Pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.

27
Jan
2025
Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.
Kujtime të veteranit dhe partizanit të LANÇ-re, Novrus Bilimani Helmesi.

Pjesa e tretë

Si e përcolla Enver Hoxhën, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, nga Helmesi i Skraparit drejt Përmetit dhe zonave të çliruara të Shqipërisë?!

Kujtimet e Novruz Bilimani, për Enver Hoxhën dhe luftën ishin gjithmonë shumë të freskëta.
Këto kujtime, ai i kishte si gjenet me të shtrenjta te jetës së tij. Ai, me ‘to krenohej, lumturohej dhe kishte raste që mbytej në lot, por shpejt e merrte veten dhe vazhdonte të tregonte.
Ishin ditët e fundit të vjeshtës së parë të vitit 1944.
Pjesa me e madhe e shokëve të Shtabit po largohej, kishte kaluar bregun e Helmesit.
Enveri, dhe dy shokë të tjerë pasi hëngrën pak bukë që gratë e shtëpisë kishin përgatitur posaçërisht për ‘ta, po përgatisnin kuajt për rrugë me materiale e armatim, ata, kërkuan të përcilleshin (të përshëndeteshin) me pjesëtarët e shtëpisë time.
Unë, nga ana tjetër po bëja gati mushkën time, duke urdhëruar shoqen të me sillte yzengjitë, velenxën, shilten.
Do ta përcillja Enverin. Ai, e kuptoi dhe me tha: “Mos u mundo, ne kemi kuajt tanë”. E di që Shtabi i luftës ka kuaj, por, ma do zemra dhe nderi të ju përcjellë vet. Ai, përsëri hezitoi dhe me kundërshtoj.
Unë e kisha bërë mendjen top dhe i thashë: “Hajde, hajde hipi kësaj “xanxares“ time dhe vërtet ishte mushkë e lartë si ato mushkat e zonës sonë, por dhe pak e egër.
-Së, dua të ju përcjell vet. Deshi nuk deshi, Enveri, e pranoi kërkesën time.
-E shoqërova deri në fund të fshatit Miçan ku ndahet Skrapari me Përmetin.
-Zbritëm nga hajvanët bëmë një pushim të vogël, ndezëm nga një duhan dhe po bisedonim.
-Dëgjo, më tha Enveri! “Kur te çlirohet Shqipëria të dua të më vish në Tiranë, të më takosh”.
-Eh, more Enver!
Po, ti atëherë bëhesh
“i madh”, punë do të kesh shumë dhe ndoshta do të më harrosh dhe vazhdova:
-epo, çfarë i hyjë unë në punë Tiranës, unë jam pa shkollë, i moshuar dhe me një tufë fëmijë.
-“Jo, -me tha: Të gjithë duhet ta bëjmë Shqipërinë dhe të kontribuojmë për popullin dhe rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta”.
-Erdhi koha të ndaheshim dhe u ndamë me lot në sy.
Si dy shokë të luftës, si dy shqiptarë të mirë.
U ndamë me përshëndetjen: Mirupafshim në Shqipërinë e lirë!
-U ktheva në shtëpi me një boshllëk të madh: Enver Hoxha, na ishte bërë pjesë e familjes sonë të madhe gjatë pranverës dhe verës të vitit,1944.
Pra, kujton im at, ishte takimi i fundit para çlirimit.
Takimet tjera pas çlirimit do vazhdonin në vitin 1959, në zyrën e tij në Tiranë ku ai porositi të më vendosej mua, “gojë” e re, në klinikën e udhëheqjes, në një kohë rekorde.
Në përfundim të saj më kontrolloi vet, duke më uruar dhe duke me dhënë të fala dhe disa porosi.
-Me Enver Hoxhën, pastaj u takova në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1962, në 50 vjetorin e Pavarësisë, ku isha i ftuar edhe unë.
Takimin e radhës me Enverin e pata më 29 Nëntor 1974, në festimet e mbrëmjen e organizuar me rastin e 30 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
-Pasi me pyeti për shumë gjëra, më pyeti dhe për armën që kisha, që e përdorja gjatë luftës dhe në vitet e socializmit.
Ai, me tha, kur të vesh në Skrapar do të dërgoj një armë të modelit të ri.
Dhe, kështu ndodhi. Dhurata më erdhi nga Komandanti, një automatik model PMSH.
-Takime të tjera do të bëja me Enver Hoxhën edhe më 28 e 29 Nëntor 1971, në Çorovodë, për dy ditë.
Ay, festoi këto dy festa të mëdha, bashke me popullin e krahinës së Skraparit që e kishte shumë për zemër.
Tiranë, 26 Janar, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/01/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk