POLITIKA SHQIPTARE NUK E DEGJON ZERIN E SE VERTETES…!

09
Jul
2023
Shkruan: Dashamir Uruçi


Me 21/12/2019,pata shkruar artikullin “Minishengeni Ballkanik dhe bodyguard i Sheshelit, VUÇIQ”.
Ne themel te ketij artikulli qendronte ideja se ne shqiptaret duhet te sillemi si komb dhe jo si copa te nje kombi te ndare.
Ideja qendrore e ketij artikulli ishte se Shqiperia nuk mund te lidhte mardhenie te pakushtezuara me Serbine pa konsideruar interesat e Kosoves si dhe te drejtat dhe lirite themelore te shqiptarve ne Kosoven lindore,ne Medvegje,Bujanoc e Presheve
Nderkohe ne nje artikull tjeter”Serbise i duhet tregu shqiptar,Fuqia puntore shqiptare dhe porti i Durresit,te tjerat jane lajle e lule”te dates 29/07/2021,une kam shkruar se “minileshi ballkanik ka lindur i vdekur”dhe se “Edhe vete ndryshimi i emrit nga “Minishengeni Ballkanik” ne “Ballkani i hapur” flet per fillimin e renies se ketij projekti antishqiptar…!”
Edhe pese muaj behen 4 vjet nga shkrimi im i pare si dhe dy vjet nga shkrimi i dyte e deri tek mbyllja deklarative e projektit te Ballkanit te hapur.
Flitet se jane nenshkruar shume mareveshje te cilat kane hyre ne fuqi gjate ketyre viteve si dhe nje pjese e tyre do te hyne ne fuqi ne vitet qe vine pas.
Flitet se kamionat vazhdojne punen dhe industria serbe eksporton drej Shqiperise me qindra miliona dollare ne vit.
Flitet se edhe per te drejtat e Serbise ne portin e Durresit eshte vendosur dhe se keto te drejta jane fituar e jane ne rruge te mbare.
Gojet e liga thone se si i hapur ashtu edhe i mbyllur Ballkani po vazhdon te gjeneroje fitime te majme per industrine e Serbise.
Pyetja shume serioze eshte:
A kemi te bejme me nje mbyllje formale e te imponuar apo me nje mbyllje te vertete te projektit antishqiptar te “BALLKANIT TE HAPUR…!?”
Dashamir Uruçi,
Tirane,9 korrik 2023.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk