PERANDORIA ROMAKE LINDORE OSE PERANDORIA E BUZANËS…!

21
Dec
2023
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Shpalime
Përdorimi i saktë i termave historikë dhe gjeografikë sipas natyrës së gjuhës shqipe
Buzanë, jo Bizant (emërtimi i qytetit dhe i perandorisë Roma Lindore, kur bëhet fjalë për atë periudhë historike, jo edhe për emrin e sotëm të qytetit Stamboll-i).
Konstandini, jo Konstandinopol apo Konstandinopojë,
sikurse Aleksandri, jo Aleksandropol ose Aleksandropojë
Për përdorimin e saktë të termave historikë dhe gjeografikë sipas natyrës së gjuhës shqipe
PERANDORIA ROMAKE LINDORE OSE PERANDORIA E BUZANËS, JO PERANDORIA E BIZANTIT OSE BIZANTINE; QYTETI I BUZANËS, OSE KONSTANDINIA, JO BIZANTI APO KONSTANDINOPOLI
Jo vetëm gazetarët, publicistët, mediet dhe autorët joprofesionistë të komenteve, shkrimeve, vështrimeve, analizave dhe teksteve në lidhje me historinë e lashtë të shqiptarëve (pellazge-ilire-arbërore), por edhe shkrimtarët, studiuesit dhe historianët që e konsiderojnë veten dhe vlerësohen edhe nga të tjerët si profesionistë, në botën shqiptare tepër vështirë reformohen, përparojnë dhe i ndryshojnë qëndrimet e veta të mëhershme të gabuara, duke u bazuar në zbulimet, prurjet dhe arritjet e reja shkencore nga autorë të tjerë.
Kështu, edhe më tej shumica e tyre ende vazhdojnë të bëjnë gabime, që janë pafalshme për profesionistët, si për shembull, ende vazhdojnë Perandorinë Romake Lindore ta quajnë ashtu siç nuk ka qenë ajo, si Perandoria e Bizantit ose Bizantine, ndërsa kryeqytetin e saj e quajnë edhe më tej Bizant ose Kontantinopoli ose Kontandinopojë, sipas autorëve grekë dhe natyrës së gjuhës së tyre.
Kjo perandori, nga askush deri më sot, nga studiuesit më seriozë të vendit e të huaj, nuk është kontestuar (mohuar, vënë në dyshim) se është themeluar nga Konstandini i Madh ilir i Dardanisë.
Në bazë të burimeve relevante historike dhe sipas natyrës së gjuhës shqipe, që ka qenë edhe gjuha e themeluesit të kësaj Perandoria, Shën Konstandinit të Madh dhe shumë perandorëve të tjerë të mëvonshëm, për mbi 1129 vjet sa ka ekzistuar ajo Perandori, dhe kryeqyteti i saj nga shqiptarët duhet të quhen me emrat e tyre të saktë, në gjuhën shqipe, sipas natyrës dhe rregullave gjuhësore të saj.
PERANDORIA E ROMËS LINDORE OSE ROMA LINDORE, JO E BIZANTIT, POR E BUZANËS OSE BUZANIT;
SI EDHE KRYEQYTETI I SAJ, NË FILLIMET E PERANDORISË ME EMRIN: BUZANË-A OSE E BUZANIT; PAS RINDËRTIMIT TË QYTETIT NGA KONSTANDINI I MADH, QË NJIHET SI QYTETI I KONSTANDINIT: KONSTANDINI, JO KONSTANDINOPOLI DHE KONSTANDINOPOJA.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk