Shkruan > Dilaver Goxhaj
Arben Duka ishte një poet rebel, i lirë nga çdo lloj freni, nga çdo lloj skeme, nga çdo lloj tabuje, madje edhe prej vetë konceptit të gjërave të lejueshme dhe atyre të palejueshme, sepse ishte një hero vetmitar e i papërsëritshëm, që mbante shtrënguar fort utopitë e ëndrrave dhe të imagjinatës.
Arben Duka si poet rebel që ishte, ishte një hero vetmitar, ai ishte një individ që nuk kishte ithtarë. Arben Duka nuk i shtynte masat nëpër sheshe, nuk shkaktonte revolucione, por ai e përgatiste atë. Ndonse aty për aty ngjante se gjestet e tij nuk i kishin vlerë, dukej sikur s’qenë aspak praktike, se gjoja bënte trimëri të kota e që ngjanin si çmenduri, ndonse askush s’i afrohej; ndonse kishte edhe nga ata që mundoheshin në komentet që bënin në fejsbuk ta poshtëronin. Ata që donin ta poshtëronin, nuk e njihnin fare natyrën e tij të vërtetë, ngaqë e shihnin përmes syzeve, përmes formulave dhe klisheve të shpikura nga politikanët tanë kundërshtarë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sistemit të barazisë shoqërore që kaluam në vitet 1945-1990, formula të përdorura pothuajse përditë nga partitë politike.
Por Arben Duka, me poezitë e tij, ai tundte ujërat e kënetës që heshtte, me ato ai plaste digat e konformizmit që frenonte e frenon përparimin, shqetësonte pushtetin shtypës. Në të vërtetë, cfarëdo që ai thoshte ose bënte, gjer edhe një varg a fjali e ndërprerë, një qëllim i dështuar, do bëhej fara që do të lulëzoi, një aromë që do të mbetet në ajër, një shembull për pemët e tjera të pyllit njerëzor, për ne që nuk kemi guximin e tij, largpamësinë e tij, dhe as gjenialitetin e tij.
E, këneta këtë e di. Madje, pushteti e di edhe më mire, se armiku i vërtet ishte poezia e tij, poeti rebel, se ajo poezi e tij ishte rreziku që duhej shfarrosur.
Pushteti e di se edhe vendin e tij s’mund ta zerë askush, se atë s’mund ta kopjoi askush; historia e botës na ka dhënë prova se nëse një udhëheqës vdes, shpikin menjëherë një tjetër; nëse vdes një guximtar, gjendet kollaj një tjetër. Pushteti tek ne është një lloj elefanti, të cilit nuk i kushton shtrenjtë kritika e rebelëve poetë; edhe pse e kritikonte Arben Duka, si pushtetin e djathtë edhe atë të majtë, nuk i ndjenin pickimet, as gudulisjet e kritikave të tij, por edhe ato pak që i ndjenin, qeshnin.
E megjithatë, kur vdes një poet rebel, si rebeli Arben Duka, ngjashëm si në rastet kur vrasin një hero, formohet një boshllëk i pamasë, dhe kushedi sa na duhet të presim që hyjnitë ta ngjallin përsëri një rebel të tillë.
Kushedi ku, kushedi kur.
Kush e do heroin, nuk pranon kurrësesi t’ia dhurojë atë vdekjes. Por nuk e shpëtuam dot prej kthetrave të sëmundjes së tij.
Por, për fat të keq, aktualisht në kënetën tonë rebelët janë fare të parëndësishëm, ata nuk realizojnë kurrë asnjë qëllim, nuk ndikojnë aspak në idetë e fan Nolit, të Pashko Vasos apo të Ali Asllanit
Për poetin rebel Arben Duka janë të përshtatshme vargjet e poezisë së Dritero Agolli: “MALLI PËR HERONJTË”
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!