Përse “Duhet” të vriten palestinezët!

25
Nov
2023
Shkruan: Dritan Goxhaj

Pjesa e parë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit, luftë e cila vetëm pas dy ditësh u kthye në origjinën e saj, në konfliktin Izraelito –Palestinez, numri i të vrarëve në Gaza nga ana e ushtrisë izraelite (IDF) ka arritur në 14,920 nga të cilët 4650 janë fëmijë, 3,145 janë gra dhe 3600 janë akoma të mbetur nën rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombat e IDF. Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 29,200.

Kur sheh një shkatërrim të tillë dhe një mospërfillje mizore ndaj humbjes së jetëve njerëzore në Gaza instiktivisht të lindin pyetjet :

Cili është objektivi gjeopolitik i Izraelit kundrejt Palestinës dhe palestinezëve?

Çfar po këkrok të arrijë Izraeli me këtë operacion Ushtarak?

A ka një objektiv strategjik Izraeli dhe cili është ai?

A janë në një linjë objektivi ushtak me atë strategjik dhe atë politik?

Le të sqarojmë pak pyetjen e parë – objektivi politik
Nga çdo lloj aspekti ushtarak që ta shohësh angazhimin izraelit për këtë luftë e kupton se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për eleminimin ose demilitarizimin e një organizate. Vetë numri i forcave të angazhuara, 360 mijë forca të jep të kuptosh se këtu kemi të bëjmë me një objektiv të madh gjeostrategjik, por edhe gjeopolitik. Pasi angazhimi kaq i madh i të gjitha këtyre forcave dhe ndërhyrja nga deti, toka dhe ajri në një territor si Gaza mund të merret me mend se në fund të këtij operacioni të konsideruar si luftë nga Izraeli do të mbetet vetëm një liqen i madh me gjak, vdekje dhe shkatërrim.

Për këdo që e sheh këtë operacion ushtarak si anti-njerëzor do të mjaftonte që të lexonte një dokument të publikuar së fundmi nga instituti Misgav në Izreal, Instituti për Sigurinë Kombëtare dhe Strategjinë Zioniste, dhe që paraqet objektivin politik të kësaj ndërhyrje ushtarake në Gaza, dhe që nga përmbajtja nuk dallon aspak nga qëllimi politik i operacionit “Zgjidhja e finale” që Gjermania Naziste bëri për hebrenjtë në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ky dokument titullohet “ Plani për rivendosjen dhe rehabilitimin definitiv në Egjypt të gjithë popullatës të Gazës”. Dhe është shkruar nga një anëtar i partisë së kryeministrit aktual të Izraelit.

Ashtu si shifet edhe nga titulli nuk është shumë e lodhshme të merret me mend se qëllimi është që gjith Rripi i Gazës të boshatiset nga palestinezët dhe i gjithë ky territor të kthehet në një territor izraelit. Dhe kështu përfundimisht i japin fund problemit politik palestinez.

Le sqarojmë pyetjen e dytë – objektivi ushtarak
Aktualisht ushtria izraelite e cila tashti është kthyer nga Forca Mbrojtëse në Forca Pushtuese, po lufton një lloj lufte konvecionale e përbërë nga një grusht i blinduar që ecën përpara me mbulim e mbështetje masive ajrore.
Forcat Pushtuese Izraelite kanë hyrë në qytetin e Gazës nga disa drejtime duke arritur që të përparojnë vetëm disa kilometra për 4 javë luftime.
Por deri më sot nuk kanë treguar asnjë lloj prove serioze të përballjes dhe shpartallimit të forcave të Hamasit. Ajo që shihet nga videot e shpërndara nga vet ushtria pushtuese Izraelite duken kolona tankesh dhe mjetesh të blinduara të cilat mundohen të çajnë përpara, por asnjëherë të shoqëruara me trupa këmbësorie që lëvizin në këmbë pas këtyre mjeteve të blinduara, siduket nga frika se mos humbasin një numër të madh ushtarësh nga goditjet e befasishme të grupeve të luftëtartëve të Hamasit, të cilët dalin nga tunelet e tyre vetëm sa për të bërë një goditje dhe tërhiqen sërish në brendësi të tyre duke mos i lënë mundësi forcave izraelite që të mund të kundërpërgjigjen atyre direkt.

Por për t’ju shmangur luftimit direkt me Hamasin dhe për të treguar se po e arrinë objektivin e tyre ushtarak i cili është – eleminimi total i Hamsit, janë duke bërë një pastrim total etnik në Gaza.
Izraelitët e kanë kuptuar se me genocidin që po ushtrojnë është pothuajse e pamundur për të çrrënjosur Hamasin, jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht. Por mundësia e vetme për ta zhdukur Hamasin nga Gaza është të boshatisin Gazën nga palestinezët. Kjo është mënyra e vetme që izraelitët të mund të deklarojnë se kanë arritur objektivin e tyre ushtarak.

Le të sqarojmë pyetjen e tretë – objektivi strategjik.
Amerikanët kanë një shprehje sipas së cilës në rast se dëshiron të kapësh dhe zbulosh një krim, atëherë ndiq paranë. Por kush e bën paranë në këtë rastin tonë?
Në Lindjen e Mesme paraja vjen nga nafta dhe gazi. Pra llogjikisht i bje që shprehja amerikane për këtë rastin tonë të jetë : ndiq gazin dhe naftën që të kuptosh arsyet gjeostrategjike të ndërhyrjes ushtarake të Izraelit në Gaza.
Kështu vim te e njëjta histori qindra vjeçare se luftërat bëhen për arsye të interesit kombëtar ose të parasë. Dhe në këtë rast, gazi është një resurs thelbësor për të qënë edhe interes kombëtar edhe para, pasi tashmë ka disa dhjetëra dekada që paraja është kthyer në interes të vetëm kombëtar.

Dhe në këtë rast bëhet fjalë për një fushë gaz mbajtëse e cila ndodhet 36 kilometra larg nga bregu i Gazës, në një thellësi prej 610 metrash dhe që sipas studimit mban rreth 1,000 bilion metër kub gaz, nga shithja e të cilit Palestina mund të ndërtojë impiante për të desalinizuar ujin e detit dhe kthyer atë në ujë të pishëm për gjith popullatën e vet, mund të ndërtojë centrale energjije me gaz dhe të prodhojë energji elektrike për gjith Palestinën, duke mos i paguar më Izraelit 22 milion dollarë në vit energji elektrike, si dhe të zhvillojë gjithçka tjetër, duke e kthyer Palestinën në një vend të modernizuar e të pasur, pa pasur nevojë për ndihma ekonomike nga vendet arabe për të mbijetuar.

Dhe e gjithë kjo pasuri e cila u zbulua në vitin 1999 nga British Gas në atë kohë dhe tashti e kthyer në Shell, nuk ka mundur të shfrytëzohet në asnjë moment pasi Izraeli e ka pamundësuar këtë gjë.
Kjo, pasi Izraeli kërkon një pjesë nga gazi që do të nxirret dhe për këtë arsye prej vitit 2008, një vit pasi Hamasi mori nën kontroll Rripin e Gazës, kjo fushë nafte është vënë nën kontrollin e Izraelit në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Dhe që nga ky moment britanikët e Shell-it kanë nisur të negociojnë direkt me Izraelin për shfrytëzimin e kësaj fushe gazmbajtëse, duke anashkaluar komplet pronarin legjitim të kësaj pasuri që janë palestinezët.

Dhe ky është edhe objektivi strategjik i Izraelit, marrja totalisht nën kontroll e këtij territori që ndodhet përballë këtyre fushave të gazit. Duke pastruar etnikisht gazën nga palestinezët dhe duke inkorporuar këtë territor brënda shtetit të Izraelit ashtu si ka bërë prej vitit 1948, duke e kthyer atë në territor izraelit të banuar me kolonë izraelit, garanton sigurinë e çpimit në det dhe mos cënimin nga Hamasi ose çdo organizatë tjetër politiko ushtarake palestineze.

Dhe në këtë mënyrë vimë të pyetja e fundit – linjëzimi i këtyre tre objektivave.
Tashmë duket qartë që për të arritur objektivin strategjik duhet një ndërhyrje e fortë ushtarake e cila do ti japi një herë e mirë fund problemit palestinez nëpërmjet pastrimit etnik dhe genocidit.
Me eleminimin e popullit palestinez nga Gaza arrihet objektivi politik.
Pa palestinezë në Gaza nuk ka më problem palestinez në Gaza.
Me zhdukjen e palestinezëve nga Gaza nuk ka më Hamas në Gaza.
Duke mos pasur Hamas dhe rezistencë të armatosur më në këtë territor, atëherë Izraeli mund të shfrytëzojë i qetë jo vetëm fushat gazmbajtëse të Plestinës, por edhe dy fushat e veta të zbulura para disa vitesh, ku njëra ndodhet pikërisht afër Gazës por në territor Izraelit aktualisht, edhe pse sipa OKB edhe ato territore të kthyera në qytete Izraelite në kufi me Gazën njihen si Territore të Pushtuara Palestineze.

Për këtë arsye tashti qeveria izraelite po i bashkangjit edhe elementin fetar në çdo dalje të Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit me citime nga Bibla Hebraike, janë arsyeja kryesore përse palestinezët “duhet” të vriten.
————————
PËRSE “DUHET” TË VRITEN PALESTINEZËT!
Pjesa e dytë
Lufta urbane
Nga Dritan Goxhaj

Sun Tzu njëri nga strategët ushtarak të njerëzimit në librin e tij “Arti i luftës” shkruan “Jini jashtzakonisht delikatë, deri në pikën e të qënit pa formë. Jini jashtzakonisht misterioz, madje deri në pikën e heshtjes. Në këtë mënyrë ju mund të jeni drejtues i fatit të kundërshtarit”.
Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) për momentin kontrollojnë vetëm një pjesë të qytetit të Gazës në sipërfaqe. Ndërsa nën tokë ndodhet një rrjet i tërë tunelesh që shtrihet për disa qindra kilometra dhe sipas vetë Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite është i ndërtuar në tre shtresa të ndryshme thellësie. Kështu që tanket në sipërfaqe dhe avionët në ajër nuk bëjnë punë në këtë rast.
Në këtë mënyrë Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura, që po i përdorin këto tunele janë në një gjëndje të pa formë, totalisht misteriozë dhe veprojnë në heshtje të plotë tashti.
Izraelitët vetëm po mundohen që të gjejnë ndonjë hyrje tuneli dhe pastaj drejtojnë aty goditjen me anë të aviacionit për të tentuar të shkatërrojnë tunelin pasi nuk tentojnë të hynë fare, pasi janë të vetdijshëm se nuk e dinë se çfar mund t’i gjejë, dhe ka rrezik që edhe të humbasin nëpër to.
Nga bombardimet e deri tanishme janë krijuar male me rrënoja të cilat janë totalisht të pakontrollueshme nga ana e izraeltitëve dhe janë edhe pengesë për lëvizjen e lirshme të tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara të tyre.
Izraelitët edhe në këtë luftë nuk po përdorin asnjë lloj taktike të re, por atë që kanë përdorur në vitin 1973 kur sulmuan qytetin e Suezit. Aktualisht kjo doktrinë e përshkruan izolimin e zonës urbane me njësi të blinduara që rrethojnë qytetin nga jashtë dhe pastaj hyrje në qytet nga të paktën tre drejtime me kolona të blinduara të udhëhequra nga mjete inxhinierike në mënyrë që të mundësojnë futjen e trupave të këmbësorisë në qytet dhe marrjen e pikave të ndryshme.
Edhe kësaj radhe janë mbështetur në këtë taktikë vetëm se këtë herë kolonat e tankeve nuk shoqërohen me trupa këmbësorie pas çdo tanku, pasi izraelitët e dinë që në këtë mënyrë trupat e tyre do të jenë totalisht të pambrojtura nga sulmi i grupeve të Hamasit.
E gjithë kjo taktikë dhe ideja se “tanket mund të bëjnë gjithcka vetë dhe vetëm” e ka bazën si fillim në operacionet ushtarake izraelite në vitin 1956 në zona të banuara dhe më pas edhe në luftën e 6 ditëve në vitin 1967 dhe kjo u përforcua në vitin 1973. Ashtu si në 1973 edhe kësaj rradhe izraelitët e nisën me një bombardim masiv ajror dhe tokësor në qytetin e Gazës. Por ashtu si në 1973- shin edhe tashti forcat izraelite, pamvarësisht se posedojnë një sasi të madhe tankesh, të ndara në disa brigade, ato asnjëherë që prej 1973 e deri më sot nuk kanë vepruar në kombinim me forcat tokësore dhe me trupa këmbësorie të atashuara pas tankut.
Ndaj edhe sot nuk sheh të tilla imazhe të trupave izraelite nëpër rrugët e Gazës, por sheh vetëm kolona tankesh dhe mjete të tjera të blinduara të cilat lëvizin të vetme. Duke qënë kështu totalisht të ekspozuara ndaj goditjeve të kundratankëve në çdo moment.
Ashtu siç vërehet edhe nga videot e publikuara nga Hamasi, njësitë antitankiste të tyre pozicionohen nëpër katet e para dhe të dyta të ndërtesave të boshatisura dhe shpesh të bombarduara, me dritare të mëdha si dhe përgjatë të çarave të mëdha. Këto pozicione të ngritura jo vetëm që janë një vend i mirë fshehjeje nga ana e dronëve izraelit, por janë një pozicion i mirë vëzhgimi si dhe ajrimi për sistemet e armëve kundratanke gjatë qitjes së tyre. Po në këto kate sheh të ndodhin shpesh edhe sulme me armë të tjera të këmbësorisë ndaj atyre trupave izraelite që kanë mundur të hynë në qytet dhe janë vendosur nëpër këto ndërtesa.
Në këtë mënyrë sulmuesit e Hamasit janë jasht rrezes së artilerisë të tankut ose mjeteve të tjera të blinduara.
Ashtu si egjyptianët i vendosën vendkomandat e tyre nëpër tunele dhe kasaforta të mëdha bankash, edhe Hmasi sot i ka vendosur vendkomandat e saj nën tokë dhe i ka ndarë forcat e tyre në grupe jo më të mëdha se 5 veta, të cilat përbëjnë bërthamën perfekte për të zhvilluar luftime në zona të banuara; ku deri më tashti pamvarësisht 30 ditë luftimeve, pamvarësisht gjith teknologjisë më të përparuar botërore që posedon ushtria Izraelite, akoma deri më sot nuk kanë arritur që të tregojnë turpat e luftëtarëve të Hamsit, të cilët pretendojnë se i kanë vrarë me qindra.
Ashtu si egjyptianët në 1973 edhe tashti Hamasi i lejoi forcat izraelite që lehtësisht të penetronin deri në qendër të qytetit nga të treja drejtimet, duke krijuar kështu idenë se nuk do të hasin rezistencë të fortë në qytet. Duke i mundësuar vetes të maksimalizojnë dëmin që mund t’u shkaktojnë forcave izraelite në zona të ndryshme të sulmit të parapërgatitura nga ana e luftëtarëve të Hamasit dhe grupeve të tjera që luftojnë në mbrojtje të Gazës.
Është për t’u çuditur se si izraelitët nuk kanë nxjerrë mësim nga disfata që pësuan në 1973 në tentativën për të marrë qytetin e Suezit, por edhe më pas, edhe pse e kanë studiur luftën e dytë çeçene të zhvilluar në zonën urbane të Groznit, ku rusët humbën disa kolona me tanke dhe blinda, pasi çeçenët, njësoj si palestinezët sot, kishin krijuar tunele nën tokë që lidhnin të gjitha ndërtesat, si ato të shkatërruara edhe ato të pa shkatërruara, dhe sapo një kolonë tankesh hynte në një rrugicë ata menjëherë sulmonin tankun e fundit, duke krijuar kështu panik te tanket e tejrë të cilët në tentativë për t’u ruajtur nga ndonjë goditje, e prishnin formacionin duke tentuar secili të gjente një rrugë dalje.
Kjo krijonte kaosin që i duhej më së shumti çeçenëve pasi kështu e kishin më të lehtë jo vetëm të godisnin tankun që donin, por edhe tu afroheshin tankeve nga mbrapa për t’u vendosur mina të ndryshme.
E njëjta gjë po ndodh edhe aktualisht me kolonat izraelite të tankeve nëpër rrugët e Gazës.
Vetëm me këtë mënyrë të ngjashme luftimi në qytetin e Suezit, për vetëm 2 dytë luftime izraelitët humbën 120 forca dhe 88 tanke të shkatërruara. Imagjinoni sa ka vajtur numri i izraelitëve të vrarë në Gaza në këto 30 ditë luftime të ngjashme me ato në qyetetin e Suezit në vitin 1973.
Nga pikëpamja strategjike të supozosh se betejat urbane mund të bëhen vetëm se objektivi është të eleminosh ose zhvendosësh një forcë armike nga një qytet, demostron një pamje miopike që në realitet injoron pamjen më të gjërë. Vendndodhja e qytetit të Gazës është strategjikisht e rëndësishme për izraelitët, për arsye të burimeve të gazit përballë saj; prandaj izraelitët janë hedhur me shpejtësi për të zënë këtë territor e për ta pastruar atë nga popullsia palestineze.
Nga kjo del një mësim i mirë në nivelin strategjik. Një sulm i tillë kaq i bujshëm tregon se edhe lufta e informacionit qëndron në nivelin strategjik sepse fiton mbi popullsinë dhe ndikon në opinionin publik. Izraelitët e kanë kuptuar edhe nga luftërat e tjera të bëra, se përpjekjet për të marrë një qytet nuk kanë të bëjnë vetëm me armikun.
Një mësim tjetër strategjik i rëndësishëm është se edhe në prani të një ndërthurje të tillë të dukshme arsyesh për të marrë një objektiv dhe për të besuar se mund të arrihet me sukses, duhet bërë kujdes i madh kur bëhet fjalë për zona të tilla të banuara. Pasi çdo interes politik në kapjen e një qyteti duhet të vihet në peshore kundrejt realiteteve ushtarake dhe shembujve të historisë ushtarake.
Një mësim tjetër del në nivelin operacional ku mungesa e një tabloje të saktë të informacionit në mjedisin urban e bën totalisht të vështirë këtë betejë. Nga ajo çka shihet prej datës 7 Tetor e deri më tashti del se Izraeli ka një njohuri dhe kuptim krejt të pa qartë për forcat armike – Hamasin- dhe mbrojtjen e organizuar prej tyre të qytetit të Gazës.
Këmbëngulja e qeveris Izraelite për të filluar këtë operacion në Gaza, bazuar vetëm në shpejtësi dhe jo në inteligjencë, është totalisht një lojë bixhozi.
Një mësim i dytë në nivelin operacional është se mbrojtja e një pjese të terrenit urban mund të jetë e vlefshme për disa arsye.
Ajo mund të vonojë dhe madje edhe të ndalojë një forcë në offensive, duke e bërë në këtë rast forcën sulmuese izraelite që të paguajë shtrenjtë në ushtarë dhe mjete, por mbi të gjitha, ajo mund të krijojë kohën e nevojshme për veprim politik.
Veprimi që tashti erdhi në formën e një armëpushimi disa ditor, duke e ngritur kështu Hamasin në nivelin e barabartë me ushtrinë izraelite.
Në shumicën e rasteve, në rast se focat sulmuese janë të agazhuara në nivel operacional dhe taktik ashtu si duhet, ato mund ta fitojnë betejën urbane në të cilën kanë hyrë.
Ndërsa mësimi që nxirret në nivelin taktik deri tashti, është se mjetet e blinduara që përdoren në një betejë urbane duhet patjetër të shoqërohen nga ana e këmbsorisë; pasi ato shkojnë bashkë, blindi mbron këmbsorinë dhe këmbsoria mbron blindin.
Një mësim tjetër taktik deri më tashti është se, kur grupon njësi ushtarake të cilat nuk kanë luftuar e as trajnuar asnjëherë në terrene urbane, e për më tepër, as që janë trajnuar ndonjëherë sëbashku dhe as në operacione të armëve të kombianuara, ashtu sic janë tashti 360 mijë forca rezerviste të thirrura për këtë luftë, mungon totalisht kohezioni i këtyre njësive, duke sjellë kështu një rezultat totalisht negativ në fushën e betejës.
Gjithashtu bazuar mbi historinë ushtarake të deritanishme shumica e operacioneve ushtarake urbane kanë përfunduar me fitoren e sulmuesve.
Rrallë ka ndodhur që fitorja të ketë kaluar tek mbrojtësit.
Megjithatë kjo betejë për qytetin e Gazës, pamvarësisht se deri më tashti forcat Izraelite kanë bërë kaq shumë gabime strategjike, operacionale dhe taktike; pamvarësisht dështimve dhe humnbjeve në numër që do të kenë forcat izraelite, ato do ta fitojnë këtë betejë nga ana operacionale dhe taktike.
Kjo pasi, siç ka thënë edhe Stalini: “Sasia shpesh është edhe cilësi”, pra, për shkak të sasisë ata do të mund ta fitojnë këtë betejë ndaj Hamasit, por ama tashmë e kanë humbur totalisht betejën strategjike.
Kjo, pasi Hamasi ja arriti qëllimit që ta vendosi çështjen palestineze tashti në vëmendje të gjithë botës perëndimore në përgjithësi, dhe të botës arabe në veçanti. Por çka është më e rëndësishmja, tashti për çështjen palestineze do të pyeten vetëm palestinezët dhe, ndër to kryesori do të jetë Hamasi. Kush ka dyshime mund të shohi arritjen e këtij armëpushimi i cili u arrit vetëm në biseda me Hamasin drejtpërdrejt e jo me ndërmjetësues të jerë që flisnin në emër të palestinezëve dhe Hamasit.
Dhe, mesa duket, të dyja palët kanë hyrë në këtë luftë bazuar mbi idenë që Xhorxh Oruel (George Orëel) ka elaboruar në librin e tij “1984”, të publikuar në vitin 1949: “Lufta nuk është menduar për t’u fituar, ajo është menduar të jetë e vazhdueshme”.
24 Nëntor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk