Ishin vitet a para, pas Çlirimit 1945-46, kur Enver Hoxha kundërshtoj misionet ushtarake angleze që pretendonin nëpërmjet “ndihmave ekonomike” të fusnin ushtrinë e tyre në tokën shqiptare.
Pjesë nga libri i shokut Enver Hoxha “KUR U HODHËN THEMELET E SHQIPËRISË SË RE”
(KUJTIME DHE SHËNIME HISTORIKE)
……Prej kohësh kishim
informata se Riza Dani, Gjergj Kokoshi, Shefqet Beja dhe disa të tjerë, që mendonin dhe ishin të bindur se Partia jonë do të falimentonte, ishin lidhur me misionin ushtarak anglez dhe me atë amerikan. Siç u zbulua më vonë, ishin këto misione që i organizuan dhe i drejtuan këta elementë për të krijuar rezistencën dhe opozitën, legale e ilegale, kundër pushtetit
popullor, kundër Partisë dhe reformave të mëdha që po bënim. E dinim që
këta hynin e dilnin në misionin anglez dhe kishin miqësi me funksionarët e tij. Këtë e konsideronim normale dhe ne e kuptonim që, po t’u bënim
ndonjë vërejtje shoqërore për këtë, do të na thoshin se «s’ka ndonjë të keqe, se i kemi aleatë». Por shpejt u bindëm se këta nuk shkonin tek anglezët apo amerikanët për të folur për kohën e për të pirë ndonjë kafe
apo uiski, por për «të qarë hallet» e për të koordinuar veprimtarinë kundër nesh. Dyshimet e mia m’u konkretizuan shpejt, pas një takimi që pata me gjeneralin anglez Hoxhson.
Disa ditë pas ardhjes së tij në vendin tonë, andej nga fillimi i 1945-s, Hoxhsoni, që ishte kryetari i misionit anglez, kërkoi audiencë dhe unë e prita në Kryeministri.
Me fytyrën e tij të kuqe dhe me shkopin nën sqetull, më përshëndeti, hoqi kapelen dhe unë e ftova të ulej në një kolltuk. Sa po u ul, ia filloi me pompozitet.
– Sjell një gëzim për Frontin dhe për administratën tuaj, – dhe më nderi një letër zyrtare nga UNRRA. – UNRRA, – vazhdoi Hoxhsoni, – ka vendosur
t’ju ndihmojë si aleatë që jemi me ushqime, me materiale etj. – Dhe vazhdonte lista.
Ia dhashë letrën përkthyesit, i cili ma përktheu.
– Firmën nuk e lexoj dot, – më tha ai në fund.
– Pyet gjeneralin, – i them.
– Shkresa, – u përgjigj Hoxhsoni, – është firmosur nga majori Okli Hill, i cili është caktuar si përfaqësues i UNRRA-s në Shqipëri.
– Rron akoma ky njeri që ka qenë këshilltar i xhandarmërisë së Zogut? – e pyeta.
– Po, – tha gjenerali, – rron dhe ja rasti i jepet ta ndihmojë prapë
Shqipërinë.
– Veçse nuk ekziston më Shqipëri e Zogut, por Shqipëri e partizanëve dhe e popullit, prandaj çuditem për këtë koincidencë që UNRRA ka caktuar në vendin tonë major Okli Hillin, që firmos këtë letër, kur dihet se në Shqipëri
nuk ka më xhandarë për të stërvitur, i thashë.
Me siguri si gjenerali dhe Hilli ishin agjentë të Intelixhens Servisit anglez.
– Sidoqoftë, – thashë, – e falënderojmë UNRRA-n për simpatinë që demonstron.
Por, – vazhdova, duke i hedhur edhe një sy listës së
materialeve që UNRRA kishte vendosur të dërgonte, – ne mendojmë se sasia e caktuar nuk u përgjigjet as nevojave tona dhe as humbjeve që ka
pësuar populli shqiptar gjatë luftës.
– S’di ç’t’ju them, – u përgjigj Hoxhsoni. – Sidoqoftë, jam lajmëruar se, pasdisa ditësh, do të vijë në Tiranë përfaqësuesja e UNRRA-s, kështu që këto
mund t’i diskutoni me ta.
– Sigurisht, – i thashë.
(Përfaqësuesja e UNRRA-s erdhi vërtet, bashkë me instruktorin e xhandarëve të Zogut, por diskutiimet me ta ishin të kota. Ata u morën më
shumë me komplote sesa me studimin e kërkesave tona dhe me organizimin e ndihmës.)
– Këto maura, – vazhdoi më tej gjenerali, do të zbarkohen në Durrës ose në Vlorë, ku të doni ju dhe bashkë me to të zbarkojnë dhe një grup
ushtarësh e oficerësh britanikë.
– Ç’duan këta ushtarë dhe oficerë që do të vijnë?
– Të shpërndajnë mallrat, natyrisht, ku t’i caktoni ju.
– Pse nuk i ndajmë dot vetë ne? Ne jemi shtet, jemi qeveri.
– Kështu duhet, – u përgjigj gjenerali, – ndryshe nuk jepen.
– Ne nuk i refuzojmë furnizimet nga aleatët, i thashë Hoxhsonit, – por nuk jemi nga ata që pranojmë lëmosha dhe kushte s’na vini dot. Asnjë ushtar
dhe oficer britanik nuk pranojmë të vërë këmbët, jo në tokën tonë, por asnë portet tona. Çdo gjë do t’u dorëzohet autoriteteve tona të portit, në
prani të njerëzve të misionit tuaj në Tiranë dhe ne do t’ju japim dëftesën që morëm në dorëzim këtë dhe atë mall. Kjo është e vetmja procedurë e
pranueshme nga ne. Po të doni pranojeni, përndryshe ne i refuzojmë mallrat e UNRRA-s.
Gjenerali, natyrisht, mbeti i pakënaqur dhe iku duke thënë me flegmin anglez «do të lajmëroj qeverinë time».
Pas ca kohësh, Kokoshi dhe Beja erdhën tek unë gjoja për punë të tjera dhe e nxorën fjalën te ndihma e UNRRA-s. Unë ua shpjegova atyre ngjarjen. Shefqet Beja filloi të më thotë:
– Mirë, Enver, po qar e kemi, kemi nevojë, të bëjmë ndonjë lëshim seqeveri e madhe është dhe ofendohet, – e plot gjepura të tilla.
– Dëgjo Shefqet, – i them, – ne nuk ofendojmë kërrkënd, por është qeveria angleze që na ofendon ne. Për kë na merr ajo? Pse s’je në gjendje ti që ke
qenë tregtar të shpërndash disa lecka, por të na vijë këtu anglezi e të na e bëjë këtë? Jo, asnjë lëshim nuk bëjmë, po të duan, i sjellin me kushtet që
u paraqesim ne.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!