PROVINCA DHE QYTETI RIZE* NË ANADOLLIN VERIOR, TURQIA E SOTME, MBI 3200 VJET E RUAJNË EMRIN E LASHTË NË GJUHËN SHQIPE

03
Jun
2023


Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Provinca Rize* (turqisht: Rize ili; shqip: rreze ylli); në gjuhën e sotme shqipe: rrëzë, breg (brez), vend në rreze të diellit; është një provincë në Turqinë verilindore të sotme, në bregun lindor të Detit të Zi, midis Trabzonit dhe Artvinit. Rajoni më parë njihej si Lazia-Lazistan, por emërtimi i termit Lazistan u ndalua zyrtarisht në vitin 1926, siç thuhet zyrtarisht, nga patriotët*. Kryeqyteti i provincës Reze është qyteti po me këtë emër – Rize. Provinca është rajon i popullsisë laze, i turqve dhe komuniteteve gjeorgjiane (guriane).
Sipas disa studiuesve, prejardhja (etimologjia) e këtij emri vjen nga greqishtja ρίζα (riza), që do të thotë “shpatet e maleve”. Disa autorë pretendojnë se emrat Gjeorgjian, Laz dhe Armen rrjedhin të gjithë nga greqishtja e vjetër*: emrat e tyre përkatës në gjuhët e banorëve vendës janë: Rize, në gjuhën gjeorgjiane (რიზე); Rizini (რიზინი) dhe Rize (Ռიზε).
Në shkrimet tona të radhës do të shpjegojmë se ky pretendim është i pasaktë, duke pasur parasysh se emrat e vendbanimeve të tjera me këtë emër, si qyteti i lashtë Risani në Dalmaci (kryeqyteti i mbretërisë ilire të Teutës), vendbanimi Risan në Iranin verior, vendbanimi me këtë emër në Jordani etj., shpjegohen nga autorë të tjerë se kanë prejardhje jogreke*.
Rrafshnalta e Anzerit (Anë-Zeri*) është një nga zonat malore të provincës. Ky emër siç duket e përcakton anën, drejtimin sipas rajonit të lashtë me këtë emër në Armeni (Zani).
Deri më sot ka pak të dhëna për parahistorinë e këtij rajoni, i cili duke qenë i mbuluar me pyje të dendura është i vështirë për t’u gërmuar, prandaj është zbuluar shumë pak. Kolkida (Colchide) e cila ka ekzistuar nga shekulli i 13-të deri në shekullin e parë para erës sonë, konsiderohet si një shtet i hershëm proto-gjeorgjian në këtë zonë.
Sipas Plinit (Plakut), që nga viti 670 para erës sonë, komuniteti i Egjeut antikë grek i Miletit krijoi një sërë pikash tregtare përgjatë bregut të Detit të Zi; njëri prej tyre ishte Rize. Në mesin e shek. VI p.e.s., fiset që jetonin në jug të Kolkidës -Colchida (Tibareni, Mossynoeci, Macrones, Moschi dhe Marres) u përfshinë në Satrapinë e nëntëmbëdhjetë të Persisë*. Perandoria Akamenide u mund nga Leka i Madh, megjithatë pas vdekjes së Lekës një numër mbretërishë të veçanta u krijuan në Anadoll, duke përfshirë edhe Ponitin (Pontus), në cep të Detit të Zi juglindor, të sunduar nga Mithridati. Rize u përfshi në Mbretërinë e Pontit nga Pharnaces, në vitin 180 p.e.s. Numri shumë i vogël i mbishkrimeve helenistike që janë gjetur kudo në Pont sugjeron se kultura greke nuk depërtoi përtej qyteteve bregdetare dhe oborrit. Mbretëria u përfshi në Perandorinë Romake midis viteve 10 dhe 395 të erës sonë, kur kaloi nën Romën Lindore. Në këtë kohë, shkrimtarët, duke përfshirë Plinin dhe aventurierin romak Arrianin, i përshkruanin banorët si Lazë.
Shënim plotësues për rajonin dhe banorët e tij:
Në vitin 2006 në Rize është themeluar Universiteti “Rexhep Taip Erdogan” (Recep Tayyip Erdoğan University; turqisht: Recep Tayyip Erdoğan Üniversitesi), në nderim të këtij personaliteti, aktualisht kryetar shteti i Republikës së Turqisë, i cili është me prejardhje etnike Laze.
Lidhur me këtë emër:
1. Rhesus (Rrezi),(/ˈriːsəs/; greqishtja e lashtë: Ῥῆσος Rhêsos), ka qenë një mbret mitik trak sipas Homerit në “Iliada”, libri X, i cili luftoi dhe u vra në anën e trojanëve. Emri i tij (një antroponim trak) ndoshta rrjedh nga PIE *reg-, ‘të sundosh’, duke treguar një ndryshim të tingullit satem. Sipas Homerit, babai i tij ishte Eioneu, i cili mund të lidhet me Eionin historik në Trakinë perëndimore, në grykën e Strymonit dhe portin e Amfipolit të mëvonshëm*.
2. Risan (Rhison), kryeqyteti i mbretërisë ilire të Teutës, Agronit, Balit etj., Mali i Zi i sotëm.
3. Risan, vendbanim i lashtë (katund) në Iranin verior të sotëm, provinca e Gilanit.
4. Riesa është një qytet në rrethin e Meissen në Saksoni, Gjermani. Ndodhet në lumin Elba, afërsisht 40 kilometra në veriperëndim të Dresdenit. Sipas disa studiuesve, gabimisht pretendohet kinse emri Riesa rrjedh nga sllavishtja “Riezowe”. Ky emër, i romanizuar si “Rezoa”, shfaqet për herë të parë në tetor të vitit 1119 në një dokument nga Papa Callixtus II.
Vazhdon…
* Sipas disa studiuesve, qyteti quhej në latinisht Risinium. Mund të ketë lidhje me shqipen “rrrjedh”, që do të thotë “rrjedhë, përrua”
(The town was called Risinium in Latin. It is possibly related to Albanian “rrjedh”, meaning “flow, stream”, por sipas mendimit tonë, emri shtesë që i është dhënë rajonit në Trabzon të Turqisë “Rize ili-ylli”, e shpjegon qartë prejardhjen e këtij emri nga fjala shqipe “rreze”, siç e dëshmon edhe emri i vendbanimit të lashtë në Kosovën e sotme -Rrezallë-a, si edhe emri i mbretit gjysmëperëndi, Rhesus (Rrezi) nga “Iliada” e Homerit.
(2. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk