PSE REPUBLIKA E KOSOVËS NUK ËSHTË ANËTARE E UNESCOS DHE PSE KOT SE ËSHTË REPUBLIKA E SHQIPËRISË, KUR NUK E MBRON INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE SIPAS KUSHTETUTËS?

25
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
A k t u a l e

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në lidhje me situatën e krijuar në lidhje me lokalitetin arkeologjik në Shkup, shumë komentues në rrjetet sociale dhe në medie shprehin habi për mosreagimin e institucioneve shkencore dhe të organeve të pushtetit, sidomos të faktorit politik shqiptar në Shkup dhe të pushtetit aktual në Tiranë dhe në Prishtinë.
Kjo është e drejtë e secilit ta shpreh shqetësimin e tij në lidhje me këtë çështje në mënyrën si e sheh këtë situatë dhe si e përjeton këtë neglizhencë të këtyre faktorëve, të cilët edhe janë të thirrur të kujdesen dhe ta mbrojnë trashëgiminë kulturore dhe historike, të kujdesen edhe për jetën dhe fatin e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.
Mua më habit fakti se, ne shqiptarët kemi kujtesë kaq të fjetur dhe veprojmë kaq të përgjumur, shpeshherë duke reaguar me emocione dhe në mënyrë tepër euforike.
Kjo situatë kërkon mendje të kthjellëta dhe veprim të matur e të arsyeshëm, për t’i parë gjërat në mënyrë reale ashtu siç janë, më saktë, siç kemi toleruar të jenë ne të gjithë së bashku, pa hedhur fajin tek tjetri, në këtë rast tek të huajit.
Ju përkujtoj me këtë rast se, Republika e Kosovës nuk është anëtare e organizatës botërore për kulturë, UNESCO, jo me fajin e të huajve, por me fajin e vetë shqiptarëve, konkretisht të pushtetit në Tiranë dhe të faktorit politik shqiptar në Shkup.
Kosova nuk është sot anëtare e UNESCO-s (Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara) për mungesë të një vote, ndërkohë që dy vota në këtë organizatë kanë qenë në duart e shqiptarëve, një përfaqësuese nga Tirana dhe një përfaqësuese shqiptare nga Shkupi.
Ke dy vota në atë forum ku vendoset për Kosovën të jetë anëtare e UNESCO-s, për një votë nuk kalon vendimi për anëtarësimin e Kosovës, sepse asnjëra nga këto përfaqësuese (shqiptare) nuk voton në favor të Kosovës!
Çfarë pritni të ndodhë tjetër nga kjo bandë politikanësh të papërgjegjshëm në pushtet, që të bindeni se diçka nuk është në rregull me ne shqiptarët, me këta që sundojnë e keq qeverisin me mandat të fituar nga votat tona, me votën e shumicës së shqiptarëve?!
(25 shkurt 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk