O njerëz duajeni të tuajen rrënjen
Perendimi nderon kryqin jo hënën
Ku është Atëdheu ynë o njerëzit e ri
N’Europë- n’Ilirik n’Turqi apo Arabi
Shqiptarët e kohes kah po shkoni
Historinë tuaj t’paster e shqelmoni
U ndërruat mbetet me dukje fetare
Te ikur nga bërthama iliro-shqiptar
–
Për fe nuk rrezikohet gjuha e Atëdheu
Këtë nuk do na e falte Skenderbeu
Gjergj Kastrioti nuk do t’na kuptonte
Syve dhe veshëve nuk do u besonte
Gjëndja jonë krenarinë do ja mposhte
Me mllef e zhgenjim do të na thoshte
Ku jeni more ju bijat dhe ju bijtë e mi
Jeni rritur apo keni mbetur femijë
Ç’janë gjithë këto xhamia e minare
Nuk shkojnë me kulturen shqiptare
Pse ngjani në mongolë muslimanë
Arbëreshë more ju lash e jo osmanë
Lash gjakun e paster iliro-arbëresh
Jeni tjetërsuar në pa shije përshesh
–
Ne shqiptarët kurrë nuk mësuam
Nga dhimbjet e humbjet që pësuam
Të bashkuar Perendimi nuk na don
Në një shtet musliman nuk na lejon
Perendimi një herë na ka ndihmuar
Dhe për këtë shumë është penduar
Serbinë perseri sheh me sy të mirë
Neve n’Ilirik mos t’na lënë krejt t’lirë
Shenim
Pse Perendimi nuk e furnizoj me armatim UÇK-ën?
Pse Perendimi po insiston me çdo kusht krijimin e asociacionit njëetnik serb në Kosovë – pykes kunder bashkimit kombëtar shqiptar ?
Pse Perendimi i detyroj Kosovës një flamur tjetër e jo at kombëtar?
Pse Perendimi nuk lejoj shqiptarët në Maqedoni të bëhen të barabart me sllavet?
Pse Perendimi është i shurdhet për Luginën e Preshevës? Këto pyetje ngjajnë me të poshtmet:
Pse Perendimi dikur ja fali Çamerinë Greqisë dhe është krejt i shurdhet për at çeshtje tonë?
Pse Perendimi dikur ja fali Sanxhaqet shqiptare sllavëve dhe poashtu është i shurdher?
Merreni edhe shembullin e Bosnes. Çka u kanë bërë serbet boshnjakëve muslimanë dhe serbet u shperblyen nga Perendimi me gjysmen e teritorit te Bosnes e Hercegovines.
Perendimi e din si dhe pse u krijua Serbia. Perendimi e din si u rrit dhe si është tani Serbia dhe vazhdon ta merr me të mirë e ta perkdhel.
A do ta kuptojnë shqiprarët ndonjëherë se Perendimi shqiptarët kurrë nuk i lejon si komb i bashkuar me shumicë muslimane në Siujdhesen Ilirike?
Ne si popull do te duhej te kishim vetëdijen kombëtare aq të lartë sa qe pyetja – kombi apo feja secilit shqiptar ti tingëllonte si pyetje e pa vend, nënçmuese e poshtëruese!
Nese duam të mbijetojmë nuk duhet të sakrifikohet kombi për fe por e kunderta, të sakrifikohet feja për komb! Nuk është turp por vlerë jetike ta bëjmë këtë. Kjo nuk arrihet me kamxhik por me edukim të mirëfillt kombëtar e shkencorë qe qon në ngritjen e vetëdijes kombëtare.
Ne ishim në Ilirik para gjithë të tjerëve dhe para feve!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!