Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
(Polemikë me Prof.Dr.Reshat Nexhipi)
Me rastin e mbajtjes së tribunës shkencore ” E verteta per Ballin Kombëtar ” historiani Reshat Nexhipi nga Manastiri i dha një intervistë gazetes ” Fakti” të Shkupit: me titullin : ” Ballistët lufuan kundër komunistëve, e jo kundër popujve joshqiptarë ” botuar 06 shkurt 2004 Shkup.
Intervista e Profesorit në fjalë ka aq gabime sa që mund të shkruajsh edhe një libër. Por unë s` kam kohë të merem me shkrime, sepse jam mërgimtar në Danimarkë e punoj si taksist.
Ajo që më shtyri të polimizoj me këtë far doktori shkence, qe jo vetëm përmbajtja tërësisht joshkencore, por edhe titulli i intervistës në kundërshtim me të vërtetën. Balli Kombëtar në pjesët e aneksuara të Shqipërisë u themelua të luftoj kundër shtypjes sllave dhe jo kundër vllezërve të vet partizanë. Pêr mos me e zgjatë polemikën, këtu shkurtimish po paraqes disa vërejtje që janë në kundërshtim të plotë me të vërteten historike.
1-Profesor dr.Reshat Nexhipi në intervistë thekson se kjo tribunë, Gostivarin do ta ngrejë në piedestalin më të lartë.
Respekt për Xhemë Simnicën dhe përkulem para trimrisë së tij.Por Gostivarit i bëri një shërbim të keq çështjes sonë, sepse Xhema pengoi bashkimin e ballistve me partizanët. Iniciativa për të formuar nje brigadë shqiptare në Maqedoni që do të bashkohej me brigadat e Kosovës u pengua pikërisht nga Xhemë Gostivari. Në këtë komplot antishqiptar, u implikuan serbët, ku rolin kryesor luajti Svetozar Vukmanoviq-Tempo, i cili kishte direktiva që me çdo kusht të pengohet formimi i brigadave partizane shqiptare, sepse kjo shkonte në dëmë të pansllavismit që synonte aneksimin e tërë Shqipërisë. Më duket se doktori i historisë nuk rezonon shkencërisht.
2-Prof.Dr. Reshat Nexhipi në intervistë thekson se klyshët komunistë shqiptarë derigjoheshin nga Beogradi dhe se Beogradi,i nxitte për luftë vëllavrasëse.
Është e vërtetë se Beogradi përzihej edhe në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Shqiperi. Këtë komplot e hetoi që heret udhëheqsia e partizane e Shqiprisë dhe shumë herë misionarët jugosllavë i kapi në grackë dhe më në fund i përzuri. Për të mos bërë histori për historinë, dëshiroj t`ia perkujtoj profesorit se pas dështimit të bisedimeve triditëshe në malet e Kërçovës më 1942 midis Haxhi Lleshit dhe Xhemë Gostivarit për tu bashkuar në një front, Xhema përgjigjet: ” ne do të luftojmë vetem shkaun.Nga pushka jonë nuk do vritet asnjë shqiptar “.
Nëse profesori don t`ua bëj qejfin zyrtarëve të sotëm të Shkupit, kjo ashtë punë e tij, por mos ta falsifikojë historinë.
3-Më poshtë profesori bën edhe nje “zbulim” tjeter. Sipas tij në këtë tribunë Gostivari hyri në histori si qytet i flamurit, si qytet i bashkimit kombëtar dhe si qytet i relaksimit të marrëdhënieve sllavo-shqiptare.
Pra Gostivari do na bëhet sipas profesorit edhe qytet i flamurit dhe i bashkimit kombëtar dhe i bashkëjetesës me sllavët!. Pa KOMENTE. Këtu keminaivitet, poltronizëm, paragjykime dhe ç’nuk ka tjeter, në bagazhin intelektual të profesorit të historisë shkurt dhe thjeshtë.
4- Në pyetjen se pse dështoj Balli Kombëtar e fituan partizanët, Prof.përgjigjet ” se koha dhe rethanat e bënë të veten”.
Janë pikërishtë ato rethana që ky doktor.shkence nuk ështe në gjendje t i kuptojë as sot.Ballistët u pozicionuan me palën që humbi luftën.Bashkimi i shqiptarve në një front me amerikanët, anglezët dhe francezët kundër Gjermanisë naziste ishte një privilegj historik për shqiptarët por ne e humbëm këtë rast që vështirë do përseritet më.
5- Në pyetjen e gazetarit për ta përforcuar pohimin se gjoja ballistë-t nuk ishin kundër shtetit dhe pushtimit sllav kurse historiografia komuniste thotë të kundërtën, Reshat Nexhipi përgjigjet: “aradhat partizane dirigjoheshin nga emisarët komunistë të Beogradit”.
Paradoksale.Absurditet.Çudi. Dezinformim dhe çka jo tjeter. Balli u formua me iniciativë të Hitlerit i cili i dha Xhemës gradën gjeneral për të luftuar sllavët.Formoi “Shqiperinë e madhe” në një pjesë shumë të vogel të teritoreve të okupuara dhe i mbeshteti shqiptarët në luftë kunder sllavëve të Jugut.Kjo do të thotë se ballistët vepruan me direktiva të Hitlerit, dhe jo t ë Titos për bashkëjetesë me sllavët, si ç thot Nexhipi.Ate që pohon Doktori sot, e thot pse nga friga ose nga naiviteti ose për t`i përgdhelë pushtuesit ose per të fituar ndonjë poen politik. Pse doktor Nexhipi nuk e thekson faktin më të rëndësishëm, se Maqedoninë 1944 e krijioi pikërisht Serbia dhe e kolinizoi me qindramijë serbë.
6- Në pyetjen se a ka diçka per të shtuar, dr.Nexhipi përgjigjet” se ështe krenar se Balli udhëhiqej nga djali i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri.
Pa zgjatur më tepër po i bëjë një pyetje: a ishte akt patriotik i kryeballistit Mithat Frashëri që urdhroi që pushtuesit të Shqiperisë Perandorit Viktor Emanueli III më 21 maj 1939 ta stolist me Kurorën e Skenderbeut duke e shpall në mbret të Shqipërisë. Me këtë kurorë e stolisi Gjergj Fishta.
Po përfundoj këtë polemikë me një kritikë të shkurtër. Ideja e ballistve dhe ideja e bashkjetesës është e kunderthënëse.Këto janë dy pole të kundërta.Prandaj lus këtë shkencëtar që mos ti ngatroi nocionet, dhe mos t’ i përbalt figurat e Xhemë Gostivarit e të Musa Kranjit me shokë.
Kopenhagë 29 01 20041
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!