PJESA E GJASHTË E REAGIMIT NDAJ LIBRIT “DOSJA AMERIKANE PËR SHQIPËRINË KOMUNISTE”

09
Nov
2024
Shkruan: Dilaver Goxhaj

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kronologjia e “NDIHMAVE” prej bandave 12-mijëshe kriminele
për “NDËRTIMIN” e komunizmit në Shqipëri gjatë periudhës 1944–1953
Nga Dilaver Goxhaj
Mbështetur në studimin e akademikut Irakli Koçollari: “Operacionet Sekrete-Shqipëria nën Luftën e Ftohtë” , Tiranë, 2022, i cili ka hulumtuar arkivat e sekrete të deklasifikuara të CIA-s Amerikane, të Zulimit Britanik dhe atij Jugosllav, Grek e Italian; njëkohësisht bazuar edhe te “Dosja sekrete e UDB-së jugosllave për emigracionin politik shqiptar 1944-1953” (”Albanska emigracia u zapadnim zemljama sadërzhi 355 strana), Beograd, Dhjeror 1953. “Tepër rezervat.”, Botues “Koha Print”, Prishtinë & Tiranë, 2004, si dhe në Arkivat e MPB dhe të AQU, na rezulton se, lufta e atyre bandave, e cila ishte “Një luftë e çuditshme, e dyshimtë, si një makth tronditës, krejt ndryshe nga ato luftra që kishte parë njerëzimi gjer atëherë, e cila ishte pa zhurma shurdhuese lufte, një lloj lufte që shëtiste në rrugët e paqes, një lloj lufte e veshur me frak, një lloj paqeje në “xhepat” e së cilës fshihej lufta, një paqe e trembur, e traumatizuar, e sterosur, veçse, pas emrit të frikshëm “luftë” ajo kishte marrë një cilësor nga prapa: “e ftohtë”. Pra, ishte pagëzuar me emrin: “Lufta e Ftohtë”!, si dhe “Perde e Hekurt”! (I.Koçollari “Operacionet Sekrete…”, v.1,f.31-32).
Sipas Tajmsit të Londrës, shprehjen “perde e hekurt” e hodhi për herë të parë fon Kresigku, ministri i financave të Hitlerit, dhe pastaj e përdori Gëbelsi në propagandën e tij, disa vjet më parë se ta përdorte Winston Çurçill, më 5 mars 1946, në SHBA, në fjalimin që mbajti në Westminster Kolegj i Fulltonit, Misuri, qyteti ku kishte lindur Presidenti Truman, i cili gjendej atje ku u mbajt fjalimi, kur Çurçilli bëri thirrje për një kryqëzatë ndërkombëtare kundër Komunizmit”.(Albert Kahn “Tradhëtia e Lartë”,Tiranë ,1956, f.253-254)
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria “komuniste” nuk u thirr as në Konferencën e Londrës, për dëmshpërblimet nga Italia fashiste, dhe as në atë të Parisit, për dëmshpërblimet nga Gjermania naziste. Edhe në bisedimet për hartimin e Traktatit të Paqes me Italinë, Shqipëria nuk u ftua të merrte pjesë. Në të gjitha këto mbledhje ndërkombëtare, ajo duhej të zinte vendin që i takonte, të fituar me gjak, aq më shumë që ajo ishte i vetmi vend në Evropën Lindorë që ishte çliruar me forcat e veta. (Bashkpuntor i vjetër shkencor Rakip Beqaj ”Triumfi popullor në Shqipëri dhe veprimtaria antipopulore e armiqve tanë në vitet e para të pasçlirimit”,Tiranë, 1973, f.32)
“Tanimë është pranuar publikisht se këto kurthe, plane sekrete dhe desantimet e agjentëve, që u planifikuan dhe u drejtuan nga CIA, MI-6 dhe e realizuar në bashkëpunim me Shërbimet Sekrete greke, jugosllave e italiane, u emërtuan “Bgfiend” (Djalli) dhe “Valuable” (i Vlefshmi), është pranuar gjithashtu se këto operacione, që vazhduan afërsisht për gati 10 vite mbi tokën shqiptare…. DËSHTUAN!” (“Operacione Sekrete..”, v.1, f.42-43)
Dhe gjithkush çuditet se sa të ulët janë treguar këta shqiptarë drejtues të emigracionit politik kolaboracionist si dhe shqiptarët agjentë në shërbim të shteteve perëndimore kundër vendit të tyre! Mos vallë, ndoshta do të bënim gabim sikur ta përçmonim këtë tradhëti të përsëritur të tyre? E shtrojmë këtë pyetje për faktin se, kjo metodë konsistonte në përdorimin e të mërguarve ish-kolaboracionistë dhe spiunë gjatë okupimit nazi-fashist, sepse ata, duke qenë se e kishin humbur çdo mjet jetese, s’ju mbetej tjetër veçse të vazhdonin t’u shërbenin patronëve të tyre shqiptarë e të huaj. Sa të poshtër janë treguiar?! – do të shprehen lexuesit. Por aq sa të poshtër që u treguan këta shqiptarët agjentë, aq të poshtër ishin edhe patronët e tyre. Dhe të gjitha këto fakte vërtetojnë vetëm një gjë, të cilën ne kurdoherë e kemi ditur dhe kurrë nuk duhet ta harrojmë: Tradhëtarët gjejnë agjentë vetëm në radhët e tradhëtarëve.
DHJETOR 1944
Në mëngjesin e 29 Nëntorit 1944, nën goditjen e forcave partizane që luftonin me heroizëm për çlirimin e qytetit të fundit të atdheut tonë, Shkodrën, nga pushtuesit e huaj e tradhëtarët e vendit, rreth 900 vetë (që deri atë ditë kishin luftuar kundër partizanëve), siç u vendos në mbledhje, me në krye kryetarin e regjencës tradhëtare, Lef Nosin, me Llesh dhe Gjon Mark Gjonin, u tëroqën të shpartalluar në malet e Qarkut të Shkodrës, ku, sipas tyre, do të vijonin luftën derisa anglo-amerikanët të zbarkonin trupat e tyre në Shqipëri. (Rakip Beqaj “Veprimtaria armiqësore e klerit katolik shqiptar”, Tiranë 1973, f.87; AMPB, fondi Nr.1501, f.54)
Më 7 Dhjetor 1944 rreth 1.500-2.000 reaksionarë të tjrrë, nën komandën e Halil Alisë dhe Mark Gjon Markaj, u drejtuan në Krasniqe për të sulmuar forcat partizane të Malësisë së Gjakovës. Në luftimet e zhvilluara prej tyre gjatë 7 e 8 Dhjetorit reaksionarët lanë 53 të vrarë, 19 të plagosur, 15 robër, ndërsa nga pala partizane u vranë 8 luftëtarë. (AQU, 1944, Korprmata III, kutia I, d.3, f.32; Demir Dyrmishi “Lufta për likuidimin e bandave kriminale…”, Tiranë,1990, f.34)
Në 10 Dhjetor 1944, krimineli i Luftës, Llesh Marashi, ish komandanti i xhandarmërisë së Shkodrës, organizoi një mbledhje në Kastrat me bajraktarët dhe parinë e Hotit, Kastratit, Berzhetës, Shkrelit, Dedajve dhe Zagorës, për të organizuar luftën kundër pushtetit popullor dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në atë mbledhje u vendos që, pasi të ishin bërë përgatitjet, të sulmohej Kopliku e Shkodra nga tri drejtime: nga veriu, nga jug-perëndimi e juglindja; si dhe të organizonin dezertime nga Ushria Nacionalçlirimtare. (Arkivi i MPB, 1945,d.213, “a”, f.87)
Vetëm në muajin Dhjetor 1944 u asgjësuan nga forcat partizane 908 kriminelë luftë të arratisur në male gjatë operacioneve në Dukagjin, në Lezhë, na Malësinë e Gjakovës, në Pukë e gjetkë.(Demir Dyrmishi “Lufta për likuidimin e bandave kriminale dhe organizatave tradhëtare në Shqipëri(1944-1948)”, Tiranë, 1990, f.54, si dhe “Në shërbim të popullit”, 1976, nr.3, f.14)
Më pas filloi ndjekja e organizuar posaçërisht kundër grupeve të armatosura të ish-kolaboracionistëve dhe kriminelëve të luftës të arratisur e të strehuar në zona të thella malore si: zona e Shalës, Mirditës, Shoshit, Pultit, Nikaj Mërtur etj. Forcat kryesore të Republikës së Shqipërisë që u angazhuan më tej për ndjekjen dhe asgjësimin e këtyre grupeve kriminale përbënin njësinë e posaçme të armatosur. të quajtur “Forcat e Ndjekjes”.
VITI 1945
Ndoshta nuk gabojmë të themi se lufta kundër këtyre bandave ka filluar më 15 janar 1945, kur Batalioni i parë i Br.1 Sulmuese Partizane u urdhërua që të nisej në drejtim të Kelmendit kundër bandës të bajraktarëve Preng Cali e Llesh Marashi që kishin grumbulluar rreth 300-400 burra të armatosur, të cilët, në lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, do të sulmonin e do të merrnin Shkodrën me Koplikun. Batalioni ra në pritën e tyre te ura e Tamarës, ku u vranë 37 luftëtarë dhe u plagosën 34 të tjerë brenda një kohe 3-4 ditore, një humbje që Br1S nuk e kishte pësuar gjat tërë luftës së saj partizane! Kjo fitore e reaksionin nuk ishte rrjedhojë e forcës dhe e zotësisë së tyre. Ajo ishte më tepër pasojë e mospasjes së infinformacionit dhe e pakujdesisë së Shtabit të Korparmatës III. Lufta kundër këtyre bandave përfundoi me asgjësimin e plot të tyre më 4 Mars 1945. (Historiku i Br.1S, Tiranë, 1971, f.565-575)
Më 20 Janar 1945 i pari kryengritës që filloi goditjen kundër Shkodrës, nga ura e Baçallëkut, ishte Hasan Isufi, i cili mundi të mobilizonte armiq të pushtetit popullor në Lezhë, por edhe fshatarë të thjeshtë, duke u thënë se “kjo qeveri është vetëm e toskëve, neve s’kemi gjë në dorë”. (AMPB, 1945, d.9 “a”, f.3, 144. Procesverbali i Halil Alisë)
Më 23 janar 1945, rreth 5 kompani partiane u ndeshën me forcat kriminale tek Ura e Rjollit. Bandat kriminale lanë mjaft të vrarë, dhe disa të tjerë u kapën rob. Kopliku, pasi qëndroi në duar të kriminelëve vetëm disa orë, u muar përsëri nga forcat partizane.(Demir Dyrmishi, po aty, f.30).
Më 23 Janar 1945, majori anglez Nil, pranë misionit anglez në Tiranë, pas goditjës që morën reaksionarët në Koplik, i jep klerit katolik në Shkodër udhëzimin: “…të organizoheni ju këtu në Shkodër, së bashku me të arratisurit, dhe të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie, dhe të pushtoni Shkodrën… Një shkak i tillë do të na jepte ne të drejtën në opinionin ndërkombëtar për të ndërhyrë menjëherë në Shqipëri” (AMPB,1945,Fondi 604 dhe Demir Dyrmishi, po aty, f.32)
Më 22 janar 1945 Muharrem Bajraktari i dërgonte letër kriminelit të Malësisë së Madhe, Llesh Marashit, ku, ndër të tjera, shkruantë: “Është nevojë e domosdoshme të rregulloni ndërlidhjen me zotin Pash Bibën me anën e të cilit kemi njoftue me hollësoi ditën e fillimit të veprimeve kryengritëse të krahinave Lumë, Pukë, Dibër, Mat, Mirditë, Tropojë dhe Dukagjin. Prandaj dhe zotnia juaj të jeni të pregatitun për veprime të kordinueme në drejtim të Shkodrës.” (AMPB, 1945, Fondi 865, f.168)
Në fund të Janarit 1945 u bë takimi i dytë dhe i fundit midis monsinjor Thaçit dhe majorit anglez Nil. Në këtë takim majori Nil nuk ishtë më përfaqësues i anglezëve pranë krerëve të reaksionit në Shqipërinë e Veriut; tani ai mbante një titull tjetër: ishte oficer i misionit aleat anglez në Tiranë. Pra, në këto kushte dhe me këtë titull që mbante, takimin me krerët e klerit e kishte të justifikuar, kështu që takimi qe legal dhe nuk u bë natën e fshehtas. Ky takim ishte organizuar me kërkesën e majorit Nil, nëpërmjet famulltarit të Tiranës, dom Anton Dukagjinit. Midis të tjerave, majori Nil nënvizoi: “Që të fitohet kundër qeverisë së Enver Hoxhës duhet të organizoheni ju këtu në Shkodër, së bashku me të arratisurit…Pra, zbarkimi i trupave tona varet shumë nga ju. Ju duhet të jepni shkakun, së paku disa orë të luftoni, dhe pastaj flota jonë, që ja tek është, në ujrat tuaja, menjëherë hedh spirancën në Shëngjin.” (Rakip Beqaj, vepër e cituar, f.91-93; AMPB, fondi 604, f.87)
Në muajt Shkurt-Mars 1945 u zgjerua misioni ushtarak anglez, dhe në krye të tij erdhi gjenerali Hoxhson (Hodgson), kurse në muajin Maj 1945 një mision civil amerikan me në krye J.F. Jakobs dhe nënkryetar Harri M.Fullc, i cili, pasi konstatoi shumë shpejt mbështetjen mbarë popullore ndaj qeverisë demokratike të kryesuar prej Enver Hoxhës, në muajin Maj 1945 i shkruante qendrës së tij në Uashington.: “Është e vështirë të punosh këtu, pasi edhe fëmijët po organizohen dhe po raportojnë në Mbrojtjen e Popullit.” (I. Koçollari, vepër e cituar, v.1,f.120). E megjithatë, këto misione u aktivizuan në mënyrë të veçantë gjatë vjeshtës 1945, në kuadër të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, për Asamblenë Kushjtetuese. (Demir Dyrmishi vepër e cituar, Titanë 1990, f.15,17)
Më 17 Shkurt 1945 u formua dhe veproi organizata klerikale ilegale “Bashkimi – Shqiptar”, në Shkodër, me kryetar Patër Gjon Shllaku, ish agjent i vjetër i italianëve, një ndër ideologët reaksionarë të klerit katolik shqiptar, për të organizuar e përgatitur “kundërrevolucionin me armë kundër pushtetit popullor. Kështu, njëri nga krerët e kësaj organizate, Xhovani Fausti, shkoi në legatën Franceze në Tiranë për të marrë udhëzime. Kolegu i tij. Danjelo Dajani organizoi për këtë qëllim, më 17 Shkurt 1945, në kuvendin e jezuitëve një mbledhje me seminaristët më besnikë, duke i udhëzuar: “Jemi përpara një rreziku të madh, sidomos, ne kleri, qysh sa morën fuqinë komunistët, prandaj duhet të bëjmë diçka. Për këtë kemi ndihmën e anglo-amerikanëve, me të cilët jemi marë vesh me ndihmën e misionit frances në Tiranë.” Kryetar u zgjodhën fashisti Italian Xhovani Fausti dhe Danjelo Dajani, dhe Sekretar u zgjodh Mark Çuni. [..] Në Maj 1945 krerët e “Bashkimit – Shqiptar” krijuan njësitin terrorist “Dora e Zezë”, në krye të cilit u vu krimineli profesionist Qerim Sadiku, një nga njerëzit më besnikë të Kolë Bib Mirakës. (Demir Dyrmishi, vepër e cituar,f.114-118, si dhe “Në shërbim të populli”, 1973, nr.9, f.18,19. AMPB, 1946, fondi 782,f.5, fondi nr.783, f.69; AMPB, 1946,d.100 “a”, Procesverbali i M.Çunit, f.5)
Në muajin Prill 1945 u formua organizata “Bashkimi demokratik”, me mbeturina të Ballit Kombëtar dhe “Legalitetit”: ish oficera të regjimit të Zogut, nëpunës, tregëtarë e pronarë tokash, të cilët vendosën lidhje me të gjithë krerët e të arratisurve që qarkullonin në atë kohë në malet e qarkut të Shkodrës, siç ishin: Mark Gjon Marku në Mirditë, Pashuk e Pal Bibë Mirakaj në Pukë, Nikë Sokoli e Lulash Gjeloshi në Dukagjin, Llesh Marashi në Koplik, Hasan Isufi, Jup Kazazi, Dedë Shabani e Xhelal Hadrolli në periferit e Shkodrës, me ish gjeneralin nazist Dedë Cokun në Lezhë etj, për përmbysjen e pushtetit popullor. Më pas nisën të formohen në Tiranë edhe: grupi “Social-demokrat”, “Grupi i rezistencës” dhe “Grupi monarkist”. Krerët e këtyre grupeve nga fundi i Qershorit 1945 arritën të krijonin një të ashtuquajtur “Komiteti inicitor”, i cili do të drejtonte e do të koordinonte veprimtarinë ilegale terroriste të këtyre grupeve tradhëtare. Në krye të këtij “Komiteti” qëndronin tre kryetarët e grupeve tradhëtare: Sami Qeribashi, Qenan Dibra dhe Musine Kokalari. (AMPB, 1946, d.179 “a”. Gjykata e Lartë ushtarake, f.158, Procesverbal i Sami Qeribashit. AMPB, fondi Nr.782, f.172-173. R.Beqaj, vepër e cituar, f.55)
Në maj 1945, së bashku me J.F.Jakobs dhe Fullcin, erdhi edhe një grup oficerash të tjerë amerikanë, me në krye majorin e zbulimit amerikan me origjinë shqiptare, Thoma Stefanin, etj., të cilët më vonë u demaskuan plotësisht se merreshin me aktivitete subversivë kundër Shqipërisë, për përmbysjen e pushtetit popullor. (Rakip Beqaj “Veprimtaria armiqësorë e klerit katolik shqiptar”, Tiranë, 1973, f.36)
Më 27 Gusht 1945 qendra e zbulimit anglez në Kozerta udhëzonte misionet e tyre në Tiranë, duke u shkruar: “Qëllimi kryesor i juaj është mbajtja e relaconeve miqësore me Frontin Nacionalçlirimtar shqiptar dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare, tue mos deçidue për njohjen e qeverisë së tashme.” (Demir Dyrmishi, vepër e cituar, f.17, si dhe “Në shërbim të popullit”, 1974.nr.11,f.5).
Më 29 Gusht të vitit 1945 u shpall ligji i Reformës Agrare. Në bazë të këtij ligji, shpronësoheshin e u ndaheshin fshatarëve pa tokë ose me pak tokë, çifligjet dhe pronat e mëdha private e të institucioneve fetare. Reforma parashikonte që çdo familje fshatare të përfitonte 5 hektarë tokë. Për të penguar zbatimin e saj,çifligarët, të arratisurit kriminelë, kleri reaksionar, “sidomos kleri katolik, përdorën të gjitha mjetet duke propaganduar me të madhe, duke shpallur se toka është e shenjtë, ajo i përket zotit, kush e prek atë, dënohet nga zoti”. (AMPB, fondi nr.5743, f. 89)
Në vitin 1945, rreth 500 Ballistë ishin mbledhur në kampin Rexho Emilia në Romë për të mbajtur një konferencë për të përcaktuar rrugët e rrëzimit të qeverisës së Tiranës. Drejtuesit kryesorë të këtij emigracioni kuisling anti-shqiptar ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Zef Pali, Koço Muka, Vasil Andoni, Lec Kurti, Xhemil Meçe, Tahir Kolgjini, Ago Agaj, Rasim Babamoeto, Vehip Runa, të cilët u takuan me Shefqet Vërlacin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Eqerem bej Libohovën, Gjon Markagjonin etj., dhe, sipas këtyre dokumentave të deklasifikuara, rezulton se ishin vënë nën drejtimin e specialistëve të zbulimit britanik dhe ai amerikan, shumica e të cilëve kishin bërë pjesë në misionet e tyra pranë SHP të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare në vitet 1943-1944.
Aty nga mesi i muajit Maj 1945, amerikanët kishin dërguar në Shqipëri një mision civil, ndërsa në muajin Qershor të atij viti anglezët kishi dërguar një personel të po kësaj natyre, me mision: “Të grumbulloni në një organizatë të vetme të gjithë kundërshtarët e regjimit të ri, që të zgjeronin rradhët me elementë të pakënaqur dhe kundërshtarë të atij regjimi, pasi, Shqipëria duhej të kthehej në një bazë të rëndësishme strategjike për Amerikën…” (shih:.I.Koç., po aty, f.117; si dhe “Historia e Armës të Sigurimit të Shtetit, Tiranë, 1980,v.2, f.105-106)
Në muajin Korrik 1945, në shtëpinë e Shaban Ballës, në Tiranë, ku mori pjesë edhe kryetari i misionit britanik në Shqipëri, koloneli Hodgson, u porositën përfaqësuesit e grupeve antiqeveritare të mbaledhura në atë takim, “që të bashkoheshin edhe me grupe të tjera, atë të Matk Gjon Markut dhe të Muharrem Bajraktarit, të cilët vepronin kundër qeverisë në arrati, brenda territoreve të vendit.[..] Kështu do të krijoheshin turbullira të brendshme, të cilat do t’u jepnin shkas anglo-amerikanëve të ndërhynin ushtarakisht në emër të vendosjes së rendit dhe qetësisë, të bënin pushtimin e Shqipërisë, si në Greqi.” (I.Koçollari “Operacionet…”, f.118-119, 121, marrë prej AMPB, “Dosja e Shaban Ballës dhe fondi i organizatës “Bshkimi demokratik”, f.163)
Në Nëntor 1945, në mbledhjen e bërë në Tiranë, po në shtëpinë e Shaban Ballës, me pjesmarrjen e 20 grupeve, si Sami Qeribashi, Ali Koraja, Telat Drini, Musine Kokalari, Qenan Dibra, Gjergj Kokoshi, Suat Asllani etj.,ishin të pranishëm edhe dy oficerë misionarë anglezë, Smith dhe Pinegdon, dhe nën përkthimin e Shaban Ballës, Smith u tha: “Ndihma jonë është efikase si me armë, ashtu edhe me mjete të tjera, për të përmbysur këtë qeveri.” Vendimet e marra në këtë mbledhje ishin që të sabotoheshin zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 dhe të atentohej Myslim Peza, dhe kjo vrasje të paraqitej si e bërë nga komunistët. Për këtë akt qenë përgatitur edhe traktet që do të hidheshin ditën e kryerjes së vrasjes më përmbajtjen: “Edhe një nacionalist që kishin në qeveri e vranë.” (AMPB, Fondi i Organizatës “Bashkimi Demokratik”, f.202)
Vetëm në qarkun e Shkodrës, në fund të vitit 1945 u vranë nga forcat e ndjekjes rreth 70 vetë dhe po aq u plagosën. Ndërsa nga grupet kriminale të luftës u kapën 142 vetë, u vetëdorëzuan 200 vetë, u kapën 5.255 armë të ndryshme (pushkë, mitraloza dhe revolverë), 8 mitralozë të rëndë, 1 mortajë dhe rreth 30.000 fishekë. Të gjithë këta diversantë ishin ish-anëtarë të forcave të karabinierisë, të kuesturës, kuislingë, të gënjyer prej forrmacioneve poitike antikombëtare e që u rekrutuan përsëri në Emigracion, bashkpuntorë me pushtuesin kundër shtetit shqiptar që porsa kishte fituar lirinë dhe pavarësinë.
Nga fundi Tetorit 1945, në Pukë u organizua një mbledhje me krerët e bandave kriminale të arratisur të Pukës, Dukagjinit, Lezhës, Mirditës, Lumës e të Peshkopisë, nën drejtimin e Muharrem Bajraktarit, ku u vendos që: të kryheshin sa më shumë aksione në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945. Për këtë të bashkpunohej me organizatat tradhëtare të klerit katolik reaksionar të Shkodrës “Bashkimi-Shqiptar” dhe “Demkristiane”. (R.Beqaj ”Veprimtaria armiqësore e klerit katolik në Shqipëri 1941-1971, Tiranë, 1973, f.129)
Vetëm në periudhën Maj – Dhjetor 1945 u kapën ose u dorëzuan 1094 kriminelë lufte. (Demir Dyrmishi, po aty, marrë prej AQU, 1946, kutia: Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, f.6 )
Reaksioni i brendshëm, në luftën e tij për të sabotuar ekonominë e pushtetit popullor, bëri përpjekje për të shkaktuar një uri të përgjithshme në mbarë vendin. Ai u përpoq të sabotonte Ligjin e 14 janarit 1945, mbi sekuestrimin e pasurive private, me teorinë se gjoja pronarët i kishin shitur aksionet para Çlirimit, dhe filluan të shkëmbenin floririn me kartmonedhën shqiptare që ndodhej me shumicë në duart e spekulatorëve, duke shkaktuar kështu një çregullim dhe ngritjen e çmimeve në tregun shqiptar, duke falsifikuar vulën e sursharzhimit të karmonedhës shqiptare, duke e zhvleftësuar këtë në mënyrë artificiale, që të sabotonin produktet ushqimore e të ngrenin herë-pas-here çmimet. Sipas pasqyrave del se prej Marsit deri në Prill të vitit 1945 çmimi i grurit ishte ngritur nga 6,40 fr, në 8 fr. për kg; i misrit nga 3,85 fr, në 5,20 fr; i fasules nga 9 në 11 fr.; i mishit nga 18 në 25 fr për kg, kurse çmimi i artikujve të veshmbathjeve vetëm brenda një jave ishte ngritur 30-35 %. (D. Dyrmishi, vepër e cituar, f.166-167, si dhe AQSH, 1945, Fondi i Ministrisë së Ekonomisë, dosja 151, f.2 dhe dosja 252, f.70; gazeta “Bashkimi”, 28 prill dhe 20 maj 1945)
Ja se si e satirizonte këtë përpjekje të reaksionit të brendshëm revista “HOSTENI” qysh në numërin e parë të saj, më 22 Gusht 1945, me poezinë satirike të emërtuar “Ankimet e tregëtarëve”, autor Kristaq Cepa:

Ç’,më duhet mua Shqipëria,
Bashkë me të demokracia,
E qetësija e lirija!
Kur s’është e lirë tregëtija,
Që të shesë pas qejfit njerëzija.

Sot me një çmim, nesër një tjetër?
Kujtoj me mall kohën e vjetër!
Ç’më duhet mua në s’ka gjermanë,
E s’ka kuislinga e italianë,
Kur puna ime vete bosh
Dhe nuk fitoj para me kosh?

Sikur fitonja dhe më parë,
Kur kisha mbushur dëng qilarë,
Dhe kisha mgritur ca pallate
Dhe kisha bërë mjaft iratë?

Tatim fitim: një poshtërsi!
Malli me çmim! Një badërdi !
Ja dhe m’e madhja marrëzi!
Të më ndalojnë të blej flori?!
Pastaj më thonë: ka liri!

(Biblioteka e Hostenit “Kallinj pa bukë”– Antologji I, Tiranë, 1955, f.50)
VITI 1946
Në intervistën e dhënë gazetarit italian Enzo Biaxhit, në Qershor të vitit 2001, ish-inspektori i Shërbimit të Inteligjencës Britanike (Mi-6), David Cornuell, për misione dhe veprimtaritë e këtij shërbimi kundëer vendeve të Evropës Lindore, deklaronte: “Emërimi im në Vjenë më 1945, ishte eksperienca ime e parë në terren. Mendoj se në atë kohë kam qenë dëshmitar i dy fakteve të rëndësishme. Së pari, Kampet e Refugjatëve, të mundurit e luftës të ardhur nga e gjithë Evropa. Më pas, një fakt u qartësua hapur, ishte kalimi ynë dhe i njerëzve me të cilët ne punonim, nga veprimtaria anti-naziste në atë anti-komuniste, të cilat zunë fill që prej fundit të vitit 1945.” (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.1, f. 242)
Në vitin 1946 në kampin e “Santo Feros’ në Itali gjendeshin 351 shqiptarë të arratisur, ku përmenden: Tahir Kolgjini, Mit’hat Frashëri, Selim Daci, Ago Agaj, Hasan Dosti, Sadik e Agim Shaska, Bajazit Boletini, Eqrem Peshkëpia, Et’hem Cako, Safet Protopapa, Shaqir Preza, Rrok Nallbani, etj
Në fillim të vitit 1946, kriminelët e luftës, për të vënë në jetë planin e “Bashkimit demokratik”, vranë përgjegjësin e rinisë antifashiste të Prefekturës së Krujës, vranë Komandantin e Komandës së Vendit të Iballës në Pukë, përgjegjësin e arsimit të Shpatit – Elbasan, Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të nënprefekturës së Kurveleshit dhe shumë pjestarë e simpatizantë të tjerë të LANÇ-it etj. (gazeta “Bashkimi”, 18 qershor 1946)
Në Shkurt të vitit 1946, meqenëse dështoi orvajtja për sabotimin e zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese, krijohet organizata “Grupi i deputetëve”, në shtëpinë e Kol Kuqalit, ku morri pjesë edhe kryetari i misionit amerikan, gjenerali Jakobson, duke u folur të pranishmëve për domosdoshmërinë e goditjes së pushtetit popullor, tha: “Në Shqipëri duhet të përgatitet një kryengritje që të japë shkak për një ndërhyrje direkte të ushtrisë anglo-amerikane me pretekst se në Shqipëri është gjendja e turbullt”. (D. Dyrmishi, vepër e cituar, f.142-143, si dhe Th. Bare ”Provokacione, komplote, dështime”, Tiranë 1966, f.31)
Në fillim të vitit 1946, inxhinjeri Abdyl Sharra u njoftua nga Ministria e Punëve Botore se së shpejti do të nisej për në Maliq si drejtor i kantjerit për tharrjen e kënetës. Ai, porsa mori njoftimin u takua me Harri Fullcin. Për ta bërë “sa më të ndjeshme dhe më të sigurtë luftën për rrëzimin e pushtetit, – i tha Fultzi agjentit Abdyl Sharra, që kryesonte grupin e agjentëve të misionit amerikan, të krijuar në sektorin e Maliqit, – është e nevojshme që të zhvillohet një luftë ekonomike, duke sabotuar çdo ndërmarrje të pushtetit, në mënyrë që të dëmtojmë sa më shumë ekonominë, të pengojmë rimëkëmbjen e vendit, në mënyrë që Qeveria Demokratike të diskreditohet dhe të humbasë besimin e madh që ka në popull”…(Rakip Beqaj, vepër e cituar, f.38; AMPB, 1946, fondi nr.372,f.38, d. 206 “a”,f.43, Gjykata e Lartë ushtarake. Proceverbali i A.Sharrës)
Në fillim të vitit 1946 është dërguar një grup prej 12 vetësh nga territori grek, nga Korfuzi, Musa Kraja. Ky kishte marrë udhëzime nga Hasan Dosti që të takohej me Izet Vrazhdon, i cili qëndronte në arrati në malet e Kurveleshit e të Vlorës, për të vrarë Shefqet Peçin, Bexhet Memën dhe disa të tjerë. Por kur shkoi Musa Kruja, Izet Vrazhdua ishte në alarm, i ishte vrarë edhe Lahe Nurua dhe së bashku u kthyen në Greqi, prandaj dhe e anulluan dërgimin e grupit prej 12 vetësh.
Në fillim të viit 1946, Drejtoria e Mbrojtje së Popullit u zevendësua nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, duke qenë shtrukturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në vitin 1946, me urdhër të M.P. Brendshme, i kërkohej popullsisë të dorëzonte armët që kishin nëpër shtëpi, pasi qe vënë re se për diversantët kjo ishte një rrethanë favorizuese për akte ekstreme, vrasje etj. Brenda 50 ditëve u dorëzuan 36.030 pushkë, 233.926 fishekë,11.339 revolverë, 501 automatikë,, 161 mitralozë të rëndë dhe 3.034 bomba dore. Në një thirrje të dytë gjatë vitit 1948, strukturat e policisë zbuluan dhe mblodhën1.968 pushkë, 1.254 revolverë, 11 mitralozë, 4 mortaja, 444 bomba dore dhe rreth 197.958 fishekë. (“Në shërbim të popullit”, 1966, nr.3)
Në korrik 1946 në operacionin kundër bandave të Pashuk Bibës dhe Nik Sokolit, Forcat e Ndjekjes dhe të Sigurimit pësuan humbje të ndjeshme: 8 drejtues kryesorë të operacioneve dhe shumë të tjerë u plagosën.
Në Gusht të vitit 1946 krerët e organizatës “Grupi i Deputëtëve” arritën në përfundimin se reaksioni i brendshëm ndodhej në prag të kryengritjes për marrjen e pushtetit, dhe vendosën njëzëri edhe një herë që kryengritja të shpërthente në Shkodër, dhe si datë e shpërthimit të sulmit mbi Shkodër caktuan 15 shtatorin, datë kjo që iu njoftua edhe klerit katolik reaksionar i Shkodrës, por e filluan 6 ditë para afatit… Në mbrëmjen e 8 shtatorit 1946 iu afruan Shkodrës 450 kriminelë luftte, dhë në mëngjesin e 9 shtatorit sulmuan Shkodrën. U ndeshën me forcat e Mbrojtjes së Popullit duke lënë 33 të vrarë, 208 robër. (AMPB, 1946, d.228 “a”, f.161, si dhe R. Beqaj, vepër e cituar, f.150; “Bashkimi”, 13 nëntor 1946)
Në muajin Nëntor 1946, në përpjkeje me bandit e Hamit Matjanit, i cili fshihej në pyjet e Gjoçajt të Peqiit, u vranë 7 vetë nga forcat e ndjekjes e të Sigurimit dhe 7 të tjerë u plagosën.
Pas çlirimit dhe deri në fund të vitit 1946, sipas statistikës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ishin larguar së bashku me trupat pushtuese drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e gjetkë, një kontigjent prej 1.500 vetë.
Megjithatë, gjatë vitit 1946, reaksioni kishte ende forca të armatosuar kriminale, sepse për të zevendësuar humbjet krerët e bandave kishin rekrutuar elementë të rinj të goditur nga reformat, të pakënaqër, që ishin bërë armiq. Kështu që gjat vitit 1946, në luftë me bandat dhanë jetën mbi 100 pjestarë të forcave të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit (Demir Dyrmishi, po aty, f.74)
VITI 1947
Më 4 Tetor 1947, Qeveria Angleze, duke iu përgjigjur me arrogancë kërkesës zyrtare të Qeverisë Shqiptare për dorëzimin e kriminelëve të luftës, i mohoi asaj të drejtën të kërkojë dorëzimin e kriminelëve të luftës, duke mos e konsideruar Shqipërinë si vend aleat dhe duke u “habitur” që qeveria shqiptare e ngre kaq vonë këtë çështje, kur ky problem ishte ngritur qysh më 23 Korrik 1945.(Demir Dyrmishji, po aty, f.66-67)
Në Nëtor 1947 Mit’hat Frashëri i dërgon letër ambasadës amerikane në Romë me kërkesën që të pengohej me çdo kusht ekstradimi i emigrantëve të arratisur në Shqipëri, por të strehoheshin në Anmerikë. Ndër ta rendiste Mustafa Krujën, Xhafer Devën, Kol Bib Mirakën e shumë të tjerë.
Në Dhjetor 1947, organiizimi administrative që ishte në bazë qarqësh, u shkri dhe u krijua në bazë rrethesh dhe mbi këtë bazë u krijuan Seksionet e Mbrojtjes së Popullit.
VITI 1948
Nuk dimë saktësisht se për ç’arsye italianët, që kishin hartuar operacione sekrete ndaj Shqipërisë, papritur u kishin parashtruar përfaqësuesve të Shërbimit Sekret Amerikan dëshirën dhe nevojën për bashkëpunim me ta! Është e trishtë të mendosh. (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.2, f. 35)
Viti 1948 ishte karakterizuar nga zhvillime të vrullshme dhe të rëndësishme politike, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, ku Greqia ishte angazhuar në një luftë të përgjakshme civile prej gati 3 vjetësh, ndërsa Jugosllavia ishte përjashtuar nga Informbyroja. Në këto rrethana Shqipëria ishte izoliuar tërësisht gjegrafikisht nga aleatët e saj politikë lindorë. Në këto kushte, rrethanat imponuan që në Dhjetor 1948 të ndërmerreshin riorganizime institucionale dhe strukturore edhe në Ministrinë e Brendshme, që deri atëhere ishte nën drejtimin e Koçi Xoxes, (gati 4 vjet, Tetor 1944-1948). U shkrinë Seksionet e Sigurimit të Shtetit, duke u bërë më të decentralizuara, dhe u emërtuan “Degët e Punëve të Brendshme”., me katër Seksione: a)- i luftës kundër krimit politik; b)- i luftës kundër veprimtarisë në fushën ekonomike; c) -i survejimit fizik të autorëve të dyshuar; dhe ai ç)- i luftës kundër bandave diversioniste.
Që në fillim të vitit 1948 britanikët, kishin rektutuar 6 emigrantë të arratisur shqiptarë për të qenë “kapo”, pra drejtues të grupeve agjenturore që do dërgoheshin me mision spiunazhi në Shqipëri.
Në Prill të vitit 1948 banda kriminale e Preng Dodë Gjinit kapi në befasi dhe ekzekutuan heroinat e Mirditës, Marta e Prenda Tarazhi. Marta Tarazhin e vranë ngaqë, si përgjegjëse e rinisë në fshat, anëtare e Byrosë së Komitetit të Rinisë së rrethit, dhe si anëtare e Këshillit Popullor të fshatit, ishte bërë agjitatore për të gjithë të rinjtë e të rejat e Mirditës. (“Heronj të heshtur”, vëll.III, Tiranë 1976, f.28)
Në mesin e vitt 1948, bashkpunëtorët dhe kriminelë që ishin sjellë në Amerikë, si pjesë e një operacini të maskuar, të hartuar nga departamenti i shtetit, i njohur me emrin “Bloodstone”, dhe në fund të atij viti filloi t’i përdorte këta njerëz për nevojat e ngritjes së rezitencës antiqeveritare në Shqipëri.
Prej mesit të vitit 1948, UDB-ja përmes Ambasadës Jugosllave në Tiranë kish ngritur një organizatë klandestine të shtrirë në Tiranë, Pogradec dhe Kukës prej 24 anëtarësh, për nxitjen e arratisjeve. Pjestarë të kësaj rezidenture, më 7 Nëntor 1948 i vunë zjarrin “Selisë së Miqësisë me BS”, bënë përpjekje për të korruptuar rojet e burgut, për të mundësuar arratisjen e Koçi Xoxes etj. Drejtuesi i kësaj veprimtarie ishte diplomati jugosllav, zbuluesi Savo Bozhidaroviç dhe kolegë të tij.
Në fund të vitit 1948 dhe fillimi i vitit 1949, u bë e qartë se kundërshtarët e jashtëm dhe Qendrat e tyre të Zbulimit punonin intensivisht të përmbysnin regjimin dhe Qeverinë Shqitare, duke u bërë e qartë se ajo veprimtari organizohej nga emigracioni reaksionar shqiptar dhe prej mbeturinave të reaksionit të brendshëm. Numuri i përgjithshem i emigracionit politik shqiptar kishte shifrën 5.521 vetë, pa llogaritur gratë dhe fëmijët e tyre. Nga këta, 1.403 ishin arratisur në vitin 1945, ndërsa 4.018 arratisur nga viti 1945 deri në vitin 1951. Ata qenë shpërndarë në 22 shtete: Në Greqi – 2.310 vetë, prej tyre rreth 500 ishin refugjatë politkë, në Jugosllavi -1.373, në Itali 1.500 refugjatë dhe prej tyre 550 refugjatë politike, prej të cilëve 351 në Rexhio Emilia; në Amerikë 660 vetë, në Egjypt 50 refugjatë politikë; në Turqi 300 refugjatë politikë.
Në vitin 1948, sipas statistikës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nga 1.203 kriminelë, që rreshtoheshin në bandat e armatosura brenda vëndit, pas prishjes me Jugosllavië, u arratisën në Jugollavi 699 kriminelë, pa llogaritur ata që u vranë, u kapën apo u dorzuan. Në këto rrethana, në fund të vitit 1948, nëpër malet shqiptare kishin mbetur ende 294 kriminelë.
Shërbimi Sekret Britanik Mi-6 në vitin 1948 pat vlerësuar me interes riatdhesimin në Shqipëri të emigrantëve të arratisur, 312 vetë deri në vitin 1950, një pjesë e të cilëve ishin dërguar me misione sekrete. Në muajin Korrik 1949 Shërbimi Britanik pat dërguar në rrugë sekrete, në territorin e Shqipëtrisë së Jugut, përmes Greqisë, gjashtë grupe agjentësh shqiptarë, të rekrutuar nga radhët e ballistave.Të gjitha këto grupe u arrit të zbuloheshin.
Nga 27 Korrik 1948 dhe më 11 Janar 1949, jugosllavët kanë zhvilluar 46 provokcione tokësore, detare dhe ajrore ndaj vendit tonë. (Komunikatë e MPB, datë 13 janar 1949).
Menjëherë pas dënimit të P.K. Jugosllave nga Inform Byroja Koministe në qershorin e vitit 1948 dhe pas Komunikatës të KQ të PKSH, të 1 Korrikut 1948, që mbështeste vendimin e Inform Byrosë, Jugosllavia e Titos, nën drejtimin e zbuluesve të saj, që punonin të maskuar me funksione diplomatike pranë legatës jugosllave në Tiranë, filluan diversion dhe terror të hapët. Kështu, në Gusht të atij viti, agjenti i UDB-së, Hom Lloçi, dogji sharrat e Pukës-Kryezi, i cili në deponimin e tij pranon: “Mbasi dogja sharrat e Pukës-Kryezi më thirri në zyrën e tij në Jugosllavi togeri i UDB-së Vllado Popoviç, më lavdëroi për këtë akt dhe më shpërbleu me 75 mijë Lekë”. Ndërsa Ramadan Tasimi vrau sekretarin e lokalitetit të Kuksit, Shaban Sabri Bodën; krimineli tjetër Ahmet Nika vrau rreshterin trim Ndue Markun; babai i Nik Rudajt vrau togerin e ushtrisë sonë Malo Baba, dogji shkollën e Morinës si dhe preu linjën telefonike Tropojë-Shishtavec. Ndërsa në javën e parë të Tetorit 1948, grupi terrorist i Zhapokikës në Tepelenë, me kryetar Sulo Zaimin, që drejtohej nga funksionari i Legatës Jugosllave, Janko Hovliçeku, mori planin që me anëtarët e këtij grupi që shtrihej në tri fshatra (Zhapokikë, Luftinjë dhe Kamçisht) të shpërthenin një revoltë kundër pushtetit popullor, të cilën e realizuan javën e parë të tetorit 1948.(Rakip Beqaj, vepër e cituar, f.205-206; si dhe AMPB, fondi 1702, f.120)
Më 30 Dhjteor 1948, Shërbimet sekrete Britanike kishin vendosur që të ndërmerrnin hapa konkrete për operacione të organiazuara agjenturore në Shqipëri, të emërtuar “Valuable”. (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.1, f. 425)
Gjer në fund të vitit 1948 Forcat e Ndjekjes kishin mundur të asgjësonin 228 diversantë, dhe ishin dorëzuar 199 të tjerë.
VITI 1949
Shkëputjet radikale të lidhjeve të shumëfishta dhe të rrezikshme të Shqipërisë me Jugosllavinë në fund të vitit 1948, e kishin vënë Shqipërinë në një situatë kritike politike, gjeografike, ekonomike dhe ushtarake, në raport jo vetëm me sllavët e jugut, por edhe me dy fuqitë e tjera historike të saj, Greqinë dhe Italinë.
Në fillimin e vitit 1949, kur shërbimet secrete të huaja filluan të dërgonin grupet e para të spiunazhit, strukturat e kundërzbulimit shqiptar, së bashku me Divizionin e Mbrojtjes ishin përballur me shumë grupe e ish-bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit. Disa prej tyre ishin vrarë apo kapur të gjallë, të tjerë kishin mundur të largoheshin paq. (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.2, f. 75)
Në fillim të vitit 1949, me marrien në dorë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme nga Mehmet Shehu, Sigurimi i Shtetit organizoi dhe aplikoi një formë të re pune, të panjohur më pare. Kriijohet Organizata “Fronti i Rezistencës Shqiptare”. “Frymëzuesi i kurajos dhe i shkëndijës së talentit genetik professional ishte Kadri Hazbiu” – thekson I.Koçollari. – “Kjo organizatë në të vërtetë ishte një grup oficerash të Sigurimit, që ishin maskuar nën një tjetër qëndrim politik. Ky grup, i shpallur si kundërshtarë të regjimit, do të identifikohej prej të gjithve kundërshtarëve politikë, kudo nëpër Shqipëri, si “Fronti i Rezistencës”, ndërsa në një rreth të ngushtë të drejtorisë së Sigurimit, do të njihej me emrin “Grupi Special”. “Qëllimi” i kësaj organizate do të ishte “ANTIKOMUNISTE”, sikundër ishin shpallur prej drejtuesve të “Frontit”, gjoja “bashkimi i gjithë nacionalistëve dhe patriotëve të maleve në një front të përbashkët për të arritur fitore dhe rrëzuar qeverinë e Hoxhës.[..] Këta qenë Qytetarë të Sakrificës që Atdheu i kishte pagëzuar me emrin BOHEMË TË LIRISË”, (I.Koçollari. v.2, fq.111). Ata ishin Oficerat: Asim Aliko, Hekuran Pobrati, Ilo Stojku, Haxhi Shurdhi, Mark Dodani, dhe Nënoficerat Qamil Dane, Qemal Xhaferraj, Refat Aliu, Hamit Bylyshi, Luto Beqiri dhe Shaqo Karaj. Kriminelë të kapur dhe të vënë në mënyrë serktrete në shërbim të Sigurimit: Xhafer Mema, Dalip Kurti, Beqir Aliu, Nue Gjergji, Ramë Habili dhe Faik Mulleti.
Në drejtim dhe në mbështetje të të gjithë veprimtarisë së “Frontit të Rezistencës” qëndronte Rexhep Kolli dhe zv.Ministri Kadri Hazbiu, të cilët i raportonin hap pas hapi Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, dhe ky Enver Hoxhës. “Fronti i Rezistencës Shqiptare” pati një veprimtari katër vjeçare, i cili gjatë kësaj periudhe asgjësoi të gjithë pjestarët e grupit të agjentëve britanikë Mi-6, ndërsa njëri prej tyre u kap i gjallë.
Në fillim të vitit 1949 ishte krijuar “Sektori i Kriminalistikës”, i cili filloi të kryente ekspertiza shkencore daktiloskopike (gjetja e autorëve përmes gjurmëve të gishtave), dhe balistike (përmes gjetjes së armëve) si dhe ekspertiza grafike.
Në 3 Maj 1949, në një dokument të Shërbimit Sekret Amerikan, të titulluar “Operacione Spiunazhi kundër Shqipërisë nga Italia dhe Greqia”, zbulohet pikërisht ndërmarrja e parë e spiunazhit, që Shërbimi sekret i Marinës Italiane përgatiste dhe i iniconte në drejtim të Shqipërisë. (I. Koçollari “Operacionet sekrete”, vëll.2, f. 41)
Më 26 Gusht 1949 u formua në Paris Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, nën drejtimin e zbuluesve amerikanë dhe anglezë Henderson dhe Stivenson. Lajmin e dha kryetari i tij, Mi’hat Frashëri nga Radio Londra, më 6 shtator 1949. Komiteti përbëhej me përfaqësues pothuajse nga të gjithë formacionet politie shqiptare në emigracion të pasluftës, “…të radhitur afërsisht në tre grupe: një grup është Zogist që përfaqëson regjimin diktatorial të paraluftës. I dyti konsiston në elemenët pro-fashistë të cilët bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët gjatë viteve 1939-1944. I treti, Balli Kombëetar, i cili luftoi kundër komunistëve, megjithatë pa sukses.”, sikundër thuhet në memorandumin sekret të datës 27 Prill 1949, i Departamentit të Shtetit, prej z.McKison dhe z. Campbell, dërguar Hasan Dostit dhe Stavro Skëndit në përgjigje të kërkesës së tyre për “ndihmën amerikane për një Komitet Kombëtar Shqiptar në mërgim”. Ky komitet famëkeq mori përsipër t’u shërbente zbulimeve të huaja kundër Republikës së Shqipërisë. Qendra e tij do të vendosej në Nju Jork, i kryesiuar prej Mit’hat Frashërit, dhe – pas vdekjes së tij nën drejtimin e Hasan Dostit e Ali Këlcyrës, i cili e ndau Ballin Kombëtar në të “majt e në të “djathtë”. (shih Hasan Dosti “Një jetë për çështjen shqiptare”,Tiranë, 2008, f.141-147; gazeta “Flamuri”, Romë, nr.1, kallnuer 1950; si dhe I.Koçollari, “Operacionet…”, v.1, f.200).
Në vitin 1949 në të gjithë Shqipërinë, numëri total i gjithë punonjësve të Sigurimit të Shtetit shkonte në 665 vetë oficerë sigurimi, me shkollë një vjeçare. Në vitin 1952 në radhët e punonjësve të Sigurimit të Shtetit erdhën edhe 200 vetë, të cilët kishin studjuar në B.S. Po në vitin 1952 për herë të parë u hap shkolla e Shërbimit Informativ Shqiptar.
Në fund të vitit 1949, rreth 297 vetë prej emigracionit kolaboracionist u përzgjodhën nga amerikanët dhe u dëguan në Gjermani në të ashtuquajturin “Kampi 4.000”.
Në vitin 1949 numuri i grupeve të banditizmit politik brenda Shqipërisë arriti në 1.500, në përbërje të të cilëve kishte 1.370 persona, 10 banda, të shpërndarë në të gjitha krahinat e vendit, prej të cilave u vranë një numër aktivistësh të pushtetit, si në Mirditë, Lushnjë, Krujë etj. Shërbimi jugosllav pati 234 agjentë, ndërsa ai Grek 294 vetë, të cilët ishin organizuar në 56 grupe të futur nga toka.
Fundi i vitit 1948 dhe fillimi i vitit 1949 jugosllavët filluan të gjenin rrugë të fshehta, me një tërbim të papërmbajtur për një operacion të gjerë spiunazhi kunder Shqipërisë. Sipas shifrave të Sigurimit të Shtetit, numëri i tyre është shumë më i madh se numëri i tërë agjentëve që infiltruan kundër Shqipërisë gjatë vitit 1949. Vetëm për periudhën 1949 gjer në vitin 1953, shërbimi jugosllav dërgoi gati 1.000 diversantë, pa folur për ata që u dërguan gjatë viteve në vazhdim. Nga ky numër, 109 diversantë u vranë nga forcat e ndjekjes, 56 u kapën të gjallë dhe 73 u vetëdorzuan.
Në fillim të muajit janar 1949 bandat e të arratisurve kishin 296 vetë, 163 prej tyre organizuar në 32 grupe (me nga 3-4-5 vetë); 133 ishin prej atyre që vepronin individualisht. Përbërja e tyre ishte kjo: kriminelë lufte–63 vetë; kundërshtarë të pushtetit popullor–137 vetë; dezertorë -35 vetë; kriminelë ordinerë – 61 vetë. Nga fundi i vitit 1949 kishin mbetur 159 vetë.
Në 15 Shkurt 1949, grupi i Alush Leshanjakut dhe i Nue Pjetër Gjonmarkaj, nga Mirdita, nisur me avjon nga Italia, u hodhën me parashutë në sektorin e Mirditës. Grupet nuk arritën të bashkohen, dhe u nisën në drejtime të ndryshme. Alush Leshanjaku u nis në drejtim të Elbasanit, ndërsa Nue Gjonmarkaj qëndroi në Mirditë. Grupi i Alush Lershanjakut që shkoi në terrenin e Elbasanit qëndroi disa muaj dhe qëndrimi i mëtejshëm u bë i pamundur, prandaj në Gusht 1949 kaluan në Greqi dhe prej andej në Itali. (Dosja, fq.431-435)
Këta në Mirditë pas disa ditësh janë takuar me 5 kryengritës mirditorë: Prenk Gjon Gjonin, Bib Marka Bibën, Prenk Zef Gjergji, Nue Nikoll Prenku si dhe me një tjetër dhe, së bashku shkuan në Pershqesh. I diktuan fshatarët dhe i bllokuan. Në luftime u plagos një bandit, të tjerët u larguan, duke zhvilluar veprimtari të bujshme në terrenin e Pukës e të Mirditës, duke qëndruar një kohë të gjatë, duke u liodhur edhe me një numër të madh fshatarësh. Përshtypje të madhe bënte në popull sidomos pajisja e tyre me flori! Ndonse nuk kishin udhëzime të përcaktuara mbi zhvillin e aksioneve, ata vetë, duke parë disponimin e popullit të Mirëditës, në muajin Gusht vranë Bardhok Bibën. Grupi ishte përgatitur nga OSP amerikan, në bashkpunim me shërbimin Sekret Italian i Marinës. “Ky është rasti i parë i vrasjeve të kryera nga agjentët e CIA-s, ai i Gushtit 1949, – shkruan akademiku Irakli Koçollari, – kur një grup agjentësh të CIA-s, nën emërtimin ”Plani Fontana”, i futur ilegalisht në terrenin shqiptar”.(shih (I.Koçollari ”Operacione sekrete”, 2022, vëll.2, f.241).
Pas kësaj vrasjeje, parashutistët askush s’donte më t’i pranonte në Mirditë. Si rrjedhojë, më 17 Gusht 1949, grupi vendosi të kalonte në Jugosllavi, duke marrë me vete 44 kryengritës nga Mirdita dhe Puka.
Më 1 Mars 1949 strukturave të CIA-s u ishte raportuar nga QEVA (Organizata e Refugjatëve Shqiptarë dhe Grekë të larguar nga Shqipëria). Kjo organizatë, me drejtues Stefanos Venakides dhe Nikolla Pango, u kishin bërë të njohur njerëzve të shërbimit sekret amerikan se në Shqipëri kishin një numër total prej 18 agjentësh pranë qyteteve Gjirokastër, Leskovik, Përmet, Vlorë, Korçë dhe Himarë, si dhe dispononin edhe 15 korjerë agjentrësh, të cilët vepronin me misione agjeturotre, duke kaluar ilegalisht kufirin. Një listë prej 27 agjentësh dhe korjerësh të QEVA-s, që banonin në qytetet dhe fshatrat jugore të Shqipërisë, u ishte dhënë profesionistëve të CIA-s për t’i përdorur për interest e saj, ndërkohë që 5 prej tyre ishin trajnuar si radistë. Raportohet se kjo organizatë në atë kohë kishte një anëtarësi aktive prej 5.000 vetësh brenda në Greqi dhe 2.300 vetë në Shqipëri. Më poshte jepen emrat dhe vendbanimet e agjentëve në Shqipërinë e Jugut: Nokovë, Mingul, Dhoksat, Qestorat, Lazërat, Labovë e Kryqit, Përmet, Vllahopsilloterë, Leskovik, Himarë, Piqeras Menkulas, Nikolicë. (I.Koçollari “Operacionet Sekrete…”, v.1, f.169-170)
Shtypi grek vitet e fundit ka shkruar: “Burimet bëjnë të ditur së në operacionet kundër Shqipërisë u vranë rreth 200 agjentë të dërguar nga CIA dhe rreth 100 nga pala shqiptare. Shërbimi Sekret Grek, deri në fillim të vitit 1949, në kampet e IRO-s ka patur 500 refugjatë politikë shqiptarë, në radhët e të cilëve bënin pjesë ish-kuislingë, funksionarë të qeverive nën pushtim. Aty, rreth muajve mars-prill 1949, rreth 300 prej tyre ishin larguar në Itali, ndërsa 200 të tjerë kishin mbetur në Greqi. Shërbimi sekret grek bën të ditur se, duke filluar prej muajit Shkurt 1949, disa shërbime sekrete të huaja të vendeve perëndimore kishin filluar rekrutimin e agjentëve shqiptarë të kampit Llavrio, të cilët gjendeshin në Bari, dhe se grupet e para të agjentëve, të dërguar përmes detit, qenë zbuluar nga Enver Hoxha dhe se shumë prej tyre qenë arrestuar.
Në fillim të vitit 1949 shtabi drejtues i QEVA-s (një shoqatë pro-greke, që kryesohej nga Vangjel Qirko, e cila pretendonte çlirimin e Vorio Epirtit nga Shqipëria dhe bashkimin e saj me Greqinë), dhe në bashkëpunim me amerikanët, ishin bërë gati të infiltronin në Shqipëri përmes tokës 15 agjentë, si dhe kishin biseduar për ngritjen e një baze në Janinë për përgatitjen e operacioneve kundër Shqipërisë.
Më 29 mars 1949 u arrestuan 29 pjestarë të zbuluesit jugosllava Savo Bozhidaroviç dhe një pjesë u arrestuan në muajin Gusht 1949.
Në një dokument të CIA-s, të datës 3 Maj 1949, që mban emërtesën “Operacione spiunazhi kundër Shqipërisë nga Italia dhe Greqia”, bëhet me dije pikërisht për operacione klandestine, të organizuara dhe përgatitur me kujdes nga këto shërbime kundfër Shqipërisë. Është i pari plan i këtij lloji i hartuar nga CIA.
Pse vallë Shqipëria? Sepse Shqipëria konsiderohej shteti më i dobët dhe më pak armiqësor ndaj Perëndimit.
Më 15 Qershor 1949, një grup profesionistësh të CIA-s kishin paraqitur një plan të hollësishëm, të emërtuar “Plan for Albania”, dhe e kishin miratuar atë. Plani do të mbante emërtin “BGFIEND” (Djalli). Ai plan është 94 faqe dhe është i ndarë në kapituj e sythe sipas çështjeve që trajton.[..]. Duke e shtjelluar edhe më tej analizën e tij, Plani nënvizon: “Si e tillë Shqipëria, si një shtet kombëtar “i pavarur”, është më shumë një krijesë artificiale e politikave të Fuqive të Mëdha, se sa një shprehje e dëshirave nacionale apo fuqive (përpjekjeve) të këtij populli. Shqiëria, me fjalë të tjera, është një entitet i ngritur nga faktorë esencialisht negativë, të interesave të secilës prej Fuqive në rajon, për të mos lejuar Fuqinë tjetër për të kontrolluar atë. Pra, Shqipëria nuk lindi prej faktorëve pozitivë të fuqisë së brendshme të saj, ndaj dhe si e tillë edhe gjatë periudhës së “indipendencës” formale, Shqipëria, në një mënyrë apo në një tjetër, ka qenë e kontrolluar nga njëra apo nga tjetra Fuqi. Përveç të tjerave, ky vend zotëron pasuri pyjore dhe burime nëntokësore të konsiderueshme si naftë, hekur, krom, bakër, qymir guri, të cilat asnjëherë nuk janë shfrytëzuar në mënyrë efektive”. Dhe vetëm në këtë periudhë, nga mesi i vitit 1949, Sigurimi i Shtetit Shqiptar filloi aplikimin e futjes (infiltrimin) të bashkëpunëtorëve të vetë në radhët e bandave diversioniste dhe atyre sekrete. (OBOPUS BG, Vol.1 “Plani Albania”, datë 15 qershor1949,\Seria B, f.2 & I.Koçollari “Operacione…”, v.1, f.183,195)
Në Shtatorin e vitit 1949, referuar Komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në f. 273 të iventarit “t/I”, mësohet se gjatë Provokacioneve të Gushtit 1949 forcat greke lanë në tokën shqiptare 300 të vrarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Nga pala jonë mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë dhe u plgosën 127 të tjerë. Provokacionet e Gushtit 1949 ishin në kohën kur kishin filluar operacionet e planifikuara agjenturore “Bgfiend” dhe “Valuable”, të agjensisë amerikane të inteligjencës dhe asaj britanike, dhe bashkë me to edhe grekët dhe italianët.
Më 16 Korrik 1949, ditën që hartohej dhe miratohej Plani “Valuable”, MI-6 britanike bënte me dije se po atë ditë ky shërbim kishte dërguar në territorin e Shqipërisë së Jugut, gjashtë grupe agjendtësh shqiptarë, të rekrutuar nga radhët e ballistëve, “prej të cilëve, – thekson Plani – në rastin më të mire, ne presim 3 apo 4 të kthehen nga misioni me rezultate konstruktive. Dhe… vetëm mbas kësaj ne do të jemi në gjendje të hyjmë në fazën e dytë, e cila do të konsistoi në infiltrime të tjera, të rritjes së furnizimeve për akte sabotashi si dhe drejtimin e sulmeve guerile”. Përfaqësuesit e Mi-6 dhe të OPC, ishin takuar në Amerika. Ky takim do t’u shërbente palëve për të diskutuar dhe gjetur istrumente të përshtatshme maskimi për operacionet ndaj Shqipërisë.(I.Koçollari:“Operacionet sekrete”,vëll.1,f.231,436; BIGFIEND OPERATIONS, Vol.13-0048)
Më 8 Korrik 1949 kishte desantuar përmes ajrit në Kurvelesh, mes fshatit Golëm dhe Progonat, grupi i Et’hem Çakos vet i katërt. Çobani plak, Myrto Kurra, e njohu Et’hem Çakon, i cili njoftoi Postën e Policisë në Progonat. Tre prej bandës u kapën të gjallë, ndërsa një u vra nga forcat e ndjekjes.
Në Tetor të vitit 1949 hyjnë në Shqipëri agjentët e parë të shërbimit britanik. Grupi përbëhej nga 9 agjentë shqiptarë, të shoqëruar nga dy drejtues britanikë, të nisur me barkë nga Korfuzi dhe ankoruan në brigjet e Karaborunit. Pas 48 orësh mbrijnë në malin mbi Tragjas. Grupi ishte ndarë në 2 pjesë. Grupi prej 5 vetësh drejtohej nga Bido Kuka, ndërsa grupi tjetër prej 4 vetësh kishte në përbërje kushërinjtë e Hysen dhe Sami Lepenicës, ku të tre kushërinjtë kishin rënë në pritë pranë fshatit Dukat dhe ishin vrarë, i katërti u kap i gjallë nga forcat e ndjekjes. Ndërsa grupi nën komandën e Bido Kuka u kthye menjëherë në Greqi më 29 tetor 1949
Deri në fund të muajit Tetor 1949 Sherbimi Britanik kishte infiltruar në territorin e Shqipërisë 6 grupe agjentësh me nga 5 veta secili (30 agjentë). Në fillim të muajit Nëntor 1949 britanikët u gjendën përpara faktit, se vetëm tre nga gjashtë grupet e agjentëve të dërguar nga Shërbimi sekret Anglez ishin kthyer nga misionet e tyre agjenturore në Shqipëri.
Në muajin Nëntor 1949, d

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk