-01.03.2025
*****
Presidenti i SHBA-ve, Trump dhe nënpresidenti i tij, J.D. Vance, iu versulen egersisht dhe sulmuan verbalisht presidentin Ukrainas Volodymyr Zelenskyj, duke e paraqitur ate si shkaktarin e luftës, dhe mosmirnjohes për ndihmat amerikane të dhëna deri në ketë kohë dhe arriten t’i kerkojnë demshperblime, ndërsa në fakt siç e di i madh e i vogel ane e mbane botes; Ukraina është viktimë e agresionit rus. Ky pozicionim përben një zhvendosje të fortë nga mbështetja tradicionale amerikane për Ukrainën dhe rrezikon ta dobësojë pozicionin strategjik të Perëndimit.
1. EUROPA
Rreziku i zvogëlimit të mbështetjes së SHBA ndaj Evropës mund të krijojë pasiguri në vendet kufitare si Polonia dhe shtetet baltike.
Liderët kryesorë evropianë, si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen dhe Pedro Sánchez, shprehën solidaritet me Ukrainën, duke theksuar se Evropa duhet ta mbrojë veten pa pritur mbështetjen amerikane. Mediat europiane, si «El País», «The Guardian» dhe «Politico», raportuan për shqetësimin në rritje mes vendeve të BE-së lidhur me dobësimin e lidhjeve transatlantike dhe pasojat për sigurinë rajonale.
2. NATO
Pasojat për NATO-n: «The Guardian dhe AP News» kanë theksuar përkeqësimin e mardhënieve transatlantike si pasojë e politikave të Trump.Dobësimi i NATO-s mund të detyrojë Evropën të forcojë bashkëpunimin ushtarak dhe strategjitë mbrojtëse. Vendet evropiane po shqyrtojnë krijimin e forcave të tyre të mbrojtjes, duke planifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake.
Kryeministri Britanik Keir Starmer ka kontaktuar direkt me Zelenskyj për ta siguruar për mbështetje afatgjatë nga Mbretëria e Bashkuar.
Trump ka kritikuar NATO-n dhe ka lënë të kuptohet se SHBA mund të tërhiqet nga angazhimet e saj ushtarake në Evropë, gjë që e vendos Evropën në një pozitë më të brishtë.
3. RUSIA
Politika e Trump-t i ofron Putinit mundësinë të krijojë përçarje brenda Perëndimit dhe të zgjerojë ndikimin e tij në Ukrainë, Ballkan dhe Evropën Lindore.Mosinteresimi i SHBA ndaj Ukrainës mund të nxisë Serbinë të forcojë lidhjet e saj me Rusinë dhe të ndjekë politika agresive ndaj fqinjëve.
Rusia e ka pritur me optimizëm politikën e jashtme të Trump, duke parë në të një mundësi për të arritur objektivat e saj strategjikë. Kremlini ka ndjekur këto qasje:
Duke dobësuar unitetin e NATO-s dhe BE-së, Rusia mund të forcojë ndikimin e saj në Ukrainë dhe Ballkan.
Rusia ka zhvilluar armë hipersonike dhe ka rritur kapacitetet e saj ushtarake pranë kufijve të NATO-s.
Rusia përmes propagandës dhe luftës hibride përpiqet të ndikoje politikat e vendeve europiane.
4. SERBIA
Një qasje më e butë e Trump ndaj Rusisë mund të inkurajojë Serbinë për një politikë më agresive ndaj Kosovës.
Serbia ka përshkallëzuar militarizimin e saj me mbështetje nga Rusia dhe Kina, duke përfshirë:
Zhvillimin e forcave speciale (Projektet 1500 dhe 5000).
Furnizimin me armatime nga Rusia dhe Kina, si dronë dhe raketa Pantsir S1.
Përshkallëzimin e retorikës kundër Kosovës dhe destabilizimin e Bosnjës. Nacionalistët serbë shohin dobësimin e NATO-s si një mundësi për të ndjekur politika revanshiste në rajon.
Përballë një mjedisi gjithnjë e më të pasigurt, Shqipëria dhe Kosova duhet të përforcojnë mbrojtjen e tyre dhe diplomacinë.
*****
Disa mendime rreth Politikes së Sigurisë Kombëtare të Shqiperisë dhe Kosoves!
a. SHQIPERIA
Edhe nëse Trump tërhiqet nga angazhimi i tij në Evropë, Shqipëria duhet të vezhdojë forcojë lidhjet me Kongresin Amerikan dhe NATO-n.
Shqipëria duhet të investojë ne pergjithsi në fuqizimin ushtarak te saj dhe sidomos në mbrojtje toksore e veçanterisht në atë ajrore dhe ne trupat speciale.
Përshpejtimi i projekteve strategjike të NATO-s, si baza ajrore e Kuçovës etj.
b. KOSOVA
Duhet te rrisë diplomacinë aktive për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare Kosova duhet të forcojë lidhjet me Gjermaninë, Francën dhe Mbretërën e Bashkuar.
Duhet të bejë modernizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe duhet të përshpejtojë transformimin e saj në një ushtri të me kontigjente të rregullta konvencionale
Kosova duhet të forcojë inteligjencën dhe sigurinë saj kibernetike.
c. KORDIMIMI SHQIPERI-KOSOVË
Krijimi i një mekanizmi dhe plani strategjik e operacional të përbashkët mbrojtës.
Bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe ekonomisë e fusha të tjera me rendesi strategjike dhe kombetare për të reduktuar varësinë nga faktorët e jashtëm.
*****
Politika e Trumpit ka krijuar pasiguri të reja në Evropë dhe Ballkan. Shqipëria dhe Kosova duhet të veprojnë me shpejtësi për të siguruar interesat e tyre strategjike, duke forcuar mbrojtjen dhe diplomacinë. NATO dhe aleatët evropianë mbeten të rëndësishëm, por një politikë e re dhe më e pavarur e sigurisë rajonale është e domosdoshme.
________
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!