PËRGJIGJET MBRESËLËNËSE TË Z. Fatmir Osmani NË TRE PYETJET E MIA

28
Feb
2025
Shkruan: Lirim Gashi


1.
Ekziston një botë jashtë shpellës që disa qytetarë të Kosovës nuk e kanë parë kurrë. Por pikërisht për shkak se janë të burgosur në shpellë, ata janë skeptikë dhe nuk mund t’i kuptojnë apo pranojnë mendimet tuaja. Megjithatë, të burgosurit janë gjithashtu njerëz, ndërsa ai që e mbush oxhakun me dru dhe e mban të ndezur zjarrin në shpellë është shërbëtor. Mirëpo i burgosuri që arratiset dhe kërkon rrugën drejt dritës është një filozof. Megjithatë, të burgosurit që kanë përjetuar dritën e mendjes shpesh sakrifikojnë veten dhe kthehen në shpellë për t’u treguar atyre realitetin e vërtetë. Sokrati e quan një njeri të tillë “njeri politik”. Problemi që kemi ne si shqiptarë të Kosovës është se ne vetëm i kemi hequr prangat, por jemi ende në shpellë. Prandaj ata që e quanin veten politikanë morën rolin e shërbëtorëve, pra mbushnin oxhakun me dru dhe e mbanin të ndezur zjarrin në shpellë. Dhe ç’është më e keqja, nuk i lejonin të burgosurit e tyre të kërkojnë dritën, por u thonin: “E dini ku ishit, ne ju hoqëm prangat dhe ju lamë të lirë”. Në zgjedhjet e fundit, njerëzit që jetonin në shpellë e shuan zjarrin e mashtrimit dhe tani po kërkojnë një rrugë drejt dritës.
PDK, LDK, AAK dhe të gjitha bandat e tyre janë të vetëdijshme se nuk mund ta kthejnë më popullin atje ku e mbanin peng sa e kishin pushtetin. Ata kanë vetëm një synim, të vështirësojnë rrugën e popullit drejtë dritës. Dhe në çdo cep të rrugës drejt dritës mundohen të vendosin gurë dhe pengesa, ndaj do të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer shqiptarët në atë errësirë të shpellës.
2.
Qeveria e Kurtit mori përgjegjësinë për ta udhëhequr Kosovën në një kohë tepër të vështirë me sfida të mëdha. Është e vështirë të vlerësohet fajësia apo pafajësia e saj për përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës, sepse shumë faktorë dhe interesa ndërkombëtare kanë ndikuar në ngjarjet aktuale. Është e rëndësishme që në mënyrë objektive të analizohet situata dhe të kërkohen zgjidhje në nivel kombëtar dhe jo shtetëror. Veriu i Kosovës është problem kombëtar dhe jo problem shtetëror. KM Kurti po mundohet i vetmuar ta zgjidh problemin me Serbinë sepse fatkeqesisht në Shqipëri kemi një KM që ka arritur me mashtrime ta qetesoj popullin pranë zjarrit të shpellës se tij dhe nuk ka interes ta lejojë të dalë jashtë.
Një gjë duhet ta kuptojmë ne shqiptarë. Jemi kombi i vetëm në Ballkan që nuk e kemi zgjidhur problemin kombëtar dhe të gjitha problemet që i kemi me fqinjët tanë Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Greqinë mund t’i zgjidhim vetëm si një komb i përfaqësuar nga dy shtete të forta që veprojnë si një tërësi e harmonizuar dhe e pandashme. Megjithatë, është vetëm një shtet në botë që mund ta ndihmojë çështjen tonë kombëtare pa e humbur asnjë vlerë. Ai shtet është SHBA-ja e madhërishme.
Problemi i veriut është një problem i trashëguar për këtë qeveri dhe ne si qytetarë duhet ta ndihmojmë për ta zgjidhur, sepse çdo qeveri që do të përpiqet ta zgjidhë pa ndihmën e qytetarëve të popullit shumicë do ta ketë të pamundur.
3.
Po, mundet dhe duhet nëse është e nevojshme.
Serbia është produkt i kishës ruse dhe ka bindje dhe motiv klerofashist. Zgjeroi shtetin e ngushtë me Republikën Srpska themelet e së cilës i vendosi mbi gjakun e boshnjakëve, kroatëve dhe fqinjëve të tjerë dhe po përpiqet të riokupojë veriun e Kosovës pas gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Ajo nuk do të dalë kurrë nga kthetrat e Rusisë, sepse ato janë gjeneza e saj. Pra, serbët janë të njëjtë si 300 vjet më parë dhe janë të paaftë për të ndryshuar në raport me ne. Ne si shqiptarë kemi përgjegjësinë të informojmë ndërkombëtarët për këtë të vërtetë dhe këtë mund ta arrijmë vetëm me një qëndrim dhe veprim të përbashkë dhe të vendosur, duke forcuar shtetin, ekonominë dhe mbi të gjitha ushtrinë.
Klerofashizmi serb është një fenomen që nuk zhduket lehtë, por mund të ndalet nga frika. Nëse duam ta mbrojmë veriun e Kosovës, së pari duhet t’i tregojmë botës se jemi gati të vdesim për këtë vend. Duhet t’i tregojmë botës se nëse serbët kanë vetëm një arsye për të vdekur për veriun e Kosovës, ne si shqiptarë kemi mijëra arsye.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk