Sa për banorët e lashtë të Bulgarisë së sotme, si dhe të gjithë Trakisë, ato i përkisnin familjes së madhe trako-ilire, që ka zbritur, siç e kemi thënë tashmë, drejt Gadishullit Malit mes tre detnave, në fillim të mijëvjeçarit III para K., duke ndjekur bregun e Detit të Zi dhe grykën ose deltën e Danubit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Gjatë po asaj epoke një degë tjetër e po asaj familjeje, ilire, pasi kapërceu Danubin u përhap në rrethinat e qytetit të Vjenës së sotme, në Iliri, një pjesë e së cilës në jug formon Shqipërinë e sotme, dhe një degë e tretë u shkëput më në perëndim nga kjo e fundit dhe, duke i rënë rrotull skajit të Adriatikut nëpër Trieste, Venedik e grykë të lumit Po, vajti të zërë Lombardinë, gjithë Italinë dhe më larg jugun e Francës e disa krahina të Spanjës.
Nën emrin e përgjithshëm trakë ose Θραχες në antikitet kuptoheshin disa popuj, të cilët citohen gjithashtu nga Herodoti se kanë qenë nënshtruar prej mbretit pers DARI gjatë ekspeditës së tij kundër skitëve. Keshtu thot: Prof. H. H. Robert d’ANGELY
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!