Në varreza, duke e çuar një të vdekur,
flisnin ngadalë dy njerëz me njëri-tjetrin,
se sa shumë ata e kishin dashur,
kur ishte i gjallë, atë të ndjerin.
–
Ah, sikur të mundej ai të thoshte një fjalë,
njëherë të fliste brenda nga arkivoli,
do të kishin ikur me bisht ndër shalë
nga turpi e gënjeshtrat që ata i thonin.
–
Kurrë në të vërtetë nuk e kishin dashur,
e kishin përbuzur e tallur gjithmonë,
madje njëherë ata edhe e kishin rrahur
për asgjë fare — kot që i thonë.
–
Bënin sikur u pikëlluan shumë,
si mjeshtra që ishin për aktrimin.
Nuk prituan, lëshuan edhe ca pika lot,
por fytyrat e tyre tregonin mashtrimin.
–
Tani, për fund, për ju miq të dashur,
dua t’i them edhe unë dy fjalë:
nuk ka vlerë të nderojmë një të vdekur
derisa e përbuzëm sa ishte gjallë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!