POLITIKA E SHTETEVE FQINJE, MAQEDONIA DHE SHQIPTARËT

16
Jun
2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

/ Nga Arkivi/
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
(Me shkas: deklarata e një zyrtari të lartë bullgar në lidhje me territorin, emrin e shtetit dhe të ardhmen e Maqedonisë)
Sipas disa mediumeve vendëse dhe të huaja, Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë, ka deklaruar se emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria Jugperëndimore.
Sipas tij, Greqia ka të drejtë në kontestin për emrin sepse bërthama e territorit të Maqedonisë antike është në afërsi të Selanikut. Dimitrov konsideron se Greqia nuk do të pranojë asnjë emër që përfshin emrin ”Maqedoni”.
Disa mediume bullgare, si Novini.bg citon Dimitrovin të ketë thënë se në rajonin e Maqedonisë së sotme kanë jetuar popuj të tjerë, si Ilirët, Pajonët, Dardanët dhe se vendi është quajtur Iliri ose Dardani.
Këtë qëndrim nuk e kanë konfirmuar organet zyrtare të shtetit bullgar, ndërkohë që priten sigurisht reagime nga qeveria e Maqedonisë, por edhe nga shtetet tjera fqinje, Greqia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Me ashpërsi dhe argumente shkencore, këtë deklaratë të zyrtarit bullgar e kanë kundërshtuar disa studiues shqiptarë.
Sipas deklaratës së zyrtarit bullgar, bëhet e qartë ajo që e kam përsëritur në dhjetëra shkrime dhe analiza, që nga simpoziumi shkencor ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, në vitin 1991, se dy shtetet fqinje të Maqedonisë së sotme, Serbia dhe Bullgaria, përherë e kanë konsideruar këtë shtet të krijuar në vitin 1944, përkatësisht më 1991, si shtet të dytë të tyre, si shteti i dytë bullgar, përkatësisht shteti i dytë serb. Nga këtu edhe burojnë krizat e vazhdueshme politike dhe ekonomike në Maqedoninë e pas pavarësisë, jo vetëm për shkak të kontestit për emrin e shtetit me Greqinë.
Territori i njohur historikisht me emrin Maqedoni, në vitin 1913 u nda me Traktatin e Bukureshtit, mes Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Në pjesën që e pushtoi Serbia, të njohur si Maqedonia e Vardarit, pas luftërave ballkanike, ku në pjesën më të madhe shtrihen terrritoret etnike shqiptare, u krijua shteti i sotëm i Maqedhonisë.
Çuditërisht, vetëm pala shqiptare ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana dhe Prishtina zyrtare, e sidomos përfaqësuesit shqiptarë në pushtetin e këtij shteti të pavarësuar pas shkatërrimit të ish federatës jugosllave, të njohur ndërkombëtarisht si ish republikë jugosllave.
Përmes kësaj deklarate të zyrtarit të lartë bullgar, një fakt është i pamohueshëm edhe për qarqet shkencore dhe politike të shteteve fqinje, se në territorin e Maqedhonisë së sotme përgjatë historisë kanë jetuar dhe sunduar kryesisht ilirët, pajonët dhe dardanët, përkatësisht shqiptarët, të cilët edhe përskaj shpërnguljeve të shumëta, dhunës dhe terrorit të vazhdueshëm ndaj tyre nga pushtuesit dhe sunduesit e dirisotëm, edhe aktualisht shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, janë i vetmi popull autokton dhe paraqesin çelësin kryesor të zgjidhjes së problemeve në dhe përreth Maqedhonisë, sot dhe në të ardhmen.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk