PERANDORI JUSTINIAN PËRSHËNDETË NGA ULPIANA E KOSOVËS!

16
Aug
2023
Shkruan: Shefqet Cakiqi-Llapashtica


“Dardania” në dedikimin e Perandorit Justinian për gruan e tij Teodora !
Çfarë u zbulua në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, rrënojat e Kishës më të vjetër në botë, afër Prishtinës?
Një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokallitetin Arkeologjik “Ulpiana”.
Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.
Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës, Kosovës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.
Një ekip i arkeologëve në përbërje të Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mozaik që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora. Mozaiku përmban edhe emrin e Dardanisë.
Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.
Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm !
Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.
Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët.
Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme!
Gërmimet kanë nxjerrë në dritë një zbulim tjetër fantastik: një mozaik që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora.
Në mbishkrimin e dedikimit përmendet edhe Dardania. Kjo tregon peshën e madhe që ky vend kishte për sundimtarin më të madh të Bizantit, i cili edhe vetë ishte me origjinë nga Dardania.
Dëshmi të tjera për emrin e Prishtinës, që e lidhin origjinën e këtij emri, Prishtina e ka marrë emrin nga Justiniani i Parë, Primus Justinianus. Me njeriun që ndërtoi Hagia Sofinë, dhjetëra e dhjetëra kisha të tjera, nga Mali Sinai në Lindje e deri në Ravena në Perëndim, që kodifikoi të drejtën romake dhe ngriti qindra fortifikime kundër dyndjes së sllavëve në Ballkan. Njeriun që u bë figura e fundit madhështore e qytetërimit romak!
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë fundjavës ka vizituar Parkun Arkeologjik të Ulpianës të cilin e ka quajtuar të klasit botëror.
“Kisha privilegjin të vizitoja Parkun Arkeologjik të Ulpianës sot, ku një ekip mahnitës po rrit njohuritë dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë lokacion të klasit botëror”, ka shkruar Hovenier.
Hovenier publikoi edhe disa pamje nga atje ku shihet i përfshirë në punët që po kryhen aty.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk