Shkruan: Prof. Dr. Abdulla Mehmeti
1 nëntor 2022
Shpalime historie
(Gjuha e forcës, e politikës, kishës dhe sundimit, nuk është gjuhë e shkencës!)
Me shkas, nga diskutimet që zhvillojnë shqiptarët, profesionistë, gjysmëprofesionistë dhe joprofesionistë, për çështje të gjuhës.
Nga mosnjohja e mjaftueshme e historisë, e problemeve të gjuhësisë dhe shkencave të tjera, shumica e diskutuesve i përmendin pa të drejtë lidhjet e gjuhëve të tjera sllave, të sllavëve jugorë, me rusishten, pa e ditur se gjuha ruse është ndër gjuhët më të reja të familjes së gjuhëve sllave, sidomos i gjuhës së folur dhe gjuhës së vjetër sllave kishtare (koine, gjuhë e krijuar, gjuhë artificiale).
Studiuesit seriozë duhet të kenë njohuri për këto çështje, pavarësisht se ndër shqiptarët shumë pak diskutohet dhe shkruhet, nën ndikimin e propagandës disashekullore, politike dhe fetare.
Nuk ka asnjë dëshmi, asnjë burim të shkruar, asnjë mbishkrim të lashtë, që dëshmon se gjuha sllave, siç njihet sot, është folur nga paraardhësit e popujve sllavë të sotëm, në atdheun e të parëve të tyre. SAKTË, ASNJË DËSHMI, para kontakteve të para të fiseve sllave me popujt dhe vendet ballkanike, Gadishullin Ilirik.
Dhe, jo vetëm gjuha e folur sllave, edhe gjuha e shkruar sllave, e njohur si sllavishtja e vjetër kishtare, si edhe alfabeti me të cilin kanë filluar të shkruhen shumica e këtyre gjuhëve, alfabeti glagolik dhe kirilik, nuk kanë lindur në Rusi, as në qendrat tjera shtetërore e kishtare të botës llave, por prejardhjen e tyre, djepin e kanë në truallin e Ilirisë, në Kontandini (Buzanë), Selanik (Terma) të Trakisë, në Ohër (Lin-Linkesti) të Dardanisë dhe në Marcianopol (Parthia, Devne), Pliska, Presllav (Stanboll) dhe Tërnovë të Bullgarisë, si dhe në qendra të tjera të lashta urbane dhe kishtare me traditë qytetërimi pellazg-ilir.
Se çfarë ka ndodhur më herët me popujt sllavë dhe gjuhën e tyre të parë, të mëhershme, të fillimit, me belbëzimet e para në gjuhën e tyre amtare, para shekujve VI – X të erës sonë, kjo mbetet të sqarohet më tej nga studiuesit dhe shkenca në të ardhmen.
Formula kryesore e kësaj analize duhet të jetë leximi i emrit të babait të gjuhës dhe alfabetit të gjuhës-gjuhëve sllave, Shën Kirili, i lexuar sipas metodologjisë që kanë përdorur krijuesit e kësaj gjuhe dhe të këtij alfabeti, duke përdorur emra të koduar, të shkruar mbrapshtë (sikurse emrin Kirili nga emri Ilirik, të shkruar dhe lexuar mbrapshtë), duke i zhvendosura rrokjet e fjalëve brenda tyre, të marra nga gjuhë të tjera, sidomos nga gjuha e lashtë shqipe, drejtpërdrejtë apo përmes greqishtes kishtare dhe gjuhës latine.
* * *
Diskutime gjuhësore
NGA FJALA E GJUHËS SHQIPE I/E BARDHË – BALË* JANË HUAZUAR NË GJUHËT SLLAVE FJALA BELL-O OSE BJELLO, SI DHE EMRAT BJELLORUSI, BELLOMORE, BELIGRAD, BELLA PALLANKË, BELLO POLE** …
Në lidhje me huazimet e gjuhëve të tjera nga gjuha shqipe (pellazge-ilire), nga fjala parth-i, i/e bardhë, besojmë se e kanë prejardhjen fjalët, emrat dhe derivatet e tyre, në gjuhë të tjera, si në gjuhët sllave, fjala: bell, bello, bjello etj., si dhe në gjuhën (osmanishte)turke, fjala bejaz (beyaz).
Nuk është supozim i pabazuar nëse konsiderojmë se, edhe emri i popullit dhe shtetit të sotëm Bjellorusë dhe Bjellorusi, që lidhen gjeografikisht me pjesën e Evropës së lashtë, të banuar kryesisht nga pellazgët-ilirët; si dhe emri i Detit Egje, që lidhet me banorët e lashtë pellazgë-ilirë, nga banorët e mëvonshëm sllavë dhe të tjerë njihet me emrin Bello More ose Bellomorska (rajon bregdetar i Trakisë, si edhe deti Egje*** – deti i Bardhë, deti i pellazgëve, parthinëve, trakëve ilirë, dardanëve, albanëve).
*From Proto-Albanian *bala, from Proto-European *bʰel- (“to shimmer, gleam, shine”). Compare Latin flāgrāre (“to burn”), Old Church Slavonic бѣлъ (bělŭ, “white”), Lithuanian balnas (“pale”).
** Belo Polje (Surdulica), an industrial settlement on the approach to Surdulic and now part of the town of Surdulica
Belo Polje (Obrenovac), a village in municipality of Obrenovac
Belo Polje (Brus), a village in municipality of Brus
Belo Polje (Gornji Milanovac), a village in municipality of Gornji Milanovac
Belo Polje (Kuršumlija), a village in municipality of Kuršumlija
Belo Polje (Raška), a village in municipality of Raška
Belo Pole, Blagoevgrad Province, Bulgaria
Belo Pole, Vidin Province, Bulgaria
Belo Pole, Dolneni, North Macedonia
Belopolye, Ukrainë (disa vendbanime me këtë emër)
Bijelo Polje, Mali i Zi, etj.
***Në gjuhën e sotme gjeorgjiane (gjuha e lashtë e gurianëve pellazgë-ilirë, degë veriperëndimore e Parthinëve të lashtë poshtë Kaukazit), fjala Age/ege-egje, e ka kuptimin: bardh-ë, i/e bardhë.
* * *
Poshtëshënim: Hartat në bashkëngjitje të këtij shkrimi janë huazuar nga burimet sllave (autor: Valentin Vasiljeviç Sedov, akademik rus), që të mos keqkuptohet përmbajtja e shkrimit, si tendencioze dhe me prapavijë, joshkencore.
(31 tetor 2022)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!