Shkruan: Hysni MILLOSHI-Vlorë
–recituar Në datë 13-14 nëtor 1997
Familjeve vlonjate,fierake e lushnjare që humbën të afërmit në tragjedin e Otrantos.
Poemë
Moj Vlorë e bukur në gropë
Skele e parë në evropë
Kjo shqiponjë me shirit zie
Pse të fluturon mbi krye
Këtu mu në shesh të Skelës
Që nga marsi i pranverës?
Yll më yll e Hënë më hënë
Çka që rend e zeza nënë
Dhe si re e bardhë pastaj
Deti derdh lule dhe vaj?
Mal më mal,kodër mal kodër
Pse vajton e zeza motër
Dhe retë mbledh e thur me derte
Një shami të zezë për vete?
Pse po nxinky det me valë,
Pse fryn era me të qarë,
Pse fryn si një marrsh funebër,
Pse mallkon kjo tokë me lebër,
Pse pikon dhimbje ulliri,
Pse Shushicën ta rrjedh syri,
Pse potkuret ky shkëmb guri,
Pse ka zemrat Flamuri,
Pse t`u myk buka pa ngrenë,
Pse dridhet Sazani në rrënjë,
Pse dridhet në zemërBabica.
Pse duart në kokë Drashovica,
Pse thahet bari në male,
Pse mbijnë martirët mbi varre,
Pse s`po duket fare Dielli,
Pse mbi dhe t`u përmbys qielli,
Pse po ulërin kjo tokë.
Moj Vlorë e bukur në gropë?
2
Heshtje edhe heshtje pambarim
Deti i zi zgalem mer fluturim
Të qajë mbi Vlorë Vlorën sot,
Që derdh një det të dytë me lot,
Që pret e pret me sy të grirë
Prej dhimbjes grryer në fytyrë
T`i vijnë ca nuse e dhendurë,
Që s`i pat njohur Bota kurrë,
T`i vijnë ca engjej e engjullorë,
Të bjerë në gjunjë e shkreta Vlorë,
T`u hedhë trëndafila mbi krye
E drite nder ligje labërie.
E nëpër fjalë në ligjet labe
Si në vargmalet shpate-shpate
T`u thotë:si ndodhi asaj nate,
Ç`pate moj Otrant ç`pate…
Si u nda foshnja nga nëna,
Ndahet valle prej gjakut zemra?
Si u nda babai me djalin,
Ndahet Dielli me beharin?
Si duroi gjaku nder deje
Mbushur si me flakë rrufeje,
Si duroi…s`u ça kjo tokë
Moj e Vlorë e bukur në Gropë?
3
Na ish një natë e zezë sterrë
Me dallgë si brigje mbi humnerë
Kur çante udhë Motove deta
Me nëna mbushur e me djepa,
Me mall e endrra,frik e shprese
Përtej Vlorës dhe Mores…
Përtej plumbave, skëterrës
Të gjenin portën e pranverës,
Të gjenin punë, të gjenin paqë
Se nuk patën bukë në magje,
Se toka drudhej nga tërmeti
I kriminelve të një shteti,
Se nëpër ditë e nëpër natë
Përmbys binin varg kalatë
Se digjej toka dhe shkretimi
Shpalosete tabllonë e një krimi,
Sa plagë kish atdhe martiri,
Sa nënës i shterohej gjiri,
Sa gjer më rrënjë thahej bliri
Sa yjeve u verbohej syri,
Sa endej vdekja prag më prag,
Se gjaku ngrihej mbi Korab,
Mbi Korabë e mbi Tomorr
Atdheu thëriste:Vlorë,Vlorë!
Po një përbindësh,një Sibillë
Me hekur veshur e vampirë
Me Duçe mbushur e Hitlerë
Me peshkaqenë e me qenlerë
Sulmoj për vdekje fukaranë
Sa dhe planetat gjëmën panë,
Sa dallgët vetë u lebetiten,
Se fukarejtë foshnjet ngritën
Si flamuj të bardhë lart,
Kërkuan ndihmë mbi katart.
Kërkuan ndihmë,po s`u dhanë
Dhe jeta njohu Satananë,
Kur Satanai me tmer goditi,
Anijen në Otranto e mbyti,
Një varr gjëmoi në Shqipëri:
Ma paç borxh moj Itali!
Hëna si homer i verbër
U fsheh pas reve dhimbje tretur,
Kështu nisi dhe mbaroi
Anija që pranver kërkoj
Në Otranto s`kish pranverë
Ra prej skëterre në sketerrë.
Atje tetë muaj deti thellë
Pa par as tokë, as re, as diell.
Pa gjetur prehje në atdhe
Na mbeten tetëdhjetë e tre
Nëna,motra,miqë e shokë
Moj Vlorë e bukur në gropë.
4
Heshtje edhe heshtje pambarim
Lëvizin malet,ja… po vinë,
Ja, po vinë, si nuk desh Vlora,
Në tokën ku nxin dhe dëbora.
Ku je Lefter Çipë poeti
Ja behu det, ja mer nga deti,
Rëmbe si penë me hata
Pishën Flamur mbi Llogara,
Rrëmbe zjarr e vetëtima,
Rrembe një shpellë me ulërima
E zbrit në Vlorë të ulërijmë
Ku rreka lotësh çelik shkrijnë
E mos pyet pse dridhet dheu,
Në Vlorë zbriti PROMETEU,
Ai që shqiptarit i dha zjarrin
Ta bente prej dielli shqiptarin
Mespërmes deti me njerëz
Gjak ç`i pikon prej zemrës,
Gjak ç`i pikonprej syrit
Pa i thotë një fjal ullirit,
Po i thotë detit një fjalë:
Kush atdheun ma ka vrarë?
Si t`i përgjigjem Prometeut
Unë ushtar i atdheut?
Unë ushtari çarmatosur
As i gjall,as i varrosur
Si t`a them krejt tragjedinë.
Kush e nxiu Shqipërinë,
Kush e la tokën pa farë,
Kush e la nënën pa djalë,
Si t`ia them unë i shkreti,
Pse na mori lumi e deti?
Shoku Promete Shqipëria
Na përmbysi Tradhtia.
Kush Vlorën e veshi në të zeza
Mallkuar qoftë njëmijë breza.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!