PSE TË HUAJT NA QUAJNË ALBANË?Botuar dje ne gazetën “SOT”.

31
Mar
2025
Shkruan: Muharrem Abazaj

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Një ndër deryrat thmelore të albanologjisë ka qenë sqarimi i kuptimit të etnonimit alban/arbër të kombit tonë.
Emri Alban për herë të parë është përmendur nga Ptolemeu i Aleksandrisë në shek II e.s. Me këtë emër ai lidh një fis ilir i cili shtrihej në një trevë të Shqipërisë të mesme midis Durrësit Tiranës, Lezhës dhe Dibrës me kryeqendër Albanopolis.
-Mirëpo, pas daljes së tij, ky emër nuk shfaqet më në dokumentet historike për mëse 1000 vjet.
Ai rishfaqet përsëri në shek.XII–XIII. tek autorët e veprave letrare në gjuhën shqipe të kësaj periudhe të cilët vendin tonë e quajnë Arbënë, popullin arbënesh dhe gjuhën e tij arbëneshe.
Mungesa e gjatë e këtij emërtimi u bë shkas që mjaft studjues të huaj si Eras Vranus, Bariç etj, të shfaqnin mendimin se nuk ka një kontinuitet, vazhdimësi midis këtyre dy emërtimeve, sepse shqiptarët nuk kanë mundur të trashëgojnë këtë emër prej banorëve të vjetër ilirë në atdheun e tyre të ri.
Ata kanë qënë të mendimit se ilirët këtë emër e kanë trashëguar prej popullsisë së lashtë “jo indoevropiane”.
Mungesa e këtij emri në këtë periudhë lidhet me shumë faktorë, por arsyeja më kryesore e paraqitjes së vonë të emrit Arbëri, ka qenë praktika administrative, kancelareske e kishtare e shtetit bizantin i cili ka përdorur emërtime të traditës antike si: Iliri, Epir, Maqedoni etj. Shkrimtarët e vjetër shqiptarë e të huaj, emërtimiet Epir dhe epirot i kanë përdorur si sinonime të emrave Arbëri e Arbën. Maqedonia është përdorur si emër më i vjetër dhe Arbëria si emër mesjetar, duke u konsideruar si dy emra sinonime.
Emri Arban dhe arbëresh jo vetëm që ka ekzistuar pa ndërprerje, por ai ka patur një shtrirje edhe më të gjerë. Kështu një fshat në jugëlindje të Tiranës quhet Arbana, një fshat tjetër në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh.
Në pjesën Jugore të vendit disa krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës, Gjirokastrës e Delvinës quhen, Arbër e Arbëri dhe banorët arbëreshë e arbërorë. Gjithashtu, ky emër del edhe në disa vise të tjera të Shqipërisë me trajta të ndryshme (arbën, arbër, arbënesh, arbëresh, arbnuer arbëror), emërtim i cili përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni apo nga ndonjë antar i ndonjë popullsie ballkanike.
Studjuesi Ludvig Jeriçek i cili ka bërë studime të gjëra për këtë çështje, citon disa burime në latinisht, sidomos në burimet kishëtare, në të cilat vendi quhet arbanum, populli arbanenses,
Mbështetur në këto të dhëna, Jirecek arrin në përfundimin: se “Në Arbanum perfshiheshin gjithë vendet prej Alpeve shqiptare midis lumenjve Lim e Drin e gjer te malet në jug të Elbasanit”.
-Gjithashtu, në aktet raguziane të vitit 1419 thuhet se Arbanum shtrihet në Veri deri në Sergius ( sot Shrtiq në grykë të Bunës) përfshin Tivarin, Lushtricën. Një përshkrim rreth vitit 1570, Arbër quhet vendi prej Uqinit gjer ne Vlorë, në malet e Himares. Dihet se edhe vendi i Kotorrit u quajt Albani venetjane.
Ndër arsyet kryesore të shndërrimit të këtij emri të fisit të arbanëve në një etnonim të përbashkët edhe për fise të tjera në territoret ilire, është kundërshtimi i pandalur ndaj invadorëve sllavë që filluan të depërtojnë në Ballkan qysh nga shek. VII.e.s.
Ky rrezik forcoi ndjenjën e solidarësisë etnike ndër fise të ndryshme ilire dhe si rrjedhim u arrit edhe pranimi i një emëri të përbashkët, për t’u paraqitur si një fuqi e bashkuar
Të gjitha këto të dhëna na shpien në përfundimin se emërtimi arban ka qenë etnonimi i të gjithë kombit tonë deri në daljen e emërtimit të sotëm shqiptar.
Cila është prejardhja e emërtmit alban?
H.Bariçi dhe Jokli, kanë mbështetur pikpamjen se rrënja alb e emërtimit alba duhet të jetë e trashëgimisë paraindoevropiane, duke e lidhur atë me kuptimin lartësi, mal.
Çabej e kundërshton mendimin se rrënja alb ka kuptimin lartësi, mal, por e sheh atë “Me burim latin, nga emri latinisht arvum “Arë, tokë e punuar, fushë” dhe me emrin e greqishtes së vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”.( Çabej “Shqiptatët midis Perëndimit fq.132.)
Si studjuesit e huaj, por edhe Çabej nuk arritën të japin një përcaktim të saktë për prejardhjen e emërtimit alban.
Kjo, për të vetmen arsye se nuk e njihnin gjuhën ilirishte.
Fatmirësisht sot kemi njohuri të mjaftueshme për leksikun dhe strukturën gramatikore të ilirishtes, gjë që na mundëson zbulimin e prejardhjes së emërtimit Alban/Arban.
Leksiku i ilirishtes ka qenë shumë i kufizuar, pasi fjalët kanë qenë të gjitha njërrokëshe dhe me trajta të ngurta, pasi ilirishtja nuk i ka disponuar elementet gjuhësore si parashtesat, prapashtesa etj, të cilat u japin fjalëve fleksibilitet.
Fjalët njërrokëshe të ilirishtes i gjejmë në shqipen e sotme ose identike me fjalët njërrokëshe si am/amë, nënë, at/at, babë, ar / arë, la (gegërisht, me la), toskërisht, laj, da/gegënisht me da, toskërisht ndaj, ba gegënisht me ba, toskërisht bën, etj.
Ose si rrenjë të fjalëve të përbëra: pun / oj ,pri/prij, etj. Për formimin e fjalëve të reja, përfshi edhe emërtimet e ndryshme, është përdorur përngjitja e fjalëve njërrokëshe
Shem:
Fjala mirë është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe: me–ir.
Fjala me ka kuptimin e parafjalës me të shqipes së sotme, fjala,
-ir, ka kuptimin e emrit hir, bekim,
uratë.
Të lidhura të dy fjalët na japin kuptimin: ” me hir “.
Na jepet qartë koncepi i së mirë, i diçkaje të bekuar, të uruar.
Në këtë mënyrë është formuar edhe toponimi Dimal.
Ai është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: di –mal.
Fjala di, ka kuptimin e numrit dy. Trajta e lashtë /di/ e këtij numri ruhet ende në disa të folme krahinore si.yll/ il, dy/di. ky/ki, krye/krie, hyn/ hin. etj.
Fjala mal ka kuptimin e fjalës mal.
Kuptimi emërtimit del “ Dy male”.
Emri Bardhyl eshtë formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: bard-yl.
Fjala bard = bardh, i bardhë,
fjala yl–yll.
Kuptimi: “ Yll i bardhë ”.
Tushenisht (venbanim pranë Pogradecit ) është formuar nga përngjitja e tri fjalëve njërrokëshe: tu – shem – isht.
Fjala e parë tu = tu, tuj,(gegënisht), në toskërisht duke. Fjala shem = shem(gegë-
nisht) shemb ( toskërisht ). Fjala isht= ishte.
Kuptimi i emërtimit del: “ Tuj shemb isht / Ishte duke u shembur
Pse ne shqiptarët nuk vazhduam ta quajmë veten albanë, por arbër?
Ky ndryshim ka ndodhur vetëm për arsye gjuhësore. Autorët e huaj këtë emërtim e kanë dëgjuar nga goja e ilirëve. Vetë ilirët e kanë shqiptuar të tillë këtë emërtin alban. Në ilirishte bashktingëllorja / r / është shqiptuar si bashktingëllorja / l /.shem. bir/ bil. Ky ndryshim në shqipen e sotme shpjegohet me dukurinë fonetike të qiellëzorëzimit të gjuhës shqipe. Dhe në vend të trajtës alban në shqipen e sotme kemi trajtën arban, kurse trajta arbër u përdor në dialektin e toskërishtes.
Cili është kuptimi i emërtimit arban./arbër?
Emërtimi arban, ashtu si të gjitha emërtimet e lashtësisë, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: ar – ban
Fjala ar është identike me fjalën arë të shqipes së sotme, tokë e punuar, e vënë nën kulturë, kurse fjala ban është identike me foljen ban të shqipes, por në trajtën e dialektit të gegënishtes. Në toskërisht kemi trajtën bën. Kuptimi i emërtimit del: “ Arë ban ”.Fare lehtë mund t’u ndërrojmë vendet fjalëve nga arë ban në ban arë. Përngjitjen e fjalëve të tilla e vëmë re dendur në gjuhën shqipe: punon hekurin > hekurpunus, gdhend gurin > gurdhendës., qep rroba, rrobaqepës, etj.
Si të ketë lindur ky emërtim dhe çfar shpreh ai? Arbanët kanë qenë një ndër fiset e shumta ilire.Të gjithë këta fise kanë patur një gjenezë të përbashkët, që do të thotë edhe një gjuhë të përbashkët. Por çdo fis ka pasur një emër të veçantë. Ashtu si emri i një personi nuk vihet nga vetë ai, por nga persona të tjerë, edhe emrat e fiseve nuk janë vënë nga vetë fiset, por nga fiset fqinjë. Fqinjëve të lashtë të tyre, që flisnin të njëjtën gjuhë, u ka rënë në sy ndonjë tipar i veçantë i këtyre banorëve fqinjë. Për banorët e trojeve ku është shfaqur emri alban, ata kanë vënë re se këta banorë kanë patur aftësi të rralla për punët e bujqësisë. Ata kanë parë se këta banorë të këtij territori arrijnë që të shndërrojnë në tokë buke, ta bëjnë arë, çfarëdolloj terreni. Këto aftësi të tyre si bujq shumë të aftë për bërjen e tokave të çfardoshme ara prodhuese, do të jenë bërë objekt diskutimi tek fqinjët e tyre. Duke u përmendur shpesh kjo aftësi e rrallë e tyre, ajo është bërë si një tipar dallues për këta banorë. Kur është dashur të flitet për ta, gjithmonë është përmendur tipari më karakteristik i tyre: bërja e arave. Ky tipar i veçantë, me kalimin e një kohe të gjatë, është bërë emri i tyre.arban.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk