Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
AKAKI KHORAVA
(29 prill 1895 – 23 qershor 1972)
Në gjuhën gjeorgjiane-guriane: აკაკი ხორავა;
aktori i madh në rolin e Skënderbeut, më 1953
Aktori i madh që e luajti rolin e Skënderbeut, nuk ka qenë rus (sllav), as skenaristi i këtij filmi, por kanë qenë gjeorgjianë (gurianë), pasardhës të racës pellazge-ilire.
Një vepër e madhe artistike, një rol i madh në një projekt kinematografik, sikurse filmi për Skënderbeun, nuk ka mundur të realizohet me aq përkushtim, ndjenja dhe emocione pa një kujtesë të fuqishme gjenetike dhe lidhje gjaku mes gurianëve (gjeorgjianëve) me racën ilire-arbërore-shqiptare, siç ka ndodhur edhe me Bekim Fehmiun në rolin e Odiseut dhe aktores arvanitase, Irena Leleku (Papas), në rolin e Penelopës.
Akaki Khorava, aktori i famshëm gjeorgjian (gurian), që e luajti rolin në filmin Skënderbeu, në komodinën e dhomës së tij e ruante një kopje të Kanunit të Lekë Dukagjinit (në origjinal dhe një pjesë të përkthyer), si veprën më të shtrenjtë në jetën e tij.
Projekti filmik për Skënderbeun, në produksion shqiptar-sovjetik, është realizuar me idenë e Stalinit (aktoi Akaki Khorava, që luajti rolin e Skënderbeut, ishte aktori më i preferuar i Stalinit), i cili gjithashtu ishte me përkatësi kombëtare guriane (gruziane-gjeorgjiane), duke e respektuar mendimin e Leninit, se arti në përgjithësi dhe filmi në veçanti, janë artileria më e fuqishme në shërbim të propagandës për afirmimin e një kombi.
(18 prill 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!