Nga Will Durant (5 Nëntor 1885 – 7 Nëntor 1981)
“Çdo qeveri ka prirje të zhduket për shkak të tepërimit të parimit të saj themelor.
ARISTOKRACIA shkatërron vetveten për shkak se e kufizon tepër ngushtë qarkun e njerëzve të fuqishëm brenda vetes së saj.
OLIGARKIA shkatërron vetveten për shkak se nxiton për të pasuruar aty për aty anëtarët e saj.
Ndërsa Qeveria AUTOKRATE e ngushton qarkun e njerëzve drejtues brenda rretheve miqësore, fisnore, krushqive dhe shoqërisë së ngushtë, duke nxituar për t’i pasuruar sa më shpejtë pjestarët dhe nëpunësit e saj.
TË TRIJA KËTO RASTE MBAROJNË ME KRYENGRITJE.
Kur pëlcet një kryengritje, duket në sy, sikur shkaqet e saj janë fare të parëndësishme; por edhe kur duket se shkaqet janë të parëndësishme, duhet ditur se ajo, kryengritja, është rezultati i nxituar i grumbullimit të të këqijave që janë bërë.
Ngjet ngjashëm si me një trup kur është i dobësuar për shkak të sëmundjeve të ndryshme, për të cilat s’u tregua kujdes shërimi, atëhere infesksioni më i lehtë mund të shkaktoi sëmundje të rënda.
“Pastaj vjen Demokracia: të vobektit mundin të pasurit, disa prej tyre i vrasin fare dhe disa i zhdukin ndryshe dhe i përjetësohet popullit njësisht liria dhe fuqia.”
Por edhe Demokracia e shkatërron vetveten nga tepërimet demokratike. Parimi i saj themelor është që secili nga populli ka të drejtë të barabartë me këdo tjetër, të ketë fuqi dhe të vendosë për punët e shoqërisë e të shtetit.
Kjo duket si një zgjidhje e bukur dhe e këndshme në fillim, po më vonë bëhet shkatërrimtare nga SHKAKU SE POPULLI NUK ËSHTË I PËRGATITUR ME EDUKATËN E DUHUR QË TË ZGJEDHË QEVERITARËT MË TË MIRË DHE TË CAKTOJË MËNYRAT MË TË MËNÇURA PËR TË QEVERISUR. “Sa për popullin, ai nuk i kupton fare dhe përsërit gjithmonë ato fjalë që i thonë udhëheqsit.” (Protagora 317)
Sundimi i turmës (demokracia) është një det i egërsuar mbi të cilin do të lundrojë anija e shtetit, çdo tufan oratorie ngren dallgët dhe pra, këmben drejtimin e anijes. Përfundimi i një të tillë demokracie është ja tirania, ja autokracia; turmës i pëlqejnë aq shumë përkëdheljet, “është aq e uritur për mjaltë”, sa më në fund përkëdhelësi më i zoti dhe më i pamëshirshëm, duke e quajtur veten “mbrojtës i popullit”, hipën në krye ku është fuqia supreme. “Kujtoni historinë e Romës”.
Sa më tepër e më thellë që mendon Platoni mbi këto punë, aq më tepër çuditet me atë marrëzinë që këshillon se zgjedhja e qeveritarëve dhe e drejtonjësve duhet lënë në dorën e turmës kapriçioze dhe foshnjarake, pa zënë në gojë strategët e pasurisë, të cilët tërheqin penjërat e oligarkisë nga prapaskenat demokratike.
Problem i filozofisë politike, pra, është që të zbulojë një metodë për të mos i lënë shteg inkompetencës dhe abuzimit që të hyjë në zyrat shtetërore, për të zgjedhur dhe përgatitur më të mirët, të cilët do të qeverisin për të mirën e përbashkët… Mënçurinë e vërtetë na e jep filozofia.
Shënim: WILL DURANT “Platoni”, f.41 – 43, Tiranë, 1997; mbështetur te Libri i VII dhe i VIII i veprës “Republika” e Platonit.
William James Durant ishte një historian dhe filozof amerikan, i njohur për veprën e tij prej 11 vëllimesh: “The Story of Civilization”, “The Story of Philosophy“, “The Declaration of Interdependence(ndërvarësisë)”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!