëzuesve të rinj, që edhe Shqipërinë, edhe Kosovën po i lënë gjithnjë e më me pak shqiptarë, gjithnjë e më shumë të dëshpëruar në Atdheun e tyre, që kërkojnë shpëtim në botë”.
Kam bindjen se këto meditime të personazhit të ro¬manit, që doemos janë edhe meditime të autorit të tij, do të bëhen realitet në një kohë më të shkurtër se sa ai e parashikon. Mjafton të ulemi e të bisedojmë shtruar me njerëzit e thjeshtë, sidomos me punëtorët e fshatarët, që përbëjnë dy klasat mike dhe dominuese të vendit, dhe do të bin¬demi se filozofimet tona për këtë çështje madhore, do të materializohen më shpejt se sa e mendojnë një pjesë e qytetarëve, të cilët janë në prag të shuarjes së shpresës për të dalë nga errësira e tunelit, ku pabesisht e forcër¬isht i kanë futur mercenarët e rinj të borgjezisë së vjetër.
Rajoni, Europa dhe Bota, ka kohë që po e vlerësojnë dhe po e evidentojnë veprën teorike e praktike të Ud¬hëheqësit shqiptar, Enver Hoxha, vepër e cila kapërcen kufijt e vendit që Ai drejtoi për një periudhë gjysëm shekullore, dhe rrezaton fuqishëm edhe për shekujt pasardhës.
Mjerë ne bashkëkombësit për këtë vonesë të pa¬falshme në vlerësimin e veprës së Tij madhore, të cilën, e përsëris, nuk mund të nxërë asnjë roman Artistk, apo Historik qoftë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk