PËRSHËNDETJE NGA UJMANI

14
Sep
2024
Nga: Dr. Musa Krasniqi


Asnjë cep nuk mbet
Pa i ardhur era shtet
Si n’Deçan e Lipjan
Edhe n’Ujman
Mbi Iber e nën Iber
N’verë e n’dimer
Shqiponja ka hapur krahet
Edhe n’Ujman pin uji e lahet
Po e njeh t’vetën tokë
Si në t’vjetrën Epokë

Europë turp të keshë
Ne deri kur me armiq me u ndeshë
Europë kurrë mos pafsh ditë
Pa i qitë shqiptarët n’dritë

Europë ty t’raft pika
Mos thuaj se nuk e dita
Se shqiptarët janë shqiptarë
Jo mbetje turke as barbarë
N’tokën e vet jetojnë e jetuan
Askujt ujin nuk ja turbulluan
Kanë anatomin e Lekës së Madh
E gjakun e Gjergj Kastriotit famëmadh

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk