Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
Deri në gjysmën e dytë të shek. XIX, studiuesit bullgarë dhe të huaj e kanë përhapur tezën e prejardhjes kimeriane të popullit bullgar.
Me këtë, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ata e kanë pranuar prejardhjen e popullsisë bullgare, përveç asaj sllave, si një pjesë e banorëve të ardhur nga Azia Qendrore në fund të shek. VII, e cila ka qenë numerikisht tepër e vogël në krahasim me numrin e banorëve vendës, se kjo shumicë e banorëve vendës ka prejardhje pellazge-ilire-dardane-pajone, nga rajoni gjeografik i Trakisë.
Me këtë rast duhet të theksojmë se, njëri nga fiset më të mëdha dardane njihej nga shumica e autorëve të lashtë se ka qenë fisi Galabri (Kalabri), në formën e mëvonshme nën ndikimin e gjuhëve të tjera, ky emër u shtrembërua, në Kimerë, Kymerianë etj. Shih: Bosfori Kimerian, mes Krimesë dhe rajonit të Kaukazit.
Deri në vendosjen e shtetit, institucioneve arsimore dhe shkencore dhe sidomos të kishës, nën diktatin e Rusisë Cariste, nga viti 1878 e më pastaj, kjo tezë u ndryshua dhe zëvendësua me teza të tjera, por asnjëra prej tyre nuk është pranuar gjerësisht nga bota shkencore deri në ditët e sotme*.
Popullsia e lashtë e Bullgarisë dhe emri i shtetit Mesjetar të Bullgarisë kanë shumë pak pika takimi (përzierje) me fiset sllave, përveç gjuhës së imponuar më vonë nën ndikimin e kishës ortodokse dhe të propagandës sistematike rusomadhe, nga viti 1878, 1913, 1945 dhe më vonë.
* The Bulgars (also Bulghars, Bulgari, Bolgars, Bolghars, Bolgari), Proto-Bulgarians were Turkic semi-nomadic warrior tribes that flourished in the Pontic–Caspian steppe and the Volga region during the 7th century. They became known as nomadic equestrians in the Volga-Ural region, but some researchers say that their ethnic roots can be traced to Central Asia.
** Sipas shumë burimeve historike, populli ilir-dardan i Besëve të Trakisë nga shek. I – VII e.s. ka qenë populli numerikisht më i madh në Evropë. Shih në hartën në vazhdim, Besët e kanë dominuar pjesën qendrore të Bullgarisë së sotme, ndërsa fisi i lashtë dardan i Thunatëve e kanë dominuar pjesën jogore dhe brigjet e Detit të Zi, këndej dhe andej Bosforit.
(23 mars 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!