Pjestarë të familjes së Visar Sinanit

08
Nov
2024
Nga: DR.KOÇO DANAJ


Të nderuar miq
Pjestarë të familjes së Visar Sinanit
Sot ju jeni mbledhur të përkujtoni përvjetorin e rënies heroike të Visarit.
Por do t’ju lutesha të meditojmë për një çast:
Rastësisht djali dhe shoku juaj e kishte
emrin Visar.Dhe Visari në fjalorin Politik
do të thotë Elitë,Maje.
Por domosdoshmërisht me rënien heroike ai u fut në Visaret e Kombit Shqiptar,Elitën e tij.Nuk ka elitë më sublime se të rënët për liri,pêr komb.
Rastësisht ,Visari është nga Tetova,mund të ishte nga çdo cep i Shqipërisë ,nga Tepelena ,Tirana ,Shkodra.
Domosdomërisht,ai është nga Shqipëria Natyrale.Rastësisht ,përvjetori i tij zhvillohet në Prishtinë .Por domosdomërisht,çdo cep i Shqipërisë,
do të jetë i nderuar të përkujtojë Visarin dhe shokët e tij.
Në fjalorin Popullor, Visar do të thotë Flori .Dhe me idenë e tij për të çuar deri në fund ,atë që ish shokēt e tij e lanë në mes të Rrugës,ai u shëndrrua vërtetë në Floririn e kombit shqiptar .
Prandaj, se ky është një përvjetor jo vetëm përkujtimi. Por më shumë se kaq;
është përvjetor refkektimi për ate që kemi lënë përgjysëm,mos harrimi për atë që nuk kemi bërë akoma.
Visari u vra sepse donte të ishte shqiptar,
aq sa janë të tjerët francezë,gjermanë,bullgarë,italianë etj. dhe jo aq sa ja caktonte apo vazhdon tua caktojë akoma masën e të qenit shqiptar
shovinizmi dhe ultranacionalizmi.
Dhe prandaj pasi ra në fushën e nderit,mbi atë dhe shokët e tij u hodh baltë nga i njëjti ultranacionalizëm.Balta
duhej për të mos u parë arsyeja e vërtetë e vrasjes.Ultranacionalizmi maqedonas donte tu jepte një mësim shqiptarëve.Por këtë nuk e bëri dot,prandaj se bëri një masakër.
Prandaj se përkujtimi i tij është një moment i duhur për të deklaruar se Visari dhe shokēt e tij u vranë se donin të ishin shqiptarë etnikë në njē Europë të Bashkuar dhe jo multietnikë në një shtet
etnik.Ai dhe shokēt e tij u vranë se donin të mbaronin me luftë atë që ka mbetur përgjysëm tek shqiptarët .Kushdo mund tē debatojë për rrugën e zgjedhur nga Visari dhe shokët e tij.Por askush që i thotë vehtes shqiptar,nuk mund të pranojë të jetë gjysmak në shekullin e 21-të.
Prandaj se Kujtimi i tij do të jetë i përjetshëm,sepse të tilla janë idetë që ai manifestoi.Ai iku,por ato ide janë në mesin tonë,si amanet i të rënëve dhe mision i pambaruar i të gjallëve.
Me respekt:Koço Danaj

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk