Tiranë, 6 tetor 2024
TË NDERUAR BASHKATDHETARË QË NDODHENI NË KËTË AKTIVITET NË FILADELFIA TË AMERIKËS !
Ndihem shumë i emocionuar për respektin që ju po tregoni sot ndaj meje dhe familjes sime, duke u mbledhur për të nderuar pjesëmarrjen time dhe të djalit në luftën për clirimin e Kosovës!
Jamë shumë i lumtur që në këtë rast, aktiviteti im dhe i djalit tim, në luftën për clirimin e trojenve tona të pushtuara nga Sërbia, ka qënë arsyeja që ju ka mbledhur juve sot, 6 tetor 2024.
E ndjej që shumë nga ju i keni bërë shpesh pyetjen vetes, natyrisht që do të ma bënit edhe mua: Cfarë e detyroi Dilaverin dhe të birin të shkonin në atë luftë?
Mua, djalin tim dhe 170 vulnetarët e tjerë nga Republika e Shqipërisë na çoi në atë luftë formimi atdhetar i kultivuar nga edukimi prej gjithë sistemit tonë arsimor, veçanërisht ne nxënësve të Shkollës së Mesme Ushtarake Skënderbej, si dhe politika kombëtare e epokës në të cilën lindëm, u rritëm dhe u formuam kombtarisht.
Ky aktivitet i atjeshëm i juaj tregon dhe vërteton atë që shqiptarët sado larg atdheut të ndodhen, janë ngushtësisht të lidhur me AND-në dhe identitetin e shqiptarit. Jo më kot populli thotë: Vetëm refugjati e di se ç’është Atdheu.
Nuk do t’ju marr shumë kohë duke përshkruar të gjitha ato vuajtje që kaloi popullsia civile shqiptare në Kosovë gjatë atij genocidi shtetëror serb, pasi pasojat e atij genocidi ju i keni parë edhe vetë në mediat botërore. Këtu e kam fjalën për karvanet e refugjatëve që përzinin me dhunë nga trojet e tyre etnike. Kosova kishte gjashtë muaj që po mbartej. Veçanërisht në fillim të vitit 1999. Gra shqiptare të heshtura me djepe ngarkuar dhe me foshnja në duar marshonin në drejtim të Shtetit Amë, drejt Shqipërisë të raskapitur nga rebelimi i vitit 1997.
Ata shperndaheshin nëpër shtëpitë e qytetit të Tiranës dhe në gjithë qytetet e tjerë. Dy familje prej tyre, me nga dy fëmijë të vegjël secila, (një nga Gjakova dhe një nga Ferizaj) i strehoi edhe familja ime. Prandaj e them me bindje se shkuarja jonë në luftë ishte një shpërthim i zjarrtë i zemrës, se lufta, sikundër dhe ju e dini, nuk është aspak një vepër konstruktive. Prandaj dhe unë, si të gjithë shqiptarët, i thashë vetes, duke mos I traguar familjes: Të jap edhe unë kontributin tim si ushtar profesionist i popullit që më kish përgatitur për ta mbrojtur atdheun, në të cilin bën pjesë edhe Kosova.
Serbët me atë genocid ëndërronin ta zhduknin nervin e rezistencës shqiptare që është koshienca e popullit tonë. Për këtë qëllim ata po ndiqnin strategjinë e “tokës së djegur”. Ata donin ta bënin Kosvën një qoshe të humbur të Serbisë, duke bërë për vete një pjesë të konsiderueshme të politikanëve dhe të popullit shqiptar në Kosovë.
Genocidi serb ishte një fyerje për koshiencën e gjithë popullit shqiptar por edhe timen. Por ja që nga e cila doli diçka më e lartë dhe më e dinjitetshme ndër të gjithë popullin e Republikës së Shqipërisë, pasi u evidentua botërisht që në Ruzullin Tokësor ekzistoka edhe një komb human, ky ështe kombi shqiptar, sikundër u shpreh edhe Presidenti Klinton.
Të vonoheshe, të rije duarlidhur në ato çaste tragjike të kombit shqiptar, do të thoshte të mos e ndjeje veten ushtar profesionist i kombit dhe i popullit, që ne oficerave të karjerës na kish besuar mbrojtjen e tij.
Jemi të lumtur që e justifikuam edukimin dhe përgatitjen që na pat bërë Shqipëria Socialiste.
Jam i lumtur që e justifikova besimin që më besoi Shtabi iPërgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.
Jam i lumtur që edhe djali im, me t’u kthyer nga praktika fluturuese për pilot në Greqi, që në kontaktin e parë me përfaqësuesit e UÇK-së në Tiranë, që e prisnin në Rinas për ta atashuar përkthyes pranë oficerave amerikanë që do të angzhoheshin me Luftën në Kosovë, ai pranoi pa më marrë leje as mua dhe nderoi edhe veten, edhe mua, edhe Ushtrinë tonë Popullore të Shqipërisë.
Jam ilumtur që u kthyem gjallë dhe e përjetuam gëzimin e fitores.
Por nuk kemi fituar akoma, sepse nuk u çua në fund Betimi Ushtarak i UÇK-së, para të cilit u betuam: Do luftojmë deri në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Por fatkeqësisht atë organizim aq rigoroz dhe aq profesional, edhe pse një ushtri guerile, një kategori jo e vogël e udhëheqëve politikë e ushtarakë të dalë nga ajo luftë, në fund fare e privatizuan atë për përfitime personale material dhe politike personale, duke i shakaktuar kombit një dëm të madh historik dhe moral. Privatizim, i cili u pasua më pas edhe më themelimin e një Gjyakte Speciale Një-Etnike, për gjoja “Krimet e UÇK -së”.
Atë Betim e tradhëtoi fillimisht delegacioni në Rambuje, duke nënshkruar: Kosova – pjesë e Serbisë. Atë betim e tradhëtoi Kuvedi i Kosovës, i cili e vendosi në Kushtetutë që Kosova të mos bashkohet me asnjë shtet tjetër.
Ne, masa e madhe e UÇK -së, kemi fituar me luftë shpirtin e inisiativës dhe përkushtimin kombëtar; kemi fituar lirinë e brendshme, por jo bashkimin kombëtar, për të cilin dhanë jetën mbi 2.000 dëshmorë, (34 prej tyre nga Republika e Shqipërisë), dhe mbi 14.000 viktima në Kosovë. Por ende nuk kemi fituar bashkimin Kombëtar.
Duke dashur ta përfundoj këtë përshëndetje timen të përzermërt për ju, më ngroh fakti që ju jeni mbledhur për të nderuar dhe respektuar pjesëmarrjen tonë në luftë për clirimin e një pjese të atdheut tonë. Duke përkujtuar kështu një veprim patriotik, ju po nderoni një vlerë për të cilën shoqëria dhe atdheu ynë kanë aq shumë nevojë në këto kohra të trazuara politike e ushtarake. Dhe kjo më ngroh, ngaqë edhe pse po jetoni dhe veproni shumë larg atdheut, ju, duke u mbledhur për kësi aktivitetesdh, transmetoni te pasardhësit tuaj të lindur atje ndjenjat më të larta, virtytet më të nevojshme, dashurinë për SHQIPËRINË, e cila sjell ndjenjën e detyrës ndaj atdheut.
Duke ju përgëzuar dhe falenderuar për këtë insiativë tuajën, duke nderuar mua, djalin tim, njëkohësisht dhe gjithë vullnetarët nga Shqipëria, ju falenderojmë nga zemra dhe ju përqafoj vëllazërisht të gjithëve .
Me respekt dhe Sinqerisht Juaji
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!