PLISI DHE SIMBOLI ILIR I DIELLIT TE MBRETËRIT E LASHTË NUK KA ASNJË LIDHJE ME SLLAVËT, GREKËT, PERSIANËT, AS ME SKYTHËT OSE VOLLGARËT E LASHTË
Një monedhë e rrallë e gjetur në brigjet lindore të Detit të Zi, në rajonin mes Kaukazit dhe Detit Kaspik, ku aktualisht luftojnë disa shtete të sotme dhe popuj për ta dëshmuar autoktoninë e tyre, e dëshmon se shumë popuj të lashtë janë shpikje e propagandave ndër shekuj.
Mjafton një monedhë si kjo (ka pafund edhe dëshmi të tjera), unike në Muzeun e Parisit, për ta dëshmuar praninë e fiseve dhe shteteve të lashta pellazge-ilire në atë rajon, duke demantuar përrallat e krijuara për ndonjë mbretëri të lashtë të Skythëve, Parabullgarëve, Persëve etj., në rajonin mes Detit të Zi dhe Deti Kaspik, këndej Kaukazit të Madh.
Sipas kësaj monedhe shihen qartë se figurat e mbretërve të lashtë, që kanë sunduar në atë rajon, as nga pamja nuk kanë asgjë të përbashkët me mitet e rrejshme për ndonjë popull lindor-aziatik, si skythët, parabullgarët (vollgarët, fise nomade të zbritura nga lugina e lumit Vollga), apo persianët (arabët), siç e ka paraqitur historiografia greke, sllave dhe evropiane deri më sot.
Fotografitë: Portreti i gjeografit të famshëm Ptolemeu dhe monedhë e mbretërve pallazgë-ilirë në brigjet lindore të Detit të Zi deri në Kaukazin e Madh, ku janë ndarë fiset e lashta Aziatike nga fiset pellazge-ilire (Evropa).
Përshkrimi zyrtar i monedhës (në origjinal):
Charaspes was a Scythian king ruling in the Black Sea region. He was initially thought to be the King of Sophene c. 230 BC, attested only by a single coin currently kept in the Bibliothèque Nationale in Paris. However, there is controversy whether or not this king is actually an Armenian: he is not mentioned in the inscriptions on Mount Nemrut which list the ancestors of Antiochus I Theos, and from other coin finds it appears that Charaspes was the name of a Scythian king in the western Black Sea region. It is quite possible that he is not an Armenian king, but rather a numismatical error.
Nga Arkivi i Diplomacis/
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!