Personaliteti i ditës

26
Oct
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti


Francesca P. Albanese (e lindur më 1977) është eksperte e së drejtës ndërkombëtare dhe akademike arbëreshe nga Italia.
Më 1 maj 2022, ajo u emërua Raportuese Speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret e pushtuara palestineze për një mandat tre vjeçar.
Një kundërshtar i fortë i pushtimit izraelit të Palestinës, Albanese rekomandoi në raportin e saj të parë që vendet anëtare të OKB-së të zhvillojnë “një plan për t’i dhënë fund pushtimit kolonial izraelit dhe regjimit të aparteidit”.
Albanese ka kritikuar mosveprimin ndaj kësaj çështjeje, duke i përshkruar Shtetet e Bashkuara si “të nënshtruara nga lobi hebre” dhe Evropën nga “ndjenja e fajit për Holokaustin”, duke argumentuar se të dyja i “dënojnë të shtypurit” në konflikt.
Gjatë luftës aktuale Izrael-Hamas, tetor 2023, Albanese bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke paralajmëruar se “palestinezët janë në rrezik të madh të një spastrimi etnik masiv”.
Ajo deklaroi më tej se komuniteti ndërkombëtar duhet të “parandalojë dhe mbrojë popullsinë nga krimet mizore”, dhe se “përgjegjësia për krimet ndërkombëtare të kryera nga forcat izraelite okupuese dhe Hamasi duhet gjithashtu të ndiqen (hetohen ndërkombëtarisht) menjëherë.
(25 tetor 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk