Shkruan: Medai Shaholli
(pa dorashka)
Policia e Kosovës është duke mbrojtur institucionet dhe rendin kushtetues për këtë akt të respektimit të ligjit dhe të rendit kushtetues edhe në veri të Kosovës nga shumë filoserbë shqiptarë dhe ndërkombëtarë u bashkuan dhe u solidarizuan me çetnikët e Beogradit, pasi thonë se është e panevojshme të mbrosh institucionet kur veriu tashmë është i ndarë.
Filoserbët koqevarë dhe banalistët e TV janë rreshtuar pas çetnikëve të Beogradit me pretekstin se veriu është ndarë dhe se s’kemi çfarë kërkojmë ne në veri të vendit.
Po mirë mo gazetarucë dhe banalistë koqevarë pse nuk e denoncuat ndarjen qysh atëherë më 1999?
Ahere kur masa e madhe protestuesish të revoltuar shqiptarë donin të marshonin drejt veriut për t’i dëbuar kriminelët serbë që ishin strehuar atje dhe Hashim trimi ua ndali vrapin atyre me pretekstin se KFOR-i do ta rregulloj këtë çështje, që më vonë ajo gjendje rezultoi me një realitet të ri, ku bandat kriminale çetnike serbe bënin ligjin në veri me rojet e urës si vija ndarëse mes serbëve dhe shqiptarëve.
Kjo ishte ndarja de jure që sot këta serbofilë koqevarë duan ta bëjnë realitet de facto të ndarjes pasi sipas tyre ‘Kosovës nuk i vyn veriu, çaty ski shka bon veç problem ki me pas’….kjo është logjika e shkërdhyer e kësaj bande serbofilësh koqevarë të shitur dhe servilë që me siguri po ruajnë raportet e miqësisë dhe vëllamisë (pobratimve)me çetnikët e përtej Ibrit siç është rasti i gjeneral ‘Lamushit’ (që përdhosi gradat e luftës çlirimtare ) për shkak të parasë dhe pasurisë së paligjshme, ka lidhur edhe më fortë jaraninë me kriminelët serb si Radojçiqi dhe me çetnikë të tjerë të botës së padukshme të krimit në veri.
Ja kjo është njëra nga arsyet përse nuk duan shtrirjen e sovranitetit në veri kjo klasë e korruptuar dhe e kapur me botën e krimit serb e cila ulurin në kupë të qiellit për të drejtat e serbëve në veri, por në fakt e ka hallin mos t’i humbur privilegjet dhe leverditë financiare që dalin nga krimi i organizuar i nëntokës serbo-koqevare në veri dhe jo vetëm.
Ndaj, Kosova dhe policia e saj ka nevoj për mbështetjen e popullit të saj dhe jo të serbofilëve koqevarë që kapërdisen nëpër studiot televizive duke pranuar kapitullimin dhe ndarjen e veriut për hir të interesave të tyre meskine.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!