U ngritë kryqi pa leje, nuk reagoi askush, pse u vendos flamuri jonë kombëtarë, rrezikonë të arrestohet gjithkush. E pastaj politikanët tonë, si pozitë e opozitë vazhdojnë të na flasin për të drejta, të drejta ju duken këto? Ne nuk jemi kundër kryqit, se si popull i pranojmë e bashkjetojnë të gjitha fetë në mesin tonë, por jemi kundër shovinizimit sllavo-maqedonas me tendenca për destabilizim të situatës nga dora e zgjatur e Rusisë, nëpërjmjet kishave sllave të cilat nuk janë objekte fetare, por objekte të kamufluara ushtarake.
Të arrestohen të rinjtë pse e kanë ngritur flamurin, më duket e patolerueshme, se as nuk kanë sulmuar e as nuk kanë vrarë, por e kanë ngritur flamurin shqiptar i cili me ligj duhet që në vendbanime me shumicë shqiptare të jetë edhe flamuri kombëtarë afër flamurit sllavomaqedonas.
Të nderuar politikanë, e dimë që interesi u’a ka nxjerrur sytë, dhe u’a ka shërdhuar veshët. E kur bëhet fjalë për çështjen shiptare, nuk u interesonë fare. As nuk mund të shifni, as të dëgjoni, as të folni e as të reagoni. E me interesin e shërbimin ndaj yqymetit jeni në gjendje të vazhdoni deri në ditën e kijametit.
Për ju nuk më interesonë aspak.
Mua më interesonë që populli i thjesht, të zgjohet nga ky gjumë i thellë, t’i hap sytë e të vetdijsohet, të vij koha e në këmbë të çohet. Të ngrihet për të drejtat e veta, të ngrihet për veten e vet, për çështjet e veta, e të bëhet zot i fatit të vet. Të nxjerr nga mesi i vet, udhëheqësit e vet, të rinjë të shkolluar, atdhetarë e të pashitur, e të ecin krahë për krahë me popullin e thjesht drejtë të mirës.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!