PSE MITROVICA PO RREZIKOHET ME NDARJE?!…

07
Feb
2023

Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Ribotim)

Politika e spastrimeve etnike nga trojet shqiptare gjatë shekujve ka qenë dhe është objektiva kryesore e armiqve, për të arritur kolonizimin dhe okupimin e trojeve etnike shqiptare.
Për më tepër se gjysma e Shqipërisë ka pësuar goditje të forta nga reaksioni i jashtëm dhe i brendshëm.
Qyteti i Mitrovica, pjesa veriore e Shqipërisë e kishte dhe e ka ende një fatkeqësi të tillë.
-Hiç më pak se para vitit 1999, shumica e popullsisë ishte shqiptare, pra, mbi 80% ishin shqiptarë.
Gjatë viteve 90-ta, që nga fillimi në tërë Kosovën u bë një shpërngulje masive (duke ikur me autobusët jashtë vendit) ashtu, ngjau edhe me shqiptarët nga Mitrovica, tani po thuhet që është e banuar me shumicë serbe, kjo është arritur, sepse, regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe i pasuesve të tij, ka ndërtuar tetë rrokaqiej dhe shumë shtëpi në lagjet veriore, duke ua ka blerë pronat (tokat) shqiptarëve të atyre viseve fshatare dhe lagjeve të qytetit, ka derdhur miliona dinarë-euro.
Për më keq, mbi tremijë familje shqiptare, i ka ndjekur me dhunë nga trojet e veta. Qeveritë e Kosovës të pasluftës nuk kanë investuar në Mitrovicë, më shumë, fjala vjen, më shumë, sesa në Graçanicë një qytezë afër Prishtinës, me shumicë të popullsisë serbe?!!!
-Pas LÇ-re, në atë pjesë të begatshme të atdheut, kanë munguar investimet e fuqishme ekonomike, ka munguar krejtësisht dora e drejtësisë shtetërore të Republikës së Kosovës, Popullsia shqiptare, nuk është mbrojtur që të qëndrojë në trojet e veta. Politikanët mashtrues, vetëm “sa për të kaluar radhën” dhe për t’i fituar votat, kanë vajtuar, tek qarqet ndërkombëtare?!!!
-Fajet për ndarjen e Mitrovicës i kanë në radhë të parë lojërat e politikës ndërkombëtare euro-atlantike, në veçanti diplomacia dinakë thinjake franceze, pastaj, pafajësinë nuk munden ta heqin nga vetja dhe politikanët e papërgjegjshëm “kosovarë”, “melezët”, gjakprishur, servilët e politikave të huaja reaksionare.
6 shkurt, 2013

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk