Portrete artistësh të famshëm shqiptarë të lënë në harresë

05
May
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
LIKA JANKO (EVANGJELIA GRABOVA)
(19 mars 1928 – 22 qershor 2001)
Lika Janko, emri i lindjes Evangelia Llazar Grabova, (në bullgarisht Лика Янко) u lind më 19 mars 1928, në Sofia, Mbretëria e Bullgarisë, ka ndërruar jetë më 22 qershor 2001, në Sofje të Bullgarisë. Ishte një artiste shqiptare, piktore me famë evropiane dhe botërore, e lindur në Sofje. Lika ishte bija e një familje nga Grabova e Gramshit të Shqipëria e shpërngulur në Bullgari, në vitin 1920.
Pikturat e saj janë të njohura për natyrën e tyre abstrakte dhe përdorimin e materialeve të gjetura (rruaza, butona, litarë kërpi, arra, qelq, guralecë etj.).
1 Jetëshkrimi
Lika Yanko lindi në kryeqytetin bullgar, Sofje, më 19 mars 1928, si Evangelia Grabova, babai i saj Lazër Janko Grabova (i lindur nga Grabova), ishte një personalitet publik shqiptar dhe president i Lidhjes të Shoqërive Kulturore Shqiptare të Bullgarisë (Dashira), ndërsa nëna e saj ishte nga fshati Lunga (Llëngë), komuna e Pogradecit.
Lika studioi në Kolegjin Francez në Sofje, ku u njoh me punën e artistëve të shquar si, Paul Cézanne, Vincent van Gogh, Paul Gauguin, të cilët ndikuan në artin e saj. Në vitin 1946 iu bashkua Akademisë Kombëtare të Arteve (bullgarisht: Национально художестна академия), duke studiuar pikturë në klasat e Prof. Deciko Uzunov⁠ dhe Prof. Ilia Petrov, por nuk u diplomua kurrë.
2. Ekskomunikimi
Gjatë asaj kohe, puna e saj u ndesh me kritika dhe rezistencë, si nga autoritetet shtetërore, ashtu edhe nga preferencat estetike të mësuesve të saj dhe piktorëve të tjerë bashkëkohorë.
Pikturat e saj janë shpesh me ngjyra, kurse ngjyra e bardhë është mbizotëruese ose lehtësisht e dukshme, sepse sipas piktores, kjo është ngjyra e Zotit. Kanavacat e saj shpesh përfshijnë rruaza, butona, litarë kërpi, arra, xhama, guralecë etj.
Ekspozita e saj e parë personale u mbajt në Sofje, në vitin 1967, por pikturat u konsideruan avangarde dhe ekspozita u mbyll disa ditë pas hapjes. Lika vazhdoi të pikturonte, por nuk i ekspozoi pikturat e saj deri në vitin 1981, kur ajo u ftua personalisht në një ekspozitë nga Ludmilla Zhivkova, vajza e Todor Zhivkovit, atëkohë kryetar i shtetit të Bullgarisë.
Në mesin e viteve 1970 dhe më vonë 1980, pikturat e saj filluan të bliheshin nga ambasadat e huaja dhe ranë në vëmendjen e galerive evropiane. Në vitin 1989 mori çmimin e qytetit të Sofjes.
Lika Janko pati vetëm 7 ekspozita gjatë jetës së saj. Ajo vdiq më 22 qershor 2001 në Sofje, nga pneumonia, vetëm pak ditë pas hapjes së ekspozitës së saj të fundit, në Galerinë Cavalet në Varna.
3. Mirënjohja pas vdekjes
Në dhjetor të vitit 2008, me rastin e shënimit të 10-vjetorit të ekzistencës, Galeria Cavalet në Varna shpalli themelimin e një çmimi me emrin Lika Janko. Çmimi jepet një herë në dy vjet, më 11 maj. Fituesja e parë ishte Dora Kancieva.
Fotografitë:
1. Portret i piktores Lika Janko;
2. Pullë postare e Shtetit Shqiptar, nga viti 2009, me portretin e artistes së shquar shqiptare Lika Janko;
3. Piktorja Lika Janko Grabova: nostalgji dhe mall për vendlindjen e të parëve të saj;
4. Pllakë përkujtimore në nderim të artistes së madhe Lika Janko, në Sofje, Bulevardi Dondukov, nr. 25.
(3 maj 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk